Recensione

Me konstruksione dhe të pavërteta kundër sektorit qytetar

на 4. 11. 2016 | | mk

[Recension: 230.000 еuro për Laramanët, e për ne faada dhe rrugë të shkatërruara]

Ky është edhe një tekst nga seria e teksteve propaganduese që janë përplot me konstruksione dhe të pavërteta kundër aktivistëve qytetarë, Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni dhe partisë më të madhe opozitare. Më e keqja është se këto shkrime quhen “hulumtime”, edhe pse në esencë ato paraqesin një përmbledhje të thjeshtë të trillimeve që janë publikuar disa herë në medien e njëjtë me tituj të ndryshëm. Linku deri te artikulli origjinal: 230.000 еuro për Laramanët, e për ne faada dhe rrugë të shkatërruara Data dhe koha e publikimit: 26.10.2016 Data e recensionit: 01.11.2016 Recensues: Аleksandar Pisarev

PUBLIKIM SENZACIONALIST ME QËLLIM TË CAKTUAR

Lexuesve u është ofruar

Analiza pa burime, fakte, citate, shifra dhe ekspertizë – nuk është analizë

на 4. 11. 2016 | | mk
[Recension: “ANALIZË: Nëse vijnë të EVN-së t’ua shkyçin rrymën, thirrni policinë!”] Teksti të cilin po e recensojmë nuk i ka karakteristikat e një analize. Shkurt thënë, është emërtuar si analizë por është një shkrim sipërfaqësor, që nuk përmban as faktet kryesore, të domosdoshme për të qenë të paktën një lajm i shkurtër. Linku deri te artikulli origjinal: “ANALIZË: Nëse vijnë të EVN-së t’ua shkyçin rrymën, thirrni policinë!” Data dhe koha

Tekst i përpiluar me “copëza të ngjitura” që të njolloset një ministër

на 4. 11. 2016 | | mk

[Recension: (DETAJE TË REJA) SHOKU I TODOROVIT ËSHTË KAPUR EDHE ME KOKAIN PËRVEÇ MARIHUANËS]

  Ky është tekst jopërmbajtësor, gjë që shihet që në fillim. Lexuesi assesi nuk mund ta kuptojë se për çka bëhet fjalë për shkak se teksti nuk ka qasje gazetareske dhe nuk janë respektuar rregullat për përgatitjen e tekstit. Nëse ideja ka qenë të nënçmohet ndonjë ministër me gjysmë të vërteta ose të vërteta të plota, teksti do ta arrijë efektin e tij duke pasur parasysh se ato në rrjetet sociale kanë ndikim të madh, dhe për këtë arsye shpërndahen masovikisht. Ndërsa, nëse nga teksti kërkohet profesionalizëm, që nënkupton objektivitet dhe vërtetësi këtë nuk do ta gjejmë, ose më së paku, nuk mund ta dëshmojmë. Linku

Përmbajtje mediatike për “likuidimin” e Janevës

на 3. 11. 2016 | | mk
[Recension: A do të përgjigjet Katica për ndihmën dhe fshehjen e veprave penale?] Madje edhe sikur të doni, edhe sikur të konstruoni një tezë në një përmbajtje mediatike, ajo duhet të mbështetet dhe të përpunohet sipas standardeve dhe rregullave gazetareske. Ja, madje edhe sikur dikush të vërejë indikacione të fuqishme për një vepër siç është “ndihma dhe fshehja e veprave penale”, të cilat gjoja janë kryer në prokuroinë speciale publike, argumentimi i këtyre indikacioneve nuk mund të merret seriozisht, nëse kjo bëhet vetëm në bazë të komunikatave bajate, neneve të Kodit penal dhe me deklarata, poashtu të vjetra, të politizuara të kundërshtarëve të hidhur. Si e para, teksti le përshtypje se ka qasje sipërfaqësore, joserioze gazetareske, thënë më së

Gazetari e cila personalisht rrëzon etikën gazetareske!

на 3. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Zhurnal mëson: Ali Ahmeti personalisht rrëzon tabelën njëgjuhëshe në Strazhë”] Për disa punonjës të mediave si duket është vështirë që të respektohet Kodi etik i gazetarëve. Shpeshherë ndodh që shkelja e tij të bëhet aq lehtë, sa që shihet e shpjegohet qartë, sikur në artikullin që po recensojmë. Kur jemi te njëri prej parimeve bazë, saktësia e informacionit, kryesorja që duhet mbajtur mend është: shkruaj çfarë mund të dëshmosh,

Titulli i “përgjakur”, lexuesi i mashtruar

на 3. 11. 2016 | | mk

[Recension: Gjak në rrugët e Shkupit: 35 persona përfunduan në spital]

Kur do të lexohet titull sikurse ky i kronikës që e recensojmë, asociacioni i parë te çdo lexues, shikues, do të ishte se media raporton për ndonjë fatkeqësi të madhe që ka ndodhur në Shkup, fakt ky që padyshim do të shqetësonte, brengoste, dëshpëronte, gjegjësisht do të shkaktonte ndjenja negativa. Mirëpo, kur do të lexohet i gjithë artikulli me titullin e këtillë dhe kur do të kuptohet se, në fakt, bëhet fjalë për buletin të ritreguar të policisë së trafikut të SPB-së së Shkupit për fundjavën e kaluar, dhe se në të јаnë bëhet fjalë për një informatë të përmbledhur për fatkeqësitë e trafikut me pasoja të lehta –

Një shkrim pa fakte, por me shumë fyerje dhe seksizëm

на 2. 11. 2016 | |
[Recension: “Kjo është “trimnesha” që fotografohet me mikun e Musa Xhaferit (Foto)”] Për të siguruar një informacion të rëndësishëm, nevojitet shumë sakrificë derisa të arrish tek ai. Në momentin që ke informacionin, gjërat e tjera, për profesionistët e vërtetë,  bëhen kollaj. Por, një gjë e tillë nuk vlen edhe për një pjesë të portaleve, të cilët marrin vetëm këtë të dytën – që do të thotë se prodhojnë lajme kollaj,

Keqinterpretim dhe qasje tendencioze!

на 2. 11. 2016 | | mk
[Recension: Avokati Naser Raufi pranon se grupi i Lagjes së Trimave mund të ketë marrë 2 milion euro!?] Enigmat nuk zgjidhen duke supozuar dhe duke keqinterpretuar deklarata. Aq më tepër, një gjë e tillë është e palejueshme në gazetari, derisa burimet dhe citatet nuk janë ekskluzive për redaksinë, por të njëjtat merren, përkthehen dhe përshtaten nga një medium tjetër dhe në gjuhë tjetër. Lajmi që po recensojmë nuk është i

Konstruksioni pa bazë mund vetëm të bjerë

на 2. 11. 2016 | | mk
[Recension: “Zhurnal”: U arrit marrëveshje për ndërrimin e Zaevit pas zgjedhjeve (FOTO)]      Si t’i besoni kësaj informate, kur nuk ka asnjë element ku mund ta bazoni besimin tuaj. Fotografi të këtilla ka sa të duash në rrjetet sociale. I kanë “huazuar” dhe kanë shkruar një “lajm”. Mbetet vetëm dikush t’i besojë lajmit të tillë. Nuk ndihmon as ajo që “lajmi” është marrë nga një portal tjetër. Jo vetëm që nuk ka link deri te përmbajtja burimore, por me kërkim ajo nuk mund të gjendet as në portalin prej të cilit thuhet se është marrë. Kështu, gjëja e vetme që e ka artikulli që e recensojmë janë indikacionet e shumta se bëhet fjalë për spekulim dhe për konstruksion. Linku deri te

Reklamë në vend të lajmit

на 1. 11. 2016 | |
[Recension: “Shqiptari shet “Skopje City Mall”, ja kush është blerësi”] Pavarësisht se është publikuar në rubrikën e biznesit, artikulli supozohet se është lajm dhe duhet të ishte trajtuar si lajm. Ka ndodhur krejtësisht e kundërta, në tekst është bërë kopjim i një teksti që vjen nga PR-i i kompanisë, me të dhëna përshkruese promovuese për firma të ndryshme dhe asnjë informim objektiv, gazetaresk mbi të.
Linku deri te artikulli origjinal: