Recensione

Pamflet politik për njollosjen e Vanhatues

на 31. 03. 2016 | | mk

[Recension: Delegacioni i BE-së përsëri distancohet nga Van Haute]

Nga aeroplani shihet se qëllimi i vërtetë i tekstit që e recensojmë është të njolloset eksperti Van Haute, që nga ana tjetër, është në vijë me qëndrimet dhe veprimet e partisë në pushtet kur bëhet fjalë për negociatorin belg. Anshmëria politike e këtij publikimi tendencioz është i dukshëm nga konstruksioni i titullit, e deri te rreshti i fundit. Мateriali më shumë i ngjan pamfletit politik se sa produktit gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Delegacioni i BE-së përsëri distancohet nga Van Haute Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016, 18:16 Data e recensionit: 29.03.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

AKUZA TË PAKONFIRMUARA

Në artikull nuk ka dëshmi të vërtetë se Zyra e BE-së në

Artikull i spinuar me fokus të zhvendosur

на 30. 03. 2016 | | mk

[Recension: Fatime Fetai me porosi: Të gjithë që e shesin emrin do të mbrohen nga Katica Janeva dhe Zaevi]

Теkst sikur i ardhur nga një univers tjetër, me siguri nga ndonjë dimension tjetër paralel në të cilin dyshimet e një prokurorie pët tejkalimin policor të autorizimeve, përdorimin joadekuat të forcës dhe revanshizmin politik të funksionarëve të lartë shtetërorë-policorë për dikë nuk qëndrojnë për shkak të profilit të viktimës që karakterizohet si “tradhëtar i emrit”. Prandaj, është vlerësuar se porosia kryesore nga konferenca për shtyp e Prokurorisë speciale publike ku u zbardh procedura hetimore për lëndën “Tortura” – arrestimin e Ljube Boshkoskit para 5 vitesh, është se të gjithë që e kanë shitur emrin do të mbrohen nga Katica Janeva. Si

Verifikimi i lajmit – imperativ moral i gazetarisë

на 30. 03. 2016 | |
[Recension: Grupe të armatosura sonte janë parë në Tanushë] Informacioni me interes publik duhet të jetë i saktë dhe i verifikuar sa më shumë të jetë e mundur. Nëse i njëjti nuk mund të konfirmohet, në tekst duhet të bëhet e ditur se bëhet fjalë për informatë të pavërtetuar deri në fund, supozim apo spekulim. Linku deri te artikulli origjinal: “Grupe të armatosura sonte janë parë në Tanushë” Data dhe

‘Skenar sulmi’ pa dëshmi

на 30. 03. 2016 | | mk
[Recension: Janeva friksësohet të vjen në mbledhje, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i ka pregaditur skenar sulmi?!] Titulli i tekstit është provokues dhe shihet se ka për qëllim tërheqjen e sa më shumë klikimeve. Me të hyrë brenda në lajm, shohim se në brendi nuk ka asgjë nga paralajmërimi që është bërë në titull. Lajmi nuk shpjegon se çfarë sulmi dhe skenari kanë përgatitur deputetët e VMRO DPMNE-së ndaj Prokurores Speciale

Filani i tha filanit, e me thashetheme u bë lajmi

на 30. 03. 2016 | |
[Recension: Luhatje në BDI] Dikush i ka thënë dikujt, e ai dikush ia ka thënë dikujt tjetër, e ai dikush tjetër i ka treguar një personi të tretë dhe fjala ka ardhur deri tek gazetari. E kështu është shkruar lajmi. Kështu do të kisha përkufizuar këtë lajm në formë komenti që po e recensojmë. Përmbajtja rrëfen për një tentim të supozuar të kreut të BDI-së për të rikthyer anëtarët e

Kur klikimet “e vrasin” të vërtetën

на 30. 03. 2016 | | mk

[Recension: Koreja Veriore e sulmoi Korenë Jugore]

“Klikimet, ah këto klikimet, halle të mëdha (jo)gazetareske”….. Linku deri te artikulli origjinal : Koreja Veriore e sulmoi Korenë Jugore Data dhe koha e publikimit: 25.03.2016,  23:00 Data e recensionit: 27.03.2016 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

TITULL I PASAKTË

Manipulim, jo i rastësishëm, por me qëllim të qartë.. Plasohet një “lajm-bombë” në titull që nuk ka lidhje me situatën e vërtetë. Qëllimi ka qenë i qartë – duke “shitur” mjegull të mblidhen sa më shumë “klikime” për një informatë nga bota, e cila zakonisht nuk do të kishte shumë publik vendor. Prandaj, është keqpërdorur një ngjarje reale dhe prej saj është bërë cirk – është publikuar një lajm i pasaktë. Domethënë, Koreja Veriore nuk e

Titulli thotë një gjë, ndërsa teksti diçka tjetër

на 29. 03. 2016 | | mk

[Recension: VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe PDSH-ja i kanë vjedhur të dhënat për votuesit e kontestuar]

Problem kryesor me artikullin që nënshtrohet këtij recensioni është – titulli. Ai përmban një akuzë të drejtpërdrejtë dhe serioze ndaj VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së dhe ky pohim, pastaj në tekst nuk është mbështetur me fakte. Përkundrazi, në artikull është sqaruar se përfaqësuesit partiakë i kanë marrë nga KSHZ-ja CD-të me të dhënat për votuesit e kontestuar, pas formalisht kanë nënshkruar se i marrin ato, që nuk asocon se i kanë marrë në mënyrë joligjore, gjegjësisht se i kanë vjedhur. Prandaj, titulli mund të vlerësohet si i pavërtetë dhe si senzacionalizëm i panevojshëm. Problemi i dytë është se në artikull nuk është ofruar interpretim nga ndonjë burim

Kualiteti VS Kuantiteti

на 29. 03. 2016 | | mk
[Recension Ja çfarë u gjet në shtëpinë e Zahir Beqirit, i dyshuar për falsifikim dokumentesh] Euforia sa për të bërë lajm dhe për të fituar klikime po vret dalëngadalë gazetarinë. Disa prej mediave në Maqedoni as që e kanë të qartë se çfarë shkruajnë, pasi që i bashkangjiten turmës që kopjon lajmet e agjencive ose mediave të tjera dhe vetëm tentojnë të arrijnë kuantitet në dëm të kualitetit. Në këto

Dëshmitë flasin më shumë se gazetari!

на 29. 03. 2016 | | mk
[Recension: Priten drunjët në Çair, BDI “harton” ndërtesa] Gazetari duhet të shkruajë lajmin sikur është duke informuar veten e tij. Nuk do të kishte gjasa teorike dhe praktike që gazetari të bënte një artikull për të informuar veten, në mungesë të fakteve dhe dëshmive në lidhje me atë që shkruan. Atëherë, kur nuk mund t’ia bëjmë vetes një gjë të tillë, pse duhet që një qasje të tillë ta ushtrojmë

Bën akuza, ngjit etiketa dhe ja tekst!

на 29. 03. 2016 | | mk

[Recension: Vazhdon qëndrimi destruktiv i Janevës ndaj institucioneve të shtetit]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është i bazuar në spekulime dhe shërben vetëm për diskreditimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva. Artikulli është i njëanshëm, ka qasje manipuluese dhe i çon lexuesit në përfundime të gabuara. Linku deri te artikulli origjinal: Vazhdon qëndrimi destruktiv i Janevës ndaj institucioneve të shtetit Data dhe koha e publikimit: 24.о3.2016,  09:36 Data e recensionit: 28.03.2016 Recensuese: Simona Atanasova TEKST I NGARKUAR ME TENDENCIOZITEТ Para nesh kemi publikim joobjektiv në të cili akuzohet Janeva se nuk i respekton institucionet, se ka veprim partiak dhe se punon në kundërshtim me ligjin. Në fakt, i gjithë artikulli është një spekulim i madh për defokusimin e publikut