Recensione

Akt vulgar në emër të profesionit!

на 18. 11. 2016 | | mk
[Recension: Pas tubimit në Kumanovë , Ali Ahmeti drejt në Spital] Kur kupton esencën e lajmit, di të bësh edhe lajm. Jo çdo koment, mendim personal ose kritikë jo konstruktive, mund të kategorizohet si lajm. Fundja, zhanret tjera mundësojnë që opinioni juaj të transmetohet edhe duke mos qenë lajm, por kritikë, qoftë ajo e cekët, apo profesionale dhe më e thellë – me mesazhe përmbajtjesore dhe duke mos cenuar integritetin

Kur ngatërrohet qëndrimi i partisë me atë të gazetarit

на 17. 11. 2016 | |
[Recension: “Kush qëndron pas incidentit të dhunshëm në Kumanovë?!”] Teksti në thelb është propagandues. Në qendër nuk ka shqetësimin e opinionit, por dukshëm është vënë në funksion të mbrojtjes së imazhit të një subjekti politik. Është i njëanshëm, ka akuza të paverifikuara dhe ka komente të autorit. Linku deri te artikulli origjinal: “Kush qëndron pas incidentit të dhunshëm në Kumanovë?!” Data e publikimit: 14.11.2016 Data e recensionit: 14.11.2016 Recensues:

Gazetaria me sy partiakë

на 17. 11. 2016 | | mk
[Recension: Mbushet salla për Ali Ahmetin në Kumanovë] Gazetari mund të bëjë një lajm vetëm pasi të ketë informacionin e konfirmuar dhe pasi të inspektojë terrenin, pra, të jetë në vendin e ngjarjes. Lajmet si ky që po e recensojmë e sulmojnë publikun çdo ditë e më shumë, por, në fakt, këto nuk janë lajme, por tekste propagandistike, të cilat bëhen me qëllim për të fshehur diçka ose për të

Rekorde “Guinness” – për mungesë profesionalizmi

на 16. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Xhevat Ademi hynë në “librin Guinness”!”]  Ky tekst është koment klasik. Mungesën e burimeve autori e ka zëvendësuar me ironizime nga ana e tij për një figurë politike, Xhevat Ademin, i cili për një kohë të gjatë mban postin e njëjtë. Tema e trajtuar është me vend, por jo edhe mënyra e trajtimit nga autori. Linku deri te artikulli origjinal: “Xhevat Ademi hynë në “librin Guinness”!”  Data e publikimit:

Komentim i maskuar si lajm me qëllim të sulmit politik

на 15. 11. 2016 | | mk

[Recension: Gruevski iku nga Pendarovski: Ja kush janë bartësit e listave në VMRO-DPMNE]

Теksit komenton, ndërsa pohimet nuk i mbështet me të dhëna, të cilat do t’i arseytonin qëndrimet e paraqitura. I konceptuar në këtë mënyrë, teksti le përshtypje se ka për qëllim të bëjë spin në favor të opozitës dhe të krijoj një percpetim të gabuar te lexuesit. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski iku nga Pendarovski: Ja kush janë bartësit e listave në VMRO-DPMNE  Data dhe koha e publikimit: 11.11. 2016 Data e recensionit: 14. 11. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov KOMENT QË NË FILLIM Vetë titulli paralajmëron për çfarë lloj teksti bëhet fjalë, gjegjësisht në të vërehet se ka koment. Kjo shihet edhe në pjesën e parë të

Kur fotografia nuk flet me tekstin

на 15. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Ne vendosim”: Lista zgjedhore në Maqedoni vërshohet nga fantomët]  Nëse bëhet një lloj analize apo monitorimi mbi cilësinë e lajmeve të portaleve në Maqedoni, mund të vërehet se një pjesë bukur e madhe e tyre kanë një mungesë të theksuar të respektimit të parimeve bazë të gazetarisë dhe rregullave mbi raportimin dhe shkrimin e lajmeve. Më të rrallë janë ato portale që bëjnë përjashtim nga ky trend dhe përpiqen

Deklaratë e spinuar e Sheqerinskës

на 15. 11. 2016 | | mk

[Recension: Sheqerinska e dëshpëruar nga zgjedhja e amerikanëve – Humbja e Klintonit do të thotë edhe humbje e Sorosit]

Ky është një tekst i motivuar politikisht dhe i spinuar, i cili nuk ka sqarim dhe vërtetim për tezat që i ofron. Qëllimi i tij është ta shtrembërojë deklaratën e zëvendës-kryetares së LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, që e ka dhënë me rastin e zgjedhjes së Donald Trampit për kryetar të SHBA-ve, dhe ajo, gjegjësisht partia e saj, me çdo kusht të vendoset në korelacion me Sorosin. Linku deri te artikulli origjinalSheqerinska e dëshpëruar nga zgjedhja e amerikanëve – Humbja e Klintonit do të thotë edhe humbje e Sorosit Data dhe koha e publikimit: 09.11.2016 Data e recensionit: 15.11.2016 Recensues: Аna

Titull tronditës, informacioni i pasaktë

на 14. 11. 2016 | |
[Recension: Maqedonia pritet të tronditet sot nga gjykimi i komandant Sokolit,pritet të dihet se kush i solli kosovarët në Lagjen e Trimave] Opinioni shpeshherë tronditet nga titujt e portaleve të përditshme. Jo rrallëherë kërkojmë e s’e gjejmë në përmbajtje atë që është paralajmëruar në titull. Tronditjet të njëpasnjëshme të opinionit për një klikim më tepër, sjellin përfitime afatshkurtëra,  por dëm afatgjatë të kredibilitetit të profesionit të gazetarisë. Linku deri te

Tentim shumë brutal për njollosjen e atyre që mendojnë ndryshe

на 14. 11. 2016 | | mk
[Recension: E gjithë bota e kuptoi se do të ketë ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm Sorosoidët assesi ta kuptojnë] Titulli i tekstit që e recensojmë është tendencioz dhe dezinformues, për shkak se u ngjet etiketa njerëzve si “sorosoidë” vetëm për shkak se nuk u ka pëlqyer zgjedhja e Donald Trampit për kryetar të SHBA-ve. Mirëpo, teksti nuk jep përgjigje se pse këta njerëz janë “sorosoidë” dhe cili është kriteri që të fitohet etiketa e tillë. E dyta, ajo që atyre nuk u pëlqen se kë e kanë zgjedhur për kryetar qytetarët e SHBA-ve, nuk i vë automatikisht në kategorinë “sorosoidë”. Linku deri te artikulli origjinal: E gjithë bota e kuptoi se do të ketë ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm Sorosoidët

Një status Facebook-u, për një përmbajtje që s’mund të quhet lajm

на 14. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Lajm: Video që po ndez rrjetin: Ahmeti pyet veten a është shqiptar? I përgjigjet Musa Xhaferi!”]  Me ardhjen e mediave sociale dhe popullarizimin e tyre në shekullin e XXI, të gjithë kanë mundësinë e publikimeve të video regjistrimeve, fotografive apo edhe shfaqjes së mendimeve në llogaritë e tyre elektronike. Ky demokratizim i skajshëm i informacionit, duket se një pjesë të mediave dhe shoqërisë e ka kapur ta papërgatitur. Linku