Recensione

Kur gjuha e pakujdesshme bëhet ofenduese

на 20. 07. 2016 | | mk

[Recension: Nusja e la dhëndrin gjatë ceremonisë, mirëpo shihni me kujdes duart e saj]

Artikulli, sipas përmbajtjes së tij, nuk është kategorizuar siç duhet, ka titull që le përshtypje të gabuar, e njëkohësisht, duke dashur të jetë sa më mbresëlënës, bie në kurthin që të kuptohet në dy mënyra dhe të japë porosi ofenduese. Linku deri te artikulli origjinal: Nusja e la dhëndrin gjatë ceremonisë, mirëpo shihni me kujdes duart e saj Data dhe koha e publikimit: 14.07. 2016 Data e recensionit: 18. 07. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

TË RËNDËSISHME JANË VETËM KLIKIMET

“Britni është nuse tepër e bukur, e cila për fat të keq është e shurdhër, mirëpo poashtu është shumë me pasion kur bëhet fjalë për gjuhën e

Lajm apo gjëegjëzë?

на 20. 07. 2016 | | mk
Lajmpress - BDI-se nuk po i ec fati te elektorati, fillojne ta kerkojne neper kazino
[Recension: “BDI-së nuk po i ec fati te elektorati, fillojnë ta kërkojn nëpër kazino”] Personat publik janë gjithmonë nën thjerrëzën e mediave. Sidomos funksionarët, të cilët marrin rroga nga buxheti i shtetit që mbushet nga taksapaguesit. Dhe, pikërisht kështu duhet të jetë, përderisa autori di të bëjë dallimin ndërmjet publikes dhe privates. Privatësia është një nga të drejtat e njeriut, e cila përveç me kushtetutën e vendit, mbrohet edhe me

Tekst që nxit dhunë

на 19. 07. 2016 | | mk

[Recension: LSDM-ja e dëshpëruar: Tallet me vktimat në Turqi dhe bën thirrje për përledhje të përgjakshmе me armë në Maqedoni]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni nxit dhunë, duke e akuzuar pa bazë partinë më të madhe opozitare se bën thirrje për “përleshje të përgjakshme në Maqedoni dhe fotografi të njëjtë sikur në Turqi”. Njëkohësisht, LSDM-ja akuzohet se edhe “tallet me viktimat”, duke aluduar se të njëjtën ia dëshiron edhe popullit të vet. Titulli, sikurse edhe nëntitulli, nuk ofron asnjë dëshmi në këtë drejtum, përveç statuseve të personave aktivp në rrjetet sociale, të cilat janë interpretuar më mënyrë të qëllimshme dhe paushalle (përndryshe disa edhe nuk janë anëtarë të kësaj partie). Përveç kësaj, statuset e tyre individuale, pa marrë

Ja pse kanë rëndësi objektiviteti dhe faktet

на 19. 07. 2016 | | mk
Tetova sot - Ja pse Nevzat Bejta eshte kunder BDI-se dhe Ali Ahmetit 1
[Recension: “Ja pse Nevzat Bejta është kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”] Tema e zgjedhur për trajtim në këtë tekst është më se e rëndësishme. Problemi i deponisë për qytetet e Gostivarit dhe Tetovës është shumë i vjetër dhe e prek interesin publik, kurse  lidhur me të gjithmonë mund të bëhen lajme profesionale, qoftë edhe vetëm me anketa nga banorët që shqetësohen nga kjo gjendje. Por shënjestra e përmbajtjes është një

Ofendime, vullgaritete dhe urrejtje në vetëm një fjali!

на 19. 07. 2016 | | mk

[Recension: (FOTO) NË AQ SHUMË TUMOR DHE M.T TË HEDHUR NË TAVOLINË NUK KA AS NË GROPAT MË TË MËDHA SEPTIKE DHE KONTEJNERËT PAS ANALIZËS SË KRYER PATOLOGJIKE]

Ky publikim është jashtë standardeve gazetareske, jo vetëm sipas formës, por edhe sipas fjalorit që e përdor. Në vetëm një fjali, mund të vërehet shkelje e shumëfishtë e standardeve profesionale të gazetarisë .
Linku deri te artikuulli origjinal: (FOTO) NË AQ SHUMË TUMOR DHE M.T TË HEDHUR NË TAVOLINË NUK KA AS NË GROPAT MË TË MËDHA SEPTIKE DHE KONTEJNERËT PAS ANALIZËS SË KRYER PATOLOGJIKE  Data dhe koha e publikimit: 14.07. 2016 Data e recensionit: 18. 07. 2016 Recensues: Dimitar Tanurov

PRIMITIVIZËM

Përdorimi i termit “artikull gazetaresk” për publikimin që e recensojmë

As dëshmi, as burime

на 18. 07. 2016 | | mk

[Recension: Me shpejtësi largohet komenti kundër PLD-së]

Artikulli që i nënshtrohet këtij recensioni i ngjan komentit që është lënë nën ndonjë status në rrjetet sociale, e jo për ndonjë tekst gazetaresk. Asgjë në këtë publikim nuk është e qartë, ajo vetëm krijon konfuzion te lexuesit. Linku deri te artikulli origjinal:  Me shpejtësi largohet komenti kundër PLD-së Data dhe koha e publikimit: 14.07.2016 Data e recensionit: 18.07.2016 Recensues: Аna Anastasovska

QULL – PËRSHESH

“Nuk e dijmë pse, mirëpo Ivon Veliçkovski me shpejtësi e tërhoqi komentin nga profili në Facebook i Partisë Liberale, me të cilin udhëheqësia e PLD-së akuzohej se janë mafiozë dhe mashtrues”. Kjo, sipas ndonjë logjike, duhet të jetë lajmi në tekst. Nga ky paragraf nxirret përfundimi se, gjoja,

Anketa dhe ekspertë në shërbim

на 18. 07. 2016 | | mk
[Recension: Rejtingu i Gruevskit më i lartë se sa i të gjithë politikanëve opozitarë së bashku]  Cila është dobia nga publikimi i rezultateve të anketave të vjetra? Aq më tepër, çfarë qëllimi zbulohet kur në një përmbajtje mediatike publikohen vetëm komente që ndërlidhen me ato anketa, pa fituar fotografi të qartë se për çka bëhet fjalë, për shkak se nuk ka numra të qartë dhe të dhëna statistikore në bazë të të cilave mund të konstatohen trende dhe të krahasohen parametra? Çështje të këtilla hap teksti që e recensojmë. Dhe për shkak se vetë teksti nuk ofron përgjigje në këto pyetje, atëherë mbetet konteksti, ose motivimi, që në këtë mënyrë të komentohen rezultatet jo të plota, jotërësore dhe joindikative. Motivimi

Titulli “e ka vrarë vetëveten”

на 18. 07. 2016 | | mk

[Recension: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën]

Ky produkt është shembull klasik për një lidhje disfunksionale ndërmjet titullit dhe përmmbajtjes së artikullit. Është plasuar informatë bombastike në konstruksionin e titullit, i cila nuk ka mbështetje në tekst. Me fjalë të tjera, titulli është dezinformatë.    Linku deri te artikulli origjinal: Аnaliza dëshmoi – Vlladica e ka vrarë edhe Jelenën  Data dhe koha e publikimit: 13.07.2016, 17:36  Data e recensionit: 15.07.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski    “ANALIZA DËSHMOI” – ËSHTË VRARË VËTETËSIA Dëshira për senzacionalitet, gjegjësisht për më tepër “klikime”, “e ka vrarë” vërtetësinë e materialit. Dihet se titulli është ai që fillimisht e tërheq vëmendjen e lexuesit. Prandaj, formulimi i konstruksioneve të titullit kërkon kujdes dhe ndjenjë të balancës ndërmjet

Kush “ja tërheq veshët” gazetarisë jo profesionale?

на 18. 07. 2016 | | mk
Aktpress - Diplomacia amerikane ia terheq veshet Ali Ahmetit dhe BDI-se 1
Recension: “Diplomacia amerikane ia ‘tërheq veshët’ Ali Ahmetit dhe BDI-së?!” Spekulimet nuk përbëjnë lajm, sepse natyra e lajmit është faktike, me qëllim për të qenë i besueshëm. Lexuesi e vëren kur një lajmi i mungon bazamenti dhe kur pretendimet janë të paqëndrueshme. Andaj, informacionet e pakonfirmuara duhet të trajtohen me rezerva. Linku deri te artikulli origjinal: “Diplomacia amerikane ia ‘tërheq veshët’ Ali Ahmetit dhe BDI-së?!” Data e publikimit: 13.07.2016 Data

Luftë apo stërvitje, e bëni dot dallimin?

на 15. 07. 2016 | | mk
[Recension: “Kontakt i afërt mes ushtarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, pati edhe “gjuajtje””] Dy ushtri që ndodhen përballë njëra tjetrës, ndërkohë që media raporton edhe për të shtëna mes tyre. Kjo sjell asocijime në diçka, për të cilën do të kishte interesim çdo qytetar i cilitdo prej dy vendeve. Shqetësimi është serioz, meqë nënkupton se kërcënohet siguria e qytetarëve. Mirëpo, në fakt, qenka komplet diçka tjetër, madje e kundërta prej