Recensione

Kur shkruhet për konfrontime, lajmi nuk është i plotë pa palën tjetër

на 1. 11. 2016 | |
[Recension: Memedi për Zhurnal: Fadil Zendeli mund të garon vetëm si kandidat i BESËS dhe JO i RDK-së] Gazetari, kur shkruan një lajm apo përmbajtje ku ka kontekst të mosmarrveshjes mes dy palëve, duhet të sigurojë qëndrimin e të gjithë subjekteve të përfshirë në një ngjarje apo proces për të cilin informon. Profesionistët e gazetarisë e kuptojnë që lajmi është i balancuar, vetëm atëherë kur të gjitha palët e prekura

Ka ngelur vetëm propaganda, kur dështon ironia me vend dhe gazetaria

на 1. 11. 2016 | | mk
[Recension: “A kanë ngelur 15 mijë “aktivistë” të BDI-së, pas të gjitha dështimeve të klanit të Zajazit?”] Ky artikull bën pjesë në kategorinë e teksteve, qëllimi i të cilëve nuk është informimi i publikut në mënyrë objektive dhe të balancuar, por diskreditimi i një subjekti, me vlerësime personale dhe subjektive nga vetë autori. Linku deri te artikulli origjinal: “A kanë ngelur 15 mijë “aktivistë” të BDI-së, pas të gjitha dështimeve

Kujdes: kyçet detektori partiak për nebuloza!

на 1. 11. 2016 | | mk

 [Recension: Edhe një demant për intervistën nebuloze të Çomovskit me Bogoevskin dhe gënjeshtrat që u thanë në Telma (FOTO)]

Një nga gjërat e para që mësohen në praktikën e gazetarisë është se edhe “nuk kam çka të deklaro” është – deklaratë! Nga ana tjetër, deklaratat, thëniet e personave publikë, politikanëve dhe pjesëtarëve të profesioneve të tjera publike, pa marrë parasysh se sa të varfëra dhe të padefinuara, të pavërteta, të vrazhda janë, paraqesin pasuri për shkak se fjala e thënë publike është njëra nga bazat në të cilat mbështetet informata e vërtetë, si bazë e gazetarisë objektive dhe profesionale. Prandaj, titulli “Edhe një demant për intervistën nebuloze të Çomovskit me Bogoevskin dhe gënjeshtrat që u thanë në Telma”, i artikullit

Tekst për zënkë ndërpartiake, pa burime ndërpartiake!

на 31. 10. 2016 | | mk

[Recension: Zënkë për vend: Mercenarët e Sorosit në listat e LSDM-së – anëtarësia e pakënaqur]

Теkst i bazuar në spekulime, tekst me kualifikime, tekst me detyrë që i ngjan porosisë… Kemi artikull që merret me proceset brendapartiake, mirëpo pa shfrytëzuar asnjë burim brendapartiak. “Anëtarët e partisë janë të dëshpëruar nga Zoran Zaevi për shkak se sipas tyre mercenarët e Sorosit, jo vetm që marrin para nëpërmjet organizatave joqeveritare, por edhe do të hyjnë në parlament”. Linku deri te artikulli origjinal: Zënkë për vend: Mercenarët e Sorosit në listat e LSDM-së – anëtarësia e pakënaqur Data dhe koha e publikimit: 29.10.2016,  15:35 Data e recensionit: 29.10.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski

“BRANKOVISTËT” SI GOGOL PËR LSDM-në AKTUALE

Në një tekst të besueshëm do

Katica Janeva ka bërë mëkat dhe ka shkuar për fundjavë në Greqi!?

на 31. 10. 2016 | | mk

[Recension: KATICA NË GREQI PËR DITËN E VMRO-së: Kate Janeva në shëtitje në Greqi e çiltërson mendjen dhe mendon cilin nip ta punësojë të ardhshmin!]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është ndërtuar mbi spekulime dhe në të thuhet se prokurorja speciale publike, Katica Janeva, me rastin e festës së 23 tetorit, ka qenë në shëtitje në Greqi. Bëhet fjalë për artikull të njëanshëm, komentues dhe tendencioz, i cili aspak nuk i plotëson standardet themelore të gazetarisë. Linku deri te artikulli origjinal: KATICA NË GREQI PËR DITËN E VMRO-së: Kate Janeva në shëtitje në Greqi e çiltërson mendjen dhe mendon cilin nip ta punësojë të ardhshmin! Data dhe koha e publikimit: 25.10.2016 Data e recensionit: 30.10.2016 Recensuese: Simona Atanasova Si

Skenar konspiracioni ose frikë për “fronin”?

на 31. 10. 2016 | | mk

[Recension: DIKUSH DËSHIRON TË VENDOSË TARABUKË NË KRYE TË VMRO-DPMNE-së: Gazetari opozita dhe ambasadori i BE-së i zbulojnë qëllimet!]

Tekst ekskluziv – zbulimi i konspiracionit të pretenduar kundër liderit të partisë në pushtet për ta ndërruar atë, me ç’rast si baza kryesore për këtë tezë përdoren pyetjet e gazetarëve, ndërsa si burime të informatave merren njerëz nga komitetet komunale të VMRO-DPMNE-së. Profesionale, pa dyshim!!! Linku deri te artikulli origjinal: DIKUSH DËSHIRON TË VENDOSË TARABUKË NË KRYE TË VMRO-DPMNE-së: Gazetari opozita dhe ambasadori i BE-së i zbulojnë qëllimet! Data dhe koha e publikimit: 24.10.2016 Data e recensionit: 25.10.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

 TEZA ME KËMBË TË QELQTA 

Tekst me një skenar serioz të “konspiracionit” për imponimin e një lideri tjetër të partisë

Titulli jo i vërtetë është gazetari joetike dhe joprofesionale

на 28. 10. 2016 | | mk

[Recension: Pas dy mujash do të arrijnë 8.500 denarë në llogarinë e çdo të punësuari në Maqedoni]

Problemi me këtë tekst më shumë është te titulli. Duke mos pasur çka t’i ofrojnë publikut në përmbajtjen e produktit gazetaresk, gazetarët shpeshherë dijnë të përpiqen që lexuesin ta tërheqin me titullin, që është një lloj mashtrimit, për shkak se në brendi të tekstit nuk vërtetohet ajo që është thënë në titull. Ky është një veprim krejtësisht joprofesional dhe joetik në gazetari. Linku deri te artikulli origjinal: Pas dy mujash do të arrijnë 8.500 denarë në llogarinë e çdo të punësuari në Maqedoni Data dhe koha e publikimit: 26.10.2016, 12:09 Data e recensionit: 27.10.2016 Recensues: Vllado Gjorçev Produkti gazetaresk që e recensojmë fillon

Foto plot e argumente hiç

на 27. 10. 2016 | | mk
[Recension: Fillon bashkëpunimi BDI e PDSH?! Ahmeti e Thaçi të buzëqeshur (FOTO)] Vjen edhe ai moment, kur tekstin që e recenson nuk e di se prej cilës komponentë t’ia kapësh fillin, për faktin se ka shumë indikatorë dhe elemente për të recensuar. E tillë është edhe kjo përmbajtje, shumë ‘e begatë’ me mangësi profesionale, që nga titulli e deri në fund. Linku deri te artikulli origjinal: “Fillon bashkëpunimi BDI e

Jo Janeva, por teksti ka kute të dyfishta

на 27. 10. 2016 | | mk
[Recension: Kutet e dyfishta të Janevës: Gënjen në mënyrë të turpshme se është kundër paraburgimit që ta arsyetojë Verushevskin, e insiston për paraburgimin e Talevskit] Këto ditë jemi dëshmitarë të spineve të shumta që kanë një qëllim të vetëm – të nënçmohet Prokuroria speciale publike dhe prokurorja Katica Janeva. I tillë është edhe ky tekst. Me pjesë të nxjerrë nga konteksti, siç është pjesa video-materialit, spinohet se gjoja Janeva ka kute të dyfishta. Mirëpo, kute të dyfishta ka vetëm në tekst. Linku deri te artikulli origjinal: Kutet e dyfishta të Janevës: Gënjen në mënyrë të turpshme se është kundër paraburgimit që ta arsyetojë Verushevskin, e insiston për paraburgimin e Talevskit Data dhe koha e publikimit: 22.10.2016, 10:38 Data e recensionit: 

Kur gazetaria keqpërdor fenë në kontekst politik

на 26. 10. 2016 | | mk
[Recension: “Muki pa komplekse citon Kuranin – (Politikanët tjerë shqiptarë “më katolik se papa”)!”] Nxitja e urrejtjes dhe paragjykimeve të cilësdo ideologjie, besimi ose etnie, është e papranueshme në gazetari. Roli i gazetarit përkon me respektimin e diversitetit dhe të të drejtave të njeriut në përgjithësi, pa marrë parasysh përkatësinë, si një prej parimeve bazë të demokracisë. Besimi nuk është kriter profesional për të vlerësuar një politikan, edhe pse shpeshherë