Recensione

Recension: A ka filluar Radmilla Sheqerinska të pijë cigare?

на 18. 09. 2013 | | mk
Ky foto-lajm është shembull ilustrues i lajmit kuazi-gazetaresk, i cili, nën arsyetimin se e informon lexuesin për informata relevante nga sfera e interesit publik, në fakt, është në funksion të diskreditimit të personit, grupacionit ose opcionit të caktuar politik. Artikulli ka dy dimensione – parashtrimin e dilemës se a ka filluar të pijë cigare nënkryetarja e Lidhjes Socialdemokratike, Radmilla Sheqerinska, si dhe atë se a pi cigare në kundërshtim me ligjin, në hapësira publike, ndërsa pyetjet bazohen në fotografinë në të cilën Sheqerinska është e ulur në tavolinë ku ka edhe kuti me cigare. Në të dyja pyetjet që parashtrohen në artikull nuk është dhënë përgjigje, por, nga ana tjetër problematizohet edhe sinqeriteti i saj dhe respektimi i ligjeve ekzistuese

Recension: Cila bjonde e uli çmimin e ajvarit?

на 18. 09. 2013 | | mk
Në serinë e artikujve që merrren me “personalitetin dhe veprën” e ministreshës kosovare të tregtisë, Mimoza Kusari, në një kohë kur akoma është aktuale tendosja e marrëdhënieve tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, u paraqit edhe një artikull në titullin e së cilës ministresha është quajtur “bjonde” dhe që merret me seksipilitetin e saj, afinitetin ndaj modës së lartë dhe me atë se kush e do atë e kush jo. Pa marrë parasysh se bëhet fjaë për material që është vendosur në rubrikën JETA, trajtimi i këtillë i një politikaneje të vendit fqinj është manifestim i pashijes dhe seksizmit, që vështirë se mund të arsyetohet me trajtimin jo shumë serioz të temave në këtë rubrikë. Potencimi i karakteristikave të saja fizike

Recension: LSDM-ja përgatit fushatë “Prite mjeshtër”, ndërsa Sheqerinska është përgjegjëse për të

на 18. 09. 2013 | | mk
Artikull i bazuar në thashetheme në të cilat autori përpiqet në mënyrë të mprehtë të shkruajë për një temë serioze politike, por arrin vetëm të bëjë për të qeshur dhe të diskreditojë. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja përgatit fushatë “Prite mjeshtër”, ndërsa Sheqerinska është përgjegjëse Data dhe koha e publikimit: 06. 09. 2013 Data e recensionit: 12. 09. 2013 Recensuese: Sonja Zdraveska Vërtetësia: Artikulli bazohet në deklarata të banorëve të banesave në afërsi të selisë së LSDM-së, vërtetësia e të cilave nuk mund të përcaktohet. Pastaj, përmenden “shkrimet në disa media maqedonase”, pa mos i përmendur artikujt konkretë dhe burimet e tyre. Burimet e informatave: Аutori i tekstit mbështetet kryesisht në deklaratat e banorëve anonimë të ndërtesave në “Pavell

Recension: Мaqedonia është lider evropian në shëndetësi

на 17. 09. 2013 | | mk
“Kisha kënaqësinë të jem në Shkup për inaugurimin e Sekretariatit të rrjetit të Evropës Juglindore. Në këtë mënyrë, Maqedonia ka rol udhëheqës  në rajon ndërmjet vendeve të EJL-së sa i përket shëndetësisë. OBSH-ja plotësisht do ta përkrahë Maqedoninë me kapacitetet teknike që këtë rol ta kryejë në mënyrë efikase”. Kjo deklaratë e drejtores së Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropën, Suzana Jakab, e dhënë në takimin me ministrin e shëndetësisë të Maqedonisë, Nikolla Todorov në qytetin turk Çeshme, menjëherë është shndërruar në konstatim se ne jemi më të mirët në Evropë! Kjo, nënkuptohet, është një gradacion i patolerueshëm e edhe më keq, përzierje e kategorive për vlerësim, mënyrë për ta ndryshuar, nëpërmjet ridefinimit personal dhe të patolerueshëm të një qëndrimi

Recension: Dr. Sofijanova më e mira në Ballkan

на 16. 09. 2013 | | mk
“Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve të premten shkon në Japoni. Dy muaj do të ndjekë një trajnim për sistemet shëndetësore, udhëheqje me resurset shëndetësore. Siç qëndrojnë punët, dr. Sofijanova është më e mira në Ballkan, për shkak se as nga Serbia e as nga vendet fqinje nuk ka ndonjë mjek që do të shkojë në këtë trajnim. Sofijanova e fitoi grantin JICA nga qeveria e Maqedonisë, nga e cila edhe personalisht ka qenë e nominuar dhe është pranuar nga Japonia”. Ky është fillimi dhe njëkohësisht arsyetimi i plotë se pse një revistë profesionale e shpall drejtoreshën aktuale të Klinikës për fëmijë si më të mirën në Gadishullin Ballkanik.
Dhënia e pozitës së këtillë, bile edhe për një drejtoreshë

Recension: UNHCR: Inçizimet e viktimave të sulmit me armë kimike janë të rrejshme!

на 14. 09. 2013 | | mk
Lexuesve u është ofruar një lajm, shumë konfliktuoz me standardet gazetareske dhe rregullat e përgjithshme për disa arsye: nga titulli joadekuat me përmbajtjen e lajmit në kuptim të asaj se kush në çfarë përfundimi ka ardhur, nëpërmjet pamundësisë për t’u përcaktuar vërtetësia e fakteve të tjera, e deri te ajo se cili është burimi i lajmit. Lexuesi, më së paku, mbetet i hutuar rreth fakteve kryesore, që është tregues i mjaftueshëm se bëhet fjalë për produkt të keq gazetaresk, i cili më në fund, ndoshta edhe pa qëllim, huton dhe dezinformon. Linku deri te artikulli origjinal: UNHCR: Inçizimet e viktimave të sulmit me armë kimike janë të rrejshme! Data dhe koha e publikimit: 10.09.2013, 16:37 Data e recensionit: 11.09.2013 Recensuesi:

Recension: Arkeologët maqedonas e zbuluan Bilazorën – qytetin më të vjetër në Ballkan

на 12. 09. 2013 | | mk
Teksti i publikuar më tepër fsheh se sa që zbulon fakte dhe të dhëna të reja. Përmbajtja e tekstit ka konflikt thelbësor me titullin. Është e qartë përpjekja që sërish të bëhet senzacion me një temë, e cila, poashtu në mënyrë senzacionale është trajtuar edhe para pesë vitesh. Zbulimet aktuale bëjnë me dije se hulumtimet akoma janë në fazë të hershme, ndërsa tashmë plasohen zbulime epokale në suaza globale, në favor të rrënjëve antike të popullit maqedonas. Linku deri te artikulli origjinal: Arkeologët maqedonas e zbuluan Bilazorën – qytetin më të vjetër në Ballkan Data dhe koha e publikimit: 12.07.2013 Data e recensionit: 10.09.2013 Recensuesi: Тoni Dimkov Vërtetësia: Faktet në tekst janë të bazuara në supozime, të cilat gjatë hulumtimit

Recension: Rritet interesimi për projektin “Blej shtëpi, blej banesë”

на 12. 09. 2013 | | mk
“Qytetarët tregojnë interesim të madh për blerje të banesës nëpërmjet projektit qeveritar “Blej shtëpi, blej banesë”, të cilën gjë e vërtetojnë rreth 200 paraqitje të qytetarëve të interesuar në gusht, prej të cilëve, vetëm për një ditë janë konfirmuar dy aplikime për blerje të banesës sipas këtij modeli, thonë nga kompania “Adora Inzhenering”, e cila e përkrah këtë projekt”. Kjo është një pjesë nga artikulli në portalin që është i paramenduar si udhëzues nëpër qytet dhe një lloj përfaqësuesi i aktiviteteve që janë karakteristike për Shkupin. Por, në qoftë se dëshironi të fitoni informata të vërteta dhe të pastra nga interesat politike, do të ballafaqoheni për të bërë përzgjedhje gjatë leximit. Ky tekst është shembull se si kujdesi i tepruar

Recension: Arrestohet Kili, në bodrum ka kultivuar marihuanë

на 12. 09. 2013 | | mk
Mediat e Maqedonisë përsëri u bënë shembull se si në mënyrë masovike dhe pothuajse pa asnjë përjashtim, shkilet parimi i supozimit të pafajësisë dhe e drejta për jetë personale dhe familjare me lajmin se një artist yni i estradës, në kohët e fundit edhe udhëheqës i një emisioni në një radio për të rinj, është arrestuar për shkak të kultivimit të marihuanës në vikend-shtëpizën familjare. Edhe pse tekstet për personat për të cilët ka filluar procedura hetimore i nxjerrin me iniciale, gjatë përpunimit, në shumë mënyra identiteti i tyre zbulohet deri në fund, në shumë vende edhe me publikimin e fotografive. Fotografia që u publikua në të përditshmen “Dnevnik” gjithsesi meriton vëmendje të veçantë, për shkak se në mënyrë shumë

Recension: Gjenocid në Maqedoni: Abortohen 1 milionë foshnje prej vitit 1977 deri më sot

на 12. 09. 2013 | | mk, en
Kur në një titull do të gjendet edhe fjala “gjenocid” edhe fjala “foshnje”, vëmendja e publikut lexues është tërhequr sigurisht. Edhe titulli edhe pjesa më e madhe e përmbajtjes së tekstit janë konceptuar ashtu që nuk lënë hapësirë për dyshim se cili është qëndrimi i autorit dhe i redaksisë sa i përket ndryshimeve në Ligjin për abort, që gjatë verës ishte temë e nxehtë në publikun e vendit. Viti që përmendet në titull, 1977, është vit kur është sjellë Ligji për abort, dispozitat e të cilit ishin subjekt i ndryshimeve me kërkesën për ndryshime me procedurë të shpejtë, nga ana e qeverisë së RM-së. Por, lidhja e kualifikimit të rëndë “gjenocid” me realizimin e të drejtës legale të gruas për