Leksione Gazetareske

Vendngjarja është pikënisja e storjes, e jo desku në redaksi

на 25. 11. 2016 | | mk
Zhvillimi i mediave, përdorimi masiv i rrjeteve sociale dhe zgjerimi i alternativave të shpërndarjes së informacionit e ka bërë “më të lehtë” gazetarinë. Së paku, ashtu duket në shikim të parë. Dikur, gazetarit i është dashur patjetër të shkojë në vendngjarje për të mbledhur vetë çdo grimcë informacioni. Një pjesë të këtyre grimcave, sot gazetari mund t’i marrë të përcjellura nga dikush tjetër, në e-mail, në celular, rrjete sociale dhe 

Shënime për populizmin: Festivali i birrës “Pivofest” si realitet politik populist

на 25. 11. 2016 | | mk

Që mediet të kenë më tepër publik, duhet ta kënaqin shijen e mediokritetit të popullit, që shndërrohet në një varg të pafund të përmbajtjeve mediatike, niveli kreativ dhe intelektual i të cilave – e me këtë, edhe niveli politik – në garë ku fituesi nuk dihet deri në fund me nivelin mesatar të masave popullore. Populli do argëtim. Prandaj edhe politika gjithnjë e më shumë prodhon përmbajtje argëtuese për popullin, të cilat pastaj mediet do t’i shesin si argëtim për popullin. Sa festivale birrash, ushqime në urë, festivale paçash, çorbash, pastërmajlish, të llokumeve, maskarada dhe karnevale, ditë të pjeshkëve, mjaltit, mollës dhe cingaridheve festivale në shesh “netë të bardha”, etj., janë prodhuar në Maqedoni në 6-7 vitet e fundit?

Shkruan:

Letrat anonime në medie si metodë për manipulim të publikut

на 24. 11. 2016 | | mk
 

As Kоdi i gazetarëve i Shoqatës së gazetarëve profesionalë të Maqedonisë e as Doracaku për etikë në gazetari i SHGM-së nuk е rregullojnë mënyrën në të cilën Republika e Maqedonisë do të duheshte të sillen ndaj letrave anonime të lexuesve, por kjo u është lënë politikave redaktuese të vetë medieve

Shkruan: Jugosllava Dukovska A duhet mediet të publikojn letra anonime nga lexuesit apo jo? Kjo dilemë është po aq e vjetër sa edhe mediet e shkruara, më saktë që kur ekzistojnë rubrikat Letrat e lexuesve ose në gazetarinë gazetareske anglosaksone të njohura si Letters to the Editor (LTE), e kjo është diku nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të. Rubrikat në të cilat janë publikuar letrat e lexuesve,

Facebook-u nuk është hapësirë për vetëshërbim gazetaresk

на 22. 11. 2016 | | mk

Mediet mund të publikojnë të dhëna personale ose fotografi private të personave publikë vetëm nëse dëshmojnë se interesi publik ka mbisunduar mbi atë privat. Çdo marrje tjetër e të dhënave, në masën më të madhe e fotografive nga rrjetet sociale, nuk lejohet dhe dënohet. Vetëshërbimi gazetaresk me fotografitë e huaja, pa leje është në kundërshtim me ligj.

Shkruan: Sashe Dimovski “Çfarë fotografish private fsheh celulari i një vajze”, “Qëlloni se cila gazetare sportive i ka këto bythë”, “Shihni silikonet e …”, “U zhvesh Facebook-u” janë vetëm një pjesë nga dhjetëra titujt që mund të lexohen në portalet në internt, të ilustruara me forografi private të marra nga rrjetet sociale. Gjithsesi, pa pyetur dhe pa pëlqim. Në kohën e komunikimit të

E drejta për korrigjim të informatës së publikuar në medie

на 19. 11. 2016 | | mk
Foto: pixabay

E drejta për korrigjim të informatës së publikuar është rregulluar me Ligjin për medie, ku përshkruhen në mënyrë të detajuar obligimet e medieve në qoftë se kërkohet prej tyre të bëjnë korrigjim të informatës që tashmë është publikuar.

Shkruan: Аleksandar Georgiev Në përputhje me Kodin e gazetarëve, gazetari duhet të insistojë që të mundësohet publikimi i korrigjimit, demanti dhe përgjigja në rastet kur është konstatuar pasaktësia e informatës.

Kush ka të drejtë të kërkojë korrigjim?

Çdokush ka të drejtë që nga botuesi i medies, gjegjësisht nga kryeredaktori i medies të kërkojë, pa kompensim, që të publikojë korrigjim të informatës së publikuar ku theksohen faktet e pasakta, me të cilat janë shkelur të drejtat apo interesat e tij. Të

Mediet e robëruara: Ty akoma nuk të kanë arrestuar

на 18. 11. 2016 | | mk

Fjalia në titull është arsyetimi më primitiv për lirinë e medieve nga regjimi i Gruevskit.

Shkruan: Еroll Rizaov Dëmet që i janë shkaktuar gazetarisë në Maqedoni gjatë 8 viteve të kalauara vështirë se mund të rregullohen në 20 vitet e ardhshme edhe sikur të ketë demokraci ideale. Nuk bëhet fjalë vetëm për censurën ushtarake, liritë e medieve të kufizuara në mënyrë drastike dhe aktivitetet e ndaluara profesionale të gazetarëve, nuk është vendimtare as varësia dramatike ekonomike e numrit më të madh të medieve, e sa pronësia e pafat dhe përkatësia partiake dhe politike e pronarëve të medieve. Këtyre fatkeqësive të mëdha u parapriu diçka edhe më e tmerrshme që i ndodhi Maqedonisë. Gjatë këtyre 8 viteve, më të këqijat në

Prej porosive SMS nga qeni e deri te dezinformatat dhe paniku

на 18. 11. 2016 | | mk
Porosia e paverifikuar nuk është lajm. Foto: imagebay.com

Rrjetet sociale shpeshherë janë të vërshuara me fotografi nga porositë, nëpërmjet të cilave, gjoja, thirren njerëzit në protesta, kundërprotesta ose tregohet për presione politike. Bëhet fjallë për burim jozyrtar të informatave, të cilat nuk guxon të përdoren si bazë e vetme për raport profesional gazetaresk. Në qoftë se nuk ka ndonjë burim tjetër të informatave, gazetari ka obligim profesional që tëa verifikojë autenticitetin e porosive para se t’i publikojë informatat.

Shkruan: Аleksandar PESHEV Njëri nga leksionet themelore praktike për gazetarët që shpeshherë praktikohet në akademitë britanike është testi me faksin e rrejshëm. Redaktori kërkon nga një gazetar i ri të përpunojë një informatë nga faksi, i cili gjoja paska ardhur në redaksi.

Mediet e robëruara: Censura e zbulon të vërtetën

на 17. 11. 2016 | | mk

Goditja më e turpshme për gazetarinë profesionale është ajo kur për çdo ditë redaktorët shkruajnë demante për lajmet që nuk i kanë publikuar.

Shkruan: Еroll Rizaov Jetoj dhe punoj si gazetar në kohë të absurdeve kur në mediet e robëruara censura në mënyrën më të mirë e pasqyron të vërtetën. Kjo është periudha më e turpshme e gazetarisë në këto katër dekada që kur jam futur në këtë profesion, pothuajse njësoj në të dy sistemet shoqërore-ekonomike dhe politike. Osea ta them më thjeshtë, harxhova 20 vite të jetës duke e kritikuar njëmendësinë dhe komunizmin dhe 20 vite të tjera shkuan për shpresat e tradhëtuara nga kapitalizmi dhe marrëzia. Së bashku me disa kolegë të mi gazetarë dhe redaktorë që në

Anketat si dëshmi ose mjet manipulimi

на 20. 10. 2016 | | mk
Shkruan: Lume DERVISHI Formulimi i një pyetësori në formë të sondazhit ose anketës dhe shpërndarja virtuale e tij është mënyra më e lehtë me të cilën mund të pretendosh se po mat pulsin e opinionit. “A janë rezultatet e fituara relative”, kjo është një pikëpyetje e madhe. “Nuk duhet kompromis për t’u dhënë njerëzve të drejtat e tyre. Nuk duhet para për të respektuar personin. Nuk duhet anketë për të

TV-ditari: Partitë prezantohen në mënyrë të barabartë, Tosheja nuk duhej të përzihej në qërimin e hesapeve me MDAM-në

на 18. 10. 2016 | | mk
Prezantim i barabartë i partive politike. Foto: Screenshot

[Analizë kritike e TV-ditarit të “Kanal 5” në orën 18 më 16 tetor 2016]

Ditari qendror televiziv i TV “Kanal 5” që u emitua më 16 tetor, marrë në përgjithësi ishte ditar siç do të dëshironin ta shihnin shikuesit, mirëpo me disa mangësi të vogla. Blloku i lajmeve politike iu kushtua vetëm dy partive më të mëdha, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, dhe ai ishte i ndarë në mënyrë të barabartë për të dyja palët. Munguan disa lajme aktuale të ditës, ndërsa emri i Toshe Proevskit u përdor për qërimin e hesapeve ndërmjet televizionit dhe MDAM-së në lidhje me ndalesën nga ana e kësaj shoqate që të emetohet muzikë maqedonase në qoftë se televizionet