Recensione

Tekst me kute të dyfishta

на 6. 02. 2017 | | mk

[Recension: Ivanovi përsëri do t’ia japë mandatin VMRO-DPMNE-së?]

Vazhdimi i sagës “Kujt do t’ia japë mandatin Ivanovi”. Në detin e shkrimeve për këtë temë, ky tekst na plason një hipokrizi të rrallë, duke i anashkaluar krejtësisht ndodhitë gjatë tre javëve të kaluara – kërkon nga LSDM-ja të tregojë se ka shumicë në Kuvend që ta fitojë mandatin për formimin e qeverisë. Me këtë rast, krejtësisht anashkalohet fakti se më 9 janar kryetari i vendit, pa dëshmi se ka mbështetje nga 61 deputet, mandatin ia dha Nikolla Gruevskit?!  Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi përsëri do t’ia japë mandatin VMRO-DPMNE-së? Data dhe koha e publikimit: 30.01.2017, 11:06 Data e recensionit: 31.01.2017 Recensues: Vlladimir Mirçeski   

INTERPRETIM I QËLLIMSHËM I KUSHTETUTËS

Në fakt,

Pohime tendencioze dhe të pabaza

на 6. 02. 2017 | | mk
[Recension: Sоrosi kontrollon 65% të euro-deputetëve suedezë] Në këtë përmbajtje mediatike ka shumë pohime të pabaza. Prandaj nuk mundemi t’i quajmë as infromata, për shkak se në fund del se nuk janë as të tilla. Të shkojmë me radhë që të jemi sistematikë në vlerësimin tonë: Теksti fillon me përfundim, të nxjerrë nga ndonjë hulumtime, se “euro-deputetët suedezë janë bashkëpunëtorët më lojalë të multimiliarderit Xhorxh Soroso”. Lëre që vetë teksti thotë se këto informata janë të vjetra disa muaj, pa e potencuar saktë se sa, por ato i përshkruan si – “intrigante.” Domethënë, dyshimi i parë në lidhje me këtë përmbajtje paraqitet kur do të bllafaqoheni me faktin se për këto pohime nuk ka burim. Nuk ka as link deri

Titull tendencioz i demantuar në tekst

на 6. 02. 2017 | | mk
[Recension: Vesel Memedi besnikërisht me Ali Ahmetin] Trendi i mospërputhjes së titullit me përmbajtjen e artikullit nuk ka të ndalur. Zakonisht, janë dy arsye se pse portalet “lozin” me titujt. E para është për të tërhequr lexues deri te artikulli brenda, por shpeshherë që në fjalinë e parë e vëren demantin e titullit. Dhe, e dyta, për ta sulmuar/akuzuar pa pasur bazë ndonjë person, e ku titulli e jep hapësirën

Informatë e mbështjellë me letër laramane shkëlqyese

на 3. 02. 2017 | | mk
[Recension: Deputetë të VMRO-DPMNE-së e lusin Zaevin të bëjë qeveri!] Integriteti i gazetarit është gjëja më e shenjtë që duhet ta ruajë dhe ta kultivojë profesionisti mediatik. Në këtë kuptim, që ta ruajë atë, nevojiten vetëm disa rregulla, praktikimi i të cilave nuk do të lejojë që gazetari i përgjegjshëm ta rrezikojë nderin profesional. Sprova ka shumë. Njëra nga rregullat më të rëndësishme është autenticiteti dhe vërtetësia e burimeve të cilave u referohet autori i përmbajtjeve mediatike. Në qoftë se dikush bën kompromis rreth këtij parimi, e sjell veten e tij në situatë që seriozisht të dëmtohet autoriteti i tij. Ka një thënie në botën e gazetarisë, e cila thotë: “Nëse nëna të thotë se të don, verifikoje!”. Ky ilustrim

Statusi i një kritikuesi s’mjafton as për lajm, e as si dëshmi për ‘tensione në BDI’!

на 3. 02. 2017 | | mk
[Recension: “Tensione në BDI”] Këtu është folur shpesh herë për fenomenin e publikimit të “lajmeve”, të inspiruara kryekëput nga ndonjë status në rrjetin social “Facebook”. E kemi thënë edhe atë që statuset individuale të përdoruesve të rrjeteve sociale nuk përbëjnë a-priori një lajm .  Por, kot. Tendenca e të bërit lajme në këtë mënyrë nuk ka të ndalur, përkundrazi, ajo po bëhet akoma më e theksuar. Pa dyshim që ky

Dezinformim me informata të paverifikuara

на 2. 02. 2017 | | mk

[Recension: Аliu e ka thirrë policinë cirk para ambasadës së SHBA-ve?]

Artikulli është spekulues dhe bazohet në informata të paverifikuara, që është në kundërshtim me standardet e gazetarisë. Nuk është respektuar forma gazetareske, e as gjuha. Titulli është senzacionalist dhe ka për qëllim të tërheqë lexues. Njëkohësisht ai është i paqartë dhe nuk ofron pasqyrë të qartë se për çka konkretisht shkruan teksti, ndërsa gabimet gjuhësore dhe mungesa e shenjave përkatëse të pikësimit shkakton huti edhe më të madhe. Linku deri te artikulli origjinal: Аliu e ka thirrë policinë cirk para ambasadës së SHBA-ve? Data dhe koha e publikimit: 27.01. 2017 Data e recensionit: 30.01.2017 Recensues: Dimitar Tanurov

SENZACIONALIZËM I PASTËR

Artikulli fillon me shënimin se lajmi është marrë nga

Statusi në Facebook nuk është lajm

на 2. 02. 2017 | | mk

[Recension: TI JE NJË EGO MANIAK: Gjithnjë e më e zëshme pakënaqësia e anëtarëve të vjetër të LSDM-së nga politikat e Zaevit]

Теksti që e recensojmë është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim ta diskreditojë partinë më të madhe opozitare në vend, duke thënë se anëtarët e vjetër partiakë, gjoja, paskan qenë shumë të pakënaqur me politikat e saj. Linku deri te artikulli origjinalTI JE NJË EGO MANIAK: Gjithnjë e më e zëshme pakënaqësia e anëtarëve të vjetër të LSDM-së nga politikat e Zaevit Data dhe koha e publikimit: 26.01.2017 Data e recensionit: 01.02.2017 Recensuese: Аna Anastasovska

VETËSHËRBIM NGA “FACEBOOK”-u

Problemi në këtë artikull është se i përgjithëson gjërat, ndërsa baza e tij, në fakt, është statusi

Informatë e papërpunuar dhe fotografi joadekuate

на 1. 02. 2017 | | mk

[Recension: Profeci  apokaliptike-vjen fundi i botës]

Ky publikim përbëhet nga informata paushalle dhe të papërpunuara, të cilat nuk ofrojnë ndonjë tërësi konkrete, ndërsa titulli senzacionalist shërben për tërheqjen e lexuesve. Linku deri te artikulli origjinal: Profeci  apokaliptike-vjen fundi i botës Data dhe koha e publikimit: 23.01. 2017 Data e recensionit: 28. 01. 2017 Recensues: Dimitar Tanurov

KU ËSHTË BËRË FOTOGRAFIA?

Titulli është senzacionalist dhe e tërheq vëmendjen. Edhe pse paralajmëron njëfarë shikimi joshkencor dhe të pakonfirmuar, i nxit lexuesit që të klikojnë, që sipas të gjitha gjasave edhe ka qenë ideja. Fotografia që përdoret, sipas disa informatave është bërë në Greqi, sipas disa të tjerëve – në Salento. Periudha kohore kur është bërë ajo dhe autori i fotografisë tani për

Gazetarët të jenë më të kujdesshëm ndaj parimeve, sesa ndaj politikës!

на 1. 02. 2017 | |
[Recension: “BDI më e kujdesshme për “parimet” me VMRO-në se sa për shqiptarët !!!”] Në periudha të krizës politike, hapësira mediatike bëhet edhe më kritike. Gjithkush shkruan gjithçka, varësisht prej asaj se me cilin subjekt i ka mendimet më të përafërta. Duket se kjo gjendje është shumë më e përhapur tek portalet sesa te televizionet, që sadopak e ruajnë gjakftohtësinë ndaj subjekteve politike, ndoshta edhe për shkak të ligjeve më

Edhe të jetë ministri “në gjumë”, gazetari s’duhet rënë “në kllapi”

на 1. 02. 2017 | | mk
[Recension: Kaos në shkolla, ministri Pishtar Lutfiu në gjumë, kërcënohet një drejtor shkolle] Një burim nuk mjafton për të përfunduar një artikull gazetaresk. Gazetarët profesionist gjithnjë u referohen të gjitha palëve të përfshira në një çështje, me qëllim që qasja e tyre të jetë gjithpërfshirëse, e paanshme dhe objektive. Parimi bazë i një lajmi është se titulli paralajmëron lexuesin për përmbajtjen e lajmit. Mirëpo, lajmi që po recensojmë nuk korrespondon