verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Çdo njeri ka të drejtë për liri të mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë (2)

on 19 - 12 - 2016       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Архиепископ Охридски и Митрополит Скопски г.г. Јован VI. Фото: ПОА

Arqipeshkopi i Ohrit dhe Ipeshkv i Shkupit, z.z. Jovani VI. Foto: PОА

Liria e të menduarit, e ndërgjegjes dhe e fesë, paraqet të drejtë themelore të njeriut. Niveli i praktikimit dhe i mbrojtjes së saj paraqet një nga reperët për nivelin e demokracisë së një vendi. Në kushte kur ekzistojnë bashkësi dominate religjioze dhe lidhje qartë ndërmjet përkatësisë etnike dhe asaj fetare, mund të paraqiten deformime që vështirë identifikohen. Меdiet kanë mundësi t’i trajtojnë këto degormime dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në mendimin publik.

Shkruan: Prof. dr. Мirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

(Pjesën e parë të analizës mund ta gjeni këtu)

2. Vija e dytë e shkeljes

Linja e dytë e shkeljes së Kushtetutës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ka të bëjë me serinë e proceseve gjyqësore kundër Jovan/Zoran Vranishkovskit dhe një pjese të itharëve të POA.

Le përshtypje mungesa e interesit te mediet për kualifikimet të cilat me lehtësi i japin funksionarët e lartë shtetërorë. Për shembull, në А1оn është transmetuar deklarata e Ivo Kotevskit (në cilësi të zëvendës-ministrit për punë të brendshme) sipas të cilës:

Shoqata “Anastasia” nga f. Nizhepolë, Manastir, dhe me blerjen e pronës së patundshme në territorin e RM-së, e me qëllim që ta fshehin qarkullimin e parave të fituara në mënyrë kriminale dhe që ato t’i paraqesin para organeve shtetërore sikur janë nga burime-donacione legale, personat e denoncuar fizikë dhe personi juridik kanë kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepër e dënueshme”, që është paraparë me nenin 273 të KP të RM-së

Për veprën e përmendur (nëse kjo është kryer nga një grup njerëzish) në Kodin penal është parparë dënim prej së paku pesë vjet burg. Mirëpo, në përfundimin gjyqësor të rastit, të gjithë të akuzuarit (përveç Vranishkovskit) janë dënuar me kusht (që assesi nuk mund të jetë dënim për veprën që e përmendi para medieve zëvendës-ministri).

Меdiet e lëshuan mundësinë që ta parashtrojnë pyetjen për keqpërdorimin e mundshëm të detyrës nga ana e zëvendës-ministrit, i cili i lejoi vetes që ta shkelë parimin e supozimit të pafajësisë dhe ta zëvendësojë gjykatën, e cila është organi i vetëm kompetent për zbatimin e ligjit në përcaktimin e fajit dhe në përcaktimin e lartësisë së dënimit. Për një paraqitje të këtillë, zëvendës-ministri mund të përgjigjet (më së paku) për shpifje.

Në qoftë se аnalizohet komunikata e MPB-së për aksionin e realizuar në muajin maj të vitit 2012, mund të parashtrohet pyetja për titullin e aksionit. Në fakt, emërtimi i aksionit policor me ermin “Përçarësi” mund të nënkuptojë përdorimin e policisë për ndjekje në bazë të bindjes fetare. Me emërtimin e këtillë, jo vetëm që preket liria e bindje, dhe në kundërshtim me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut, pamundësohet ndryshimi i bindjes, por nxitet edhe një qëndrim armiqësor i publikut ndaj të dyshuarve dhe haptazi manifestohet mbështetje për një bashkësi fetare (KOM-in) në fjalorin e brendshëm të së cilës përdoret edhe termi përçarës”.

Si rezultat i emërtimit të këtillë, mediet që pastaj raportojnë për rastin gjyqësor e etiketojnë të dyshuarin (në vazhdim janë dhënë disa tituj karakteristikë):

…dhe e përhapin edhe më shumë animozitetin.

Shkelja e Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me ndarjen e bashkësive fetare nga shteti (edhe përkundër manifestimit të qartë të shkeljes së këtillë, si në veprimet dhe deklaratat e KOM-it, ashtu edhe në veprimin e organeve shtetërore), jo vetëm që nuk u përmend në medie, por, përkundrazi, edhe vetë mediet e mbështetën dhe e përhapën këtë shkelje. Për shembull, titujt:

…krijojnë përshtypje se Vranishkovski nuk gjendet në burg për shkak se e ka shkelur ligjin, por për shkak se i ka shkelur rregulat e një bashkësie fetare, dhe në bazë të kësaj, në qoftë se bashkësia fetare vendos që ta falë (sipas dispozitave të saj të brendshme) kjo automatikisht do të reflektohet edhe mbi dënimin e shqiptuar me burg.

Në deklaratat e përfaqësuesve kishtarë, madje shkohet edhe një hap më tutje dhe thuhet se:

Jovani duhet të lirohet, për shkak se me mbajtjen e tij në burg, KOM-i nuk fiton asgjë.

Në një numër shumë të vogël mediesh jepen informata në të cilat përmendet mundësia për interpretimin e këtij lloji të debateve si formë e përzierjes së bashkësive fetare dhe shtetit:

Në Sinodin e KOM-it, siç shkruan “Dnevnik”-u, ka mendime të ndryshme për atë se a duhet të falet Vranishkovski – disa mendojnë se duhet të mbetet në burg për shkak se ka bërë kriminalitet dhe kishta nuk mund të përzihet në punën e organeve gjyqësorre, ndërsa disa të tjerë mendojnë se “njolla të cilën kishat e tjera ortodokse ia përshkruajnë KOM-it duhet të hiqet”.

Për mediet kjo qartazi nuk paraqet asnjë sfidë për analizë të mëtutjeshme dhe për ta parashtruar pyetjen për ndarjen e bashkësive fetare nga shteti.

Televizioni NOVA është njëri nga mediet e rralla që e identifikoi lidhjen ndërmjet sjelljes së vendimit nga ana e Gjykatës së Apelit dhe iniciativave të KOM-it. Mirëpo, nën titullin “Rasti Vranishkovski: Shtyhet gjykimi derisa KOS-i pret përgjigje nga KOM-i“, nuk ka analizë që do ta sqaronte këtë lidhje.

3. Vija e tretë e shkeljes

Vija e tretë e shkeljes së Kushtetutës dhe e marrëveshjeve ndërkombëtare është instrumentalizimi i shtetit nga ana e KOM-it.

Në artikujt e një numri të madh të medieve mund të supozihet lidhja ndërmjet problemit me regjistrimin e KOO-së dhe procesev gjyqësore që u zhvilluan/zhvillohen kundër Jovan/Zoran Vranishkovskit edhe përkundër asaj se në titull ose madje edhe në vetë përmbajtjen e informacionit lidhja mohohet. Për shembull, në analizën e TV Sitel-it me titull “Vranishkovski nuk është çështje e KOM-it dhe e Sinodit, por e shtetit” nga njëra anë thuhet:

Pikërisht lirimi i tij këto ditë në publik lidhet me zgjidhjen e statusit të KOM-it, që sipas analistëve fetarë është zëvendësim i tezave. Liria e Vranishkovskit nuk do të sjellë autoqefalia, për shkak se ky problem është shumë më i thellë.

ndërsa nga ana tjetër:

Klekovski pret se Kryetari i shtetit, në një procedurë ligjore do të duhej ta nënshkruajë faljen e Vranishkovskit.

Мund të parashtrohet pyetja se pse kryteari do të duhje ta falë Vranishkovskin?Për shkak se gjykimi i tij nuk ka qenë i drejtë, apo për shkak se këtë e kërkon KOS-i apo KOM-i?

Pyetje të ngjashme mund të parashtrohen edhe në lidhje me analizën e bërë në të përditshmen Veçer, në të cilën, në mes tjerash, thuhet:

Në KOM, tani për tani, nuk e komentojnë zyrtarisht kërkesën më të re të Vranishkovskit për regjistrim, edhe jozyrtarisht thonë se emri i tillë, në fakt i zbulon të gjitha qëllimet politike të Vranishkovskit, e poashtu nuk e komentojnë thirrjen e KOS-it për ripërtrirje të bisedimeve.

Pse do të duhej KOM-i ta komentojë kërkesën për regjistrim të një bashkësie fetare? Pse KOM-i do të përzihej në atë që është procedurë shtetërore për regjistrim?

Pothuajse e pavërejtur mbeti deklarata e Valentina Bozhinovskës (kryetares së Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive fetare) sipas të cilës:

“shteti mund të inicojë procese të caktuara, në rastet kur nuk ka rezultate nga “diplomacia e pushtetit kishtar”: “Kontesti ndërmjet KOM-it dhe KOS-it, përveç asaj që është çështje kishtare, është edhe çështje e madhe politike, për të cilën do të nevojitet ndihmë nga politikanët”.

Kjo deklaratë e vërteton faktin e përzierjes së hapur të shtetit dhe të bashkësive fetare.

Ndoshta ajo që le më së shumti përshtypje është kjo përzierje e dy vijave të shkeljes në artikullin që është botuar në portalin Kajganа, ku është dhënë kronologjis e intervenimit që manifestohet në inicimin e njëpasnjëshëm të procedurave.

Madje dhe në informimin për vendimin e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut (që ka të bëjë me të drejtën për regjistrim të KOO-së), përmendet gjykimi i Vranishkovskit, që ka të bëjë me padinë për abuzim të parave dhe nuk ka (ose nuk do të duhej të ketë lidhje) me lirinë e bindjes. Për shembull, gazeta e përditshme “Slloboden peçat”, në artikulli me titull “KOO-ja patjetër të regjistrohet, Jovani të lirohet”, niset nga lidhja e supozuar ndërmjet mosregjistrimit të KOO-së dhe gjykimit të Vranishkovskit.

Liria e të menduarit, e ndërgjegjes dhe e fesë, paraqet të drejtë themelore të njeriut. Niveli i praktikimit dhe i mbrojtjes së saj paraqet një nga reperët për nivelin e demokracisë së një vendi. Në kushte kur ekzistojnë bashkësi dominate religjioze dhe lidhje qartë ndërmjet përkatësisë etnike dhe asaj fetare, mund të paraqiten deformime që vështirë identifikohen. Меdiet kanë mundësi t’i trajtojnë këto degormime dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në mendimin publik.

 (Fund)


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja