verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Cënimi i privatësisë pa dëshmi është shkelje ligjore dhe etike

on 28 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Ish-ministri i jashtëm maqedonas kapet ‘mat’ me sekretaren e tij]

Një tjetër recension për lajme pa asnjë burim, asnjë dëshmi.  Ky tekst ka njollosur emrin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski pa asnjë dëshmi konkrete për gjërat për të cilat akuzohet.

Ish ministri i jashtëm maqedonas kapet ‘mat’ me sekretaren e tij   Iliria News AgencyLinku deri te artikulli origjinal: Ish-ministri i jashtëm maqedonas kapet ‘mat’ me sekretaren e tij

Data dhe koha e publikimit: 19/09/2015

Data e recensionit: 21/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Deputeti i VMRO-DPMNE dhe ish-ministri i jashtëm Antonio Milloshoski kapet me sekretaren e tij, duke qenë në lidhje dashurie”pohon autori.

 Ky informacion rrezikon padinë për shpifje dhe prishje imazhi, që parashihet me nenin 6 të Ligjit për Përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje.

Për më tepër, informacioni është marrë nga një portal tjetër dhe është plasuar si i gatshëm pa vrarë mendjen për konfirmim. Gazetari profesionist fillimisht do të kishte kërkuar mënyrë për të vërtetuar informacionin e më pas do të kishte shkruar tekstin, por pa dhënë detaje që konsiderohen si komentin ose thashetheme, pasi që gazetaria nuk merret me thashetheme që dikujt mund ti kushtojnë harmoni familjare.

Sado që kemi mundësi si gazetarë të shkruajmë dhe flasim për personat me detyrë publike, gjithmonë duhet të bëhet një kufizim i asaj që mund dhe nuk mund të shkruhet, të mendohet tri herë dhe të konfirmohet tri herë e më pas të publikohet diçka që tangon direkt një individ.

Cënimi i privatësisë edhe ndaj personave publik apo privat, ka reperkusione si ligjore ashtu edhe etike, por mbi të gjitha botimet e pa verifikuara të kësaj natyre nuk janë pjesë e gazetarisë profesionale.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja