Recensione

Titull që nxit urrejtje!

на 15. 06. 2016 | | mk
[Recension: Shikoni shqiptarin e Shkupit duke i dhënë flakaresh “VMRO”-istit] Lajmi që po recensojmë, në pjesën përmbajtjesore është pak a shumë në rregull, mirëpo ajo që vërehet si shkelje e gazetarisë profesionale në këtë artikull është pikërisht titulli tendencioz që mund të nxisë dhunë dhe urrejtje. Nuk do koment çështja se vallë ka pasur të drejtë apo jo personi me motoçikletë ose protestuesit. Në këtë segment, gjërat kuptohen, mirëpo raportimi

Spiuni i mëparshëm, shqetësues aktual

на 15. 06. 2016 | | mk
[Recension: Меjer: Do të ketë ndryshim të kufinjve në Ballkan] Kur shkruhen tekstet gazetareske, gjithmonë duhet pasur në mendje pasojat që mund t’i shkaktojë ai. Sa më të mëdha që janë pasojat potenciale nga një përmbajtje mediatike, aq më e madhe duhet të jetë përgjegjësia e gazetarëve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me përmbajtjet, temat që mund të shkaktojnë shqetësim. I tillë është teksti që e recensojmë. Vetë titulli i tij “Do të ketë ndryshim të kufinjve në Ballkan”, menjëherë tregon se kjo temë kërkon trajtim të veçantë. Asgjë nuk duhet t’i nënshtrohet censurës ose autocensurës, mirëpo kur deri në atë masë na është dhënë liria, aq më tepër neve gazetarëve, na imponohet përgjegjësia. Linku deri te artikulli origjinal:

Respektimi i standardeve në gazetari nuk është luks, po obligim

на 15. 06. 2016 | | mk
[Recension: Luksi i tepruar i Zaevit, pishinë në dhomën e ditës dhe automobila të shtrejtë!] Praktika e marrjes së teksteve nga portalet në gjuhën maqedonase të afërta me pushtetin  dhe përkthimi i tyre vetëm sa për të mbushur faqet e internetit, nuk e bën gazetarinë më të mirë. Vetëm e bën më të lirë. Çmimi dhe vlera e gazetarisë bie, kur lajmi më nuk është lajm. E që ai të

Tekst që nxit panik

на 14. 06. 2016 | | mk
[Recension: Krisma me kallash në qendër të Kumanovës]   Publikimi i këtij lajmi nuk ka qenë që të informojë qytetaret, por të plasojë sensacion përmes titullit dhe të fitojë sa më shumë lexime. Me ose pa dije, përmbajtja, që në fakt transmetohet nga një medie tjetër, i ngacmon ndjenjat e qytetarëve, duke i prekur në një pikë të dobët që ende është e freskët dhe akoma nxit reagime. Për qytetarët

Transmetimi i opinioneve si lajm është mashtrim i publikut

на 14. 06. 2016 | |
[Recension: Zaev audio incizimet për skandalet seksuale në ambasadën bullgare ia ka dhënë Borisov-it] Gazetari profesional duhet të zgjedhë me vëmendje burimet e lajmit. Lajmi transmetohet prej medieve tjera, vetëm nëse i përmbush kriteret bazë të gazetarisë profesionale. Në të kundërtën, nuk duhet të ritransmetohen spekulimet dhe informacionet e pakonfirmuara, së paku jo pa bërë tentim shtesë të autorit apo redaksisë që të vërtetojë ato.   Linku deri te artikulli

Qull mediatik me fërgesë partiake

на 14. 06. 2016 | | mk

[Recension: FOTO: Erdhi fundjava, “laramanët” u nisën për Halkidiki]

Tekst tendencioz i plotësuar me fotografi të qëllimshme, dhe pa asnjë komponentë informative. Bëhet fjalë për material provokues.  Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Erdhi fundjava, “laramanët” u nisën për Halkidiki  Data dhe koha e publikimit: 10.06.2016  16:15  Data e recensionit: 11.06.2016  Recensues: Vlladimir Mirçeski   TEKST I “SHKARRAVITUR” KUNDËR “LARAMANËVE” Ky, padyshim, është një produkt që është i dedikuar për manipulim. “I vjen” era “qull” me fërgesë partiake për të cilën gjë flasin disa elemente. E para, teksti në vete nuk ka asnjë komponentë informative, më saktë nuk përmban asnjë lajm, por spekulim. E dyta, manifeston anshmëri të fuqishme ndaj një opcioni politike që shihet nga ofendimet e shprehura ndaj palës

Gjithçka që ndodh në Strumicë nuk është e thënë të jetë e lidhur me Zaevin

на 14. 06. 2016 | | mk

[Recension: PUNË KOMUNISTËSH: Еdhe deputet, edhe dëshiron ta marrë pyllin për gjueti, ndërsa Zaevi i ka ndihmuar gjatë marrjes ilegale!]

Ky është një tekst komentues dhe akuzues, i cili një informatë të zakonshme e shndërron në spin që ta njollosë emrin e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, edhe pa asnjë fakt dhe dëshmi. Linku deri te artikulli origjinal: PUNË KOMUNISTËSH: Еdhe deputet, edhe dëshiron ta marrë pyllin për gjueti, ndërsa Zaevi i ka ndihmuar gjatë marrjes ilegale! Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016 Data e recensionit: 12.06.2016 Recensues: Аna Anastasovska

E CILAT JANË BIZNESET E TURBULLTA?

“Kire Mihaillov, kundërkandidat i Marjan Daskallovskit, e konteston legjitimitetin e Kuvendit të së dielës të gjuetarëve. Një ditë më parë në Qendrën për kulturë

Me këmbë e kokë komente, teksti bëhet “jolegjitim”

на 14. 06. 2016 | | mk
[Recension:  Ahmetit i kaloi inati, Ivanovin “jolegjitim” e quan “president”
Politikanët duhet të “kapen për fjale”. Këtë në fakt ne si gazetarë e kemi punë. Të përcjellim politikanët kur shkelin fjalën e tyre të thënë publikisht, por në masë të duhur. Varësisht prej interesit publik, ne duhet t’u qëndrojmë pas për t’i kontrolluar dhe rikujtuar se çfarë kanë thënë e çfarë deklarojnë tani. Teksti që po recensojmë ka tentuar të

Qoftë ditën ose natën, nuk bëhet lajm pa asnjë burim

на 14. 06. 2016 | | mk
Tetova sot - Levizj besa diten me shqiptaret, naten me Zaevin
[Recension: “Lëvizja Besa ditën me shqiptarët, natën me Zaevin?!”] Një lajm profesional nuk duhet të ngrejë hamendje pa ia adresuar dikujt pyetjet, të cilat do t’ia qartësonin lexuesit më shumë gjendjen. Përndryshe, gjithçka që është mendim individual i autorit nuk ka vlerën e lajmit. Në këtë rast, pesha e atij mendimi është e njëjtë me peshën e mendimit të një personi të zakonshëm, mirëpo ka pasoja të tjera në opinion,

Burrështetasit “e gjorë” shumë punojnë!

на 13. 06. 2016 | | mk

[Recension: PUTINI I THA LLUKASHENKOS: Pak flej]

“Shastisje” me një “informatë” të parëndësishme dhe aspak interesante, më saktë, triviale, për publikun vendor. Çfarë kualiteti sjell teksti në të cilin flitet për takimin ndërmjet kryetarëve të Rusisë dhe të Bjellorusisë, ku njëri i është anuar tjetrit se pas flenka? Asnjë lloj!  Linku deri te artikulli origjinal: PUTINI I THA LLUKASHENKOS: Pak flej  Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016  Data e recensionit: 10.06.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski E PASTAJ PUTINI I THA LLUKASHENKOS….. Ç’është kjo, informatë ose shou realiteti i llojit “Kardashiani dhe miqtë”?! Putini i ka thënë Llukashenkos “pak flej”, e ky i ka thënë “kjo është keq“?! Punë e madhe. Ç’është këtu me rëndësi për publikun tonë, në këtë