Recensione

Urrejtja ndëretnike si karrem për lexueshmëri

на 24. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Adhuruesi i Gruevskit sulmon Fatimen: Oj kafshë fol maqedonisht, përndryshe shko në Shqipëri”] Rëndësia e një informacioni të këtillë si ky është gjithmonë në pikëpyetje, për disa arsye të cilat do t’i elaborojmë. Në tekst është bërë gjeneralizim duke pasur në dorë vetëm një shembull, i cili, edhe si i tillë, nuk është dëshmi e mjaftueshme për të bërë përgjithësime. Të mos flasim për faktin që teksti shpërndan gjuhë

Pjellë mediatike e propagandës

на 24. 01. 2017 | | mk

[Recension: Mercenarët laramanë të Sorosit u nisën kundër Trampit njësoj sikurse në Maqedoni]

Thjesht është e pahijshme, e palejueshme, joprofesionale që një përmbajtje mediatike me pretendime të tilla siç implikon titulli i saj, në gjithë konstruksionin e saj të mos i referohet asnjë burimi. Prandaj, veprimi i tillë e bën tekstin që e recensojmë fryt të propagandës për përdorim të brendshëm, për përhapjen e dezinformatave shumë të qarta për atë se kush qëndron prapa protestave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë inaugurimit të kryetarit të ri, Donald Tramp. Pse? Për shkak se rregull elementar i gazetarisë, etike dhe profesionale, është që pohimet në tekstet gazetareske të mbështeten me burime të cilat do ta konfirmojnë ose së paku do të

“Dhunë” e fryrë

на 23. 01. 2017 | | mk
[Recension: Kaos në SHBA: Mercenarë të Sorosit e sulmuan policinë në inaugurimin e Trampit] Pothuajse në çdo fjali të kësaj përmbajtjeje mediatike ka probleme. Mirëpo, a bëhet fjalë për gabime, do të konstatojmë në fund të këtij recensioni. Prandaj, shkojmë me radhë. Nga teksti i publikuar në këtë portal, si dhe nga video-materiali, i cili qartazi ëstë burimi për krijimin e këtij produkti “gazetaresk”, nuk ka asnjë element deklaratë ose çfarëdo shenjë, simbol, e madje as indikacion, në bazë të të cilave protestat për të cilat shkruhet do të mund të identifikoheshin si aktivitet i “mercenarëve të Sorosit”. Madje edhe sikur ta marrim këtë term, “mercenarë të Sorosit”, si real, edhe pse ai abolutisht nuk ka asnjë lidhje reale me

Vlon lajmi – prej akuzave pa dëshmi!

на 23. 01. 2017 | |
[Recension: Vlojnë diplomat e bleme në BDI, i bien në dorë Endacakut] Gazetarët duhet të shkruajnë atë që mund ta dëshmojnë, e jo thjeshtë atë që e dinë por për të cilën nuk kanë prova. Çdo pretendim i gazetarit në një përmbajtje duhet të mbështetet në dëshmi dhe fakte relevante, me qëllim që lexuesi të jetë sa më i sigurt kur e lexon lajmin. Lajmi që po recensojmë është me

Gënjeshtër shokuese mbi një konflikt imagjinar

на 23. 01. 2017 | | mk
[Recension: “Tension në kufirin Kosovë – Serbi: Të shtëna armësh ndërmjet Xhandarmërisë Serbe dhe Policisë së Kosovës!”] Gjatë konflikteve të ndryshme në mbarë botën, kur dy e më tepër fuqi janë ndeshur njëra me tjetrën, mediat shpesh kanë ditur të shndërrohen në instrumente luftënxitëse. Sigurisht se kjo është tejet e dënueshme sa i përket profesionit tonë. Mirëpo, për fat të keq, kur  një interes etnik, fetar apo edhe ideologjik vjen

Artikull që gjykon në vend që të informojë

на 23. 01. 2017 | | mk

[Recension: SKANDALOZE: PSP-ja e amnestoi Zaevin për herë të dytë]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni publikut i prezanton një informatë se PSP-ja e ka tërhequr aktpadinë për rastin “Puç”-i, mirëpo në vend që ta transmetojë atë në mënyrë gazetareske, e spinon dhe e komenton atë. Linku deri te artikulli origjinal: SKANDALOZE: PSP-ja e amnestoi Zaevin për herë të dytë Data dhe koha e publikimit: 18.01.2017 Data e recensionit: 18.01.2017 Recensuese: Аna Anastasovska JOGAZETARIA FILLON QË NË TITULL Vetë titulli i artikullit është jashtë standardeve gazetareske, për shkak se komenton një vendim gjyqësor të Prokurorisë speciale publike, duke e vlerësuar atë si skandaloz. “Ashtu edhe siç pritej, Katica Janeva vazhdoi me sjelljen skandaloze dhe të turpshme, e cila nuk

Bujë për negociatorë e inspektorë, e asgjë konkrete në lajm

на 22. 01. 2017 | |
[Recension: “Negociatat për qeverinë do t`i udhëheqin inspektorët?”] Informacioni që publikohet e që nis me “spekulohet”, që në fillim sugjeron se nuk mund të jetë i besueshëm në tërësi dhe se duhet marrë me rezervë. Vetë fakti që është zgjedhur kjo fjalë për t’i paraprirë asaj që do të thuhet, flet për dyshimet me të cilat përballet vërtetimi i këtij informacioni. Të dhënat e tilla mund të jenë nga burime

Lajm nga “topi i kristaltë”, pa asnjë dëshmi

на 20. 01. 2017 | |
[Recension: “Të premten do të publikohen bisedat e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit me Grupin e Kumanovës”] Shpikin një lajm, i vënë një emër, dhe për më tepër, e quajnë dhe ekskluziv. Normal që do të jetë ekskluziv, se vetëm ti e ke, por problemi është se çfarë ke? Ka shumë raste kur lajme, të cilat nuk kanë lidhje me realitetin apo merren me parashikimin e ardhmërisë, po zënë hapësirat

Теkst në të cilin nuk dëshmi dhe mbështetje – por vetëm akuza

на 20. 01. 2017 | | mk
[Recension: Sorosi me taktikën “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” proteston edhe kundër Trampit] Теkst që është definicion për manipulim. Vepra gazetareske që i nënshtrohet kësaj analize transmeton një tekst nga një medie serbe, mirëpo atij teksti në mënyrë tendencioze ia shton një pjesë komentuese, me të cilën plotësisht e ndryshin rëndësinë e tekstit origjinal dhe e manipulon publikun. Artikulli fillon me tekst për protestat në SHBA që u zhvilluan disa ditë para inaugurimit të kryetarit të ri të zgjedhur amerikan, Donald Tramp. Теksti është marrë në mënyrë korrekte nga media serbe “Blic”, mirëpo korrektësia përfundon diku në gjysmë të tekstit. Gjysma tjetër është shtojcë e cila nuk ka asnjë lidhje me tekstin origjinal dhe është ngjitur për të bërë

Detyrim i gazetarit është e vërteta, jo hutimi i opinionit

на 19. 01. 2017 | |
Ngjarjet politike me shumë të panjohura që janë të ndjeshme e njëkohësisht në interes të publikut, duhet trajtuar me kujdes të veçantë. Çdo informacion shtesë mbi ngjarjen duhet të verifikohet në më shumë se dy burime të pavarur njëri prej tjetrit, para se të raportohet në media. Nuk duhet të harrohet detyrimi i gazetarit, e ky është që të synohet e vërteta. E vërteta duhet të jetë e qartë, e