Recensione

Recension: FOTO: Në Maqedoni një veshkë shitet për 80.000 euro

на 13. 10. 2013 | | mk
Edhe një shembull për informatë senzacionaliste, të ilustruar me fotografi joadekuate dhe të pahulumtuar deri në fund, që e bëna të joserioze dhe e vë në dyshim vërtetësinë e saj. Lajmi nuk ka autor, por gazetari që i ka shikuar shpalljet në një ueb-faqe për reklamim, është dashur të sigurojë më tepër informata para se të publikojë diçka, për shkak se asrsyeja e përmendur se numrat e telefonit nuk paskan ekzistuar ose se nuk është paraqitur askush, nuk janë dëshmi e mjaftueshme, se gazetari dhe media nga burime të tjera anësore e kanë verifikuar vërtetësinë e lajmit para se ta publikojnë se një veshkë në Maqedoni shitet për 80.000 euro. Për shembull, në njërin nga telefonat e shënuar në shpallje,

Recension: Këto janë antibiotikët më të rrezikshëm që shiten në barnatore

на 10. 10. 2013 | | mk
“Nëse e dëgjoni emrin ciprofloksacin, gemifloksacin, levofloksacin, moksifloksacin, norfloksacin, ofloksacin, ikni! Këto janë gjashtë antibiotikët që mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të nervave, gjë që e ka konfirmuar edhe Agjencia amerikane për ushqim dhe barna (FDA)”. Kohët e fundit janë shpeshtuar tekstet me të cilat shprehet një lloj skepticizmi ndaj antibiotikëve. Njëri prej tyre, me titull dhe përmbajtje senzacionaliste, e tërheq vëmendjen. Bëhet fjalë për një paletë të gjerë të barnave që në këtë moment i përdorin shumë njerëz dhe te të cilët, ky lajm mund të shkaktojë shok. Prej këtu del edhe obligimi që me këto lajme gazetari nuk duhet të jetë “koprrac”, por duhet të jepen më tepër arsyetime dhe të shihet se çfarë qëndrimi kanë autoritetet

Recension: HOLANDË: Pedofilët kërkojnë legalizim të seksit me fëmijë prej moshës 12 vjeçare

на 10. 10. 2013 | | mk
Holanda është shtet ku do të lejohet pedofilia! Ky është një përfundim te i cili do të arrijë lexuesi i painformuar nga teksti që është publikuar në protalin “Telegraf”, titulli i të cilit thotë se në Holandë ka një parti që angazhohet për legalizimin e marrëdhënieve seksuale me fëmijë prej moshës 12 vjeçare, si dhe mundësinë që ata të përdorin droga të lehta dhe të rënda. “Në Holandë, grupi ‘Martjin’, i cili në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2010 ka vepruar edhe si parti e regjistruar politike, ka luftuar për legalizimin e marrëdhënieve seksuale me fëmijë, si dhe të mund të shfrytëzojnë droga të lehta dhe të rënda.” Ky nëntitull është shokues me qëllim që Holandën ta paraqesë

Recension: Shqiptarët nuk janë për union ballkanik, por kryeqytet të jetë Tirana

на 9. 10. 2013 | | mk
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, të martën pasdite e mbajti konferencën e tij të parë onlajn, ku u përgjigj në shumë pyetje të parashtruara nga qytetarët. Vëmendje më të madhe në mediat shqiptare shkaktuan përgjigjet në pyetjet për formimin e unionit ballkanik, të përbërë nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, i cili, sipas publikut shqiptar, është projekt i rrezikshëm për ringjalljen e Jugosllavisë dhe projekt që i provokon shqiptarët. Kryeministri i Shqipërisë theksoi se projekti për Jugosllavinë e re nuk ekziston dhe mohoi se Sali Bershia ka qenë i përzier në këtë punë, i cili, sipas MPJ-së malazeze, ka dhënë pëlqim për këtë gjatë një vizite të fshehtë në Mal të Zi. ‘Nuk ka projekt

Recension: Këshilla për vajzat se si të martohen me fat

на 3. 10. 2013 | | mk
Edhe pse kjo storje, e publikuar në rubrikën “Magazin” të portalit, nuk bën pjesë në zhanret standarde gazetareske, të cilat i analizon “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” në pjesën e recensionve, megjithatë vendosëm ta marrim parasysh për shkak se ka një tendencë, që ky tekst dhe tekste të ngjashme me të promovohen si lajme. Edhe në këtë rast, sikurse edhe në disa raste të mëparshme, bëjmë përjashtim nga

Recension: UPS, Presidente!!!

на 1. 10. 2013 | | mk
Dëshira për senzacionalizëm dhe gjëra të pahijshme mund të vërehet edhe te kjo fotografi që është shoqëruar me një tekst të shkurtër gazetaresk. Foto-informata, poashtu, është publikuar edhe në faqen e parë të të përditshmes. Linku deri te artikulli origjinal: UPS, Presidente!!! Data dhe koha e publikimit: 26.09.2013 Data e recensionit: 30.09.2013 Recensues: Тoni Dimkov Vërtetësia: Faktet në informatën e publikuar janë të sakta. Teksti gazetaresk është nxjerrë nga fotografia, por theksi është vënë në një detal që esencialisht nuk është i lidhur me ngjarjen kryesore. Renditja e fakteve sipas rëndësisë së tyre bëhet me një logjikë të shtrembëruar, tinzake. Burimet e informatave: Në lajmin e shkurtër është potencuar se infortamën e “transmetojnë protalet shqiptare”. Nuk janë theksuar emrat e

Recension: LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë VMRO-DPMNE-në!?

на 29. 09. 2013 | | mk
EL Spekulimi i MAKTEL-it për kyçjen e gazetarit të njohur britanik dhe ekspertit të fuqishëm për PR, Alastair Campbell, në ekipin e LSDM-së opozitare, qartazi ishte një provokim atraktiv që ky lajm të transmetohet në tërësi edhe në këtë portal, edhe pse bëhej fjalë për spekulim nga vetëm një burim edhe atë nga partia kundërshtare e VMRO-DPMNE-së. Spekulimi i paverifikuar dhe i pabazë me një titull sugjestiv “LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë VMRO-DPMNE-në!?” së shpejti u demantua nga ana e vetë personit për të cilin bëhet fjalë, e me këtë vihet në dyshim edhe kredibiliteti i medies që publikon informata të paverifikuara dhe shfrytëzon burime jorelevante. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja me Alastair Campbell-in do ta fitojë

Recension: Kleopatra e parashikoi vdekjen e Dules

на 26. 09. 2013 | | mk
  A mund të lidhet diçka që nuk mund të lidhet? A mund të jetë lidhja natyrore dhe t’u japë dimension të ri dy gjërave që nuk mund të lidhen. Nëse lidhja nuk është e tillë, atëherë keni lidhur diçka që nuk lidhet dhe fitoni një mutant. Pikërisht ky tekst është një mutant i tillë nga teksti gazetaresk, ose teksti gazetaresk pa lidhje. Linku deri te artikulli origjinal: Kleopatra e parashikoi vdekjen e Dules Data dhe koha e publikimit: 24.09.2013, 21:45:14 Data e recensionit: 26.09.2013 Recensues: Zoran Bojarvski Vërtetësia: Ky tekst ndoshta edhe nuk ka probleme me vërtetësinë për shkak se ka mundësi që “falltarja më e njohur e Ballkanit”, sipas kritereve të këtij portali në internet, ta ketë parashikuar vdekjen

Recension: Myslimanët do të protestojnë për shkak të altoparlantëve të xhamive

на 26. 09. 2013 | | mk
Teksti është publikuar së pari në një ueb-faqe si reklamë nga ajo që mund të lexohet në javoren me emër të njëjtë në formë të shtypur. Autori përpiqet që nga thirrjet për lutje në xhami nëpërmjet altoparlanteve të bëjë problem aty ku nuk ka, që mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike. Më tepër është në funksion të mobilizimit (“Do të ketë protesta”, “Do të organizohen protesta”) se sa që informon. Ka elemente shqetësuese që bazohen në bisedën me kryetarin e OJQ-së “Iloja” për të cilën nuk jepet asnjë e dhënë për atë se kush është grup i saj i qëllimit dhe me çka merret konkretisht. Linku deri te artikulli origjinal: Fillojnë protesta për shkak të altoparlantëve të xhamive Data

Recension: Raperët amerikanë të entuziazmuar nga bukuria e Maqedonisë, inçizuan video-klip në Shkup

на 26. 09. 2013 | | mk
Një video-lajm i shkurtër, ku autori nëpërmjet paraqitjes selektive të informatave përpiqet t’ia imponojë lexuesit entuziazmin e tij nga një ngjarje. Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Raperët amerikanë të entuziazmuar nga bukuria e Maqedonisë, inçizuan video-klip në Shkup Data dhe koha e publikimit: 23.09.2013 15.20 Data e recensionit: 25.09.2013 Recensuese: Sonja Zdraveska Vërtetësia: Artikulli i merr informatat nga video-klipi i muzikantes amerikane që është publikuar në Youtube. Është e qartë se video-klipi është inçizuar në Shkup, në afërsi të përmendoreve dhe ndërtimeve të projektit “Shkupi 2014”, por këtu mbarojnë të gjitha faktet që mund të konstatohen nga teksti. Burimet e informatave: Теksti në tërësi i referohet videos së publikuar, gjegjësisht kanalit zyrtar të këngëtares amerikane Cola De në Youtube.