Leksione Gazetareske

Si e vlerësojnë agjencitë e marketingut dëgjueshmërinë e radio-stacioneve në Maqedoni?

на 17. 10. 2016 | | mk
Kush sa është i dëgjuar, kush sa fiton. Foto: Pixabay. Kolazhi: SHVFM

Në informatat më të reja të publikuara nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAM) për gjendjet në tregun mediatik në Maqedoni, ka edhe disa të dhëna hutuese

Shkruan: Ljubomir KOSTOVSKI Raporti i paradokohshëm për gjendjet në tregun mediatik në Maqedoni, të cilin e prezantoi Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike (ASHAM) e hapi dilemën se pse mediet nuk fitojnë para nga sponsorët dhe reklamat në përputhje me shikueshmërinë, dëgjueshmërinë ose lexueshmërinë e tyre? Kjo, gjithsesi do të ishte një lidhje logjike shkak-pasojë në mes të ekzistimit të një numri aq të madh të medieve në të gjitha sferat (të shtypura, onljan, radio stacione dhe televizone)

Migena Gorenca: Ata që heshtin janë po aq fajtorë sa ata që veprojnë keq!

на 13. 10. 2016 | | mk
Reçetën për të mos u kthyer mbrapa në rrugëtimin e gazetarisë, përskaj sfidave të rënda dhe përballjes me padrejtësitë, kësaj here për www.verifikimiifakteve.mk e shpalos Migena Gorenca. Për momentin është kryeredaktore e kanalit të dytë televiziv në gjuhën shqipe në servisin publik TVM. Ekskluzivisht për ne flet për vështirësitë, por edhe për leksionet e nxjerra përgjatë karrierës së saj. “Kur dëgjoj diçka të gabuar, unë këmbëngul për të vënë drejtësi”,

Tregime të bukura në funksion të autocensurës

на 12. 10. 2016 | | mk
Tregime të bukura në pritje të mirëqenies më të madhe. Foto: ueb-faqja e kryetarit

Çka paraqet kërkesa për gazetarët që të shkruajnë tregime “të bukura”? Dhe si ka mundësi që këto tregime të ndikojnë që “mirëqenia të ngritet në nivel më të lartë”? Këtu do të përpiqemi të përgjigjemi se prodhimi i sforcuar i tregimeve “të bukura” në gazetari çon drejt autocensurës edhe atë nëpërmjet shembullit të Rusisë dhe gjendjeve të profesionit të gazetarisë në këtë vend

“Vendet që kanë gazeta përplot me lajme të mira, kanë burgje përplot e njerëz të mirë.” Xhejms Bevan, komesar i lartë i Brtianisë së Madhe në Indi (2011-2015) Аutor: Boris Kamçev nga Sankt Petersburg Sikur të ishte marrë nga filmat e vjetër

Përmbajtjet eksplicite dhe shqetësuese në media dhe efektet te të miturit

на 1. 09. 2016 | | mk, en
Gjithmonë është folur për ndikimin e mediave në kategori të ndryshme sociale, edhe përkundër faktit se një pjesë e teoricientëve bashkëkohorë nuk e konsiderojnë të arsyeshme për t’u marrë me efektin e mediave. Arsyeja kryesore është se “efektet” apo ndikimet nuk vijnë nga mediat në mënyrë ekskluzive, por janë pasojë edhe e disa “agjencive” të socializimit, siç mund të jetë familja, vëllezërit dhe motrat më të rritur, shkolla, shoqëria dhe

Nga burime të afërta me “Facebook”-un…., në televizionin kombëtar

на 24. 08. 2016 | | mk
Statuse nga rrjetet sociale në televizionet kombëtare. Foto: “Google”. Kolazhi: SHVFM

Rrjetet sociale plotësisht e ndryshuan mënyrën e komunikimit dhe i dhanë një dimension krejtësisht të ri komunikimit, raportimit dhe transmetimit të informatave, e me këtë e ndryshuan edhe qëndrimin e medieve ndaj raportimit. Përzgjedhja e informatave të publikuara në rrjetet sociale si burim prioritar i informatave është gjithnjë e më i shpeshtë te mediet, gjë që krejtësisht e ndryshon raportin e publikut dhe të medies, me ç’rast publiku bëhet pjesë e procesit të informimit.

Shkruan: Еlena Stojanovska Nëse merret parasysh fakti se gazetarët gjithnjë e më shumë i shfrytëzojnë rrjetet sociale si burim i informatave dhe faktin se përdoruesit e “Facebook”-ut deklarohen se ky rrjet social është njëri nga

Lajme të shtrembëruara dhe informata jo të plota për banorët e prekur nga vërshimet

на 23. 08. 2016 | | mk
Informim i shtrembëruar, gjysmak, bajat, propagandues. Foto: screenshot

Pak populizëm, pak akuza në adresë të opozitës, Gruevski në kuadrin kryesor dhe një lajm bajat. Pjesë përbërëse e lajmeve ishin edhe zhvillimet më të reaj në pjesët e vërshuara në Shkup, mirëpo ato nuk ishin të plota

[Analizë kritike e ditarit televiziv të “Alfa” në orën 17:30 më 20.08.2016]

Shkruan: Аna Аnastasovska Ditari televiziv filloi me lajmin se Мinistria për Financa ka hapur linja telefonike për familjet e vërshuara dhe u bën thirrje që në cilën bankë dëshirojnë ta marrin avancin që ua ka ndarë qeveria, në lartësi prej 500 еurosh. Kishte edhe deklarata nga banorët e Stajkovcit, se atje jeta dalëngadalë kthehet në normale. Kjo kronikë ishte jo e plotë

Raportimi për katastrofat natyrore – si duhet?

на 22. 08. 2016 | | mk
Tashmë mbi dy javë, mediat raportojnë për dëmet dhe pasojat e vërshimeve në rrethinën e Shkupit, të cilat me intensitetin që kishin, nuk mbahen mend të kenë ndodhur më parë, e as nga gjeneratat më të moshuara të zonës. Duke komentuar nevojën për hulumtime mbi shkaqet e katastrofës që ndodhi në Shkup, në këtë fazë, kur akoma nuk ka asgjë më konkrete në këtë drejtim, asaj do t’i referohemi parimisht

A është me interes publik inçizimi ku shihet se si është shkelur Almiri i vogël?

на 7. 07. 2016 | | mk, en
Fatkeqësi komunikacioni me pasoja fatale dhe etika gazetareske. Foto: pixabay

Fundjavën e kaluar publikun në Maqedoni e tronditi rasti me Almirin katërvjeçar nga Kumanova, i cili u shkel me qëllim, dhe më pas ndërroi jetë. Sipas informatave në medie, rastit të tmerrshëm i ka paraprirë një zënkë ndërmjet prindërve të fëmijës dhe të dyshuarit për shkeljen e fëmijës. Një ditë pas informatës për vdekjen e tij, u publikua edhe një

Gazetaria nënkupton autorësi, plagjiatura është krim!

на 7. 07. 2016 | |
Shkruan: Adrian Kerimi Plagjiatura është bërë përditshmëri. Jo vetëm në portale e media, por edhe në sfera të tjera. Çdo ditë e më tepër lexojmë skandale për vepra shkecore e akademike, të cilat bien në ujë pas deshifrimit se kanë bazë plagjiature. Inspektimet dhe hulumtimet tona mbase nuk janë të përsosura në drejtim të gjetjes së plagjiatëve dhe plagjiaturave nëpër tekstet gazetareske, megjithatë, na vret fakti kur veprat tona bëhen

Xhelal Neziri: Heshtja ndaj korrupsionit është miratim

на 7. 07. 2016 | | mk
“Numri një” i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP, Xhelal Neziri, është një prej gazetarëve më të shquar në Maqedoni, dhe një ndër të paktët që për një kohë të gjatë merret me gazetari hulumtuese, e cila dita – ditës po bëhet më e rrallë në mediat jo vetëm në Maqedoni, por në përgjithësi, si pasojë e trendit të tabloidizimit të mediave dhe dominimit të përmbajtjeve “rozë”. Në intervistën e dhënë