verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ç’ishte komenti i redaksisë?

on 22 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Praktika e integrimit të fakteve dhe mendimit na kthen në kohën mendësisë mediatike moniste – komentet duhet që me saktësi të ndahen në paragrafë dhe jo tezat dhe autorët e tyre të fshihen pas pretendimeve dhe deklaratave të burimeve.

Shkruan Biljana Iliq

Што беше тоа редакциски коментар?

Fotografia: Guudmorning!

Të ndash faktet nga mendimet është njëri nga standardet më të rëndësishme profesionale dhe etike të gazetarisë bashkëkohore, i cili në Maqedoni u miratua në vitin 1996, me paraqitjen  e gazetës së parë të përditshme të pavarur “Dnevnik”. Sigurisht, komente, pikëpamje, editoriale dhe shkrime të ngjashme të këtij zhanri (që në disa vende quhen edhe “analitike”), në shtypin maqedonas, televizione, radio botoheshin edhe para paraqitjes së “Dnevnik-ut”, por për herë të parë në këtë gazetë të përditshme filloi të zbatohet ndalesë e rreptë e “zbukurimit” me komente të lajmeve, raporteve dhe shkrimeve të tjera të a.q. zhanre informative, siç ishte praktikë e rëndomtë në botimet e NIP “Nova Makedonija”.  Për herë të parë komentet e redaksisë botoheshin në një hapësirë të vetme, të shoqëruara me ballinën e gazetës, si shenjë dalluese grafike, e cila e orientonte lexuesin se bëhet fjalë për mendimin e redaksisë.

Nevoja për një ndarje të tillë “fizike” të komenteve dhe editorialeve (mendimeve), nga faktet u imponua për shkak të informacioneve se lexuesit, shikuesit dhe dëgjuesit në parim u besojnë mediumeve (edhe pse ky besim nga viti në vit zvogëlohet) dhe për shkak se ata shpesh nuk e parashtrojnë pyetjen se “kush e thotë” atë që e lexojnë.  Bile edhe sot, në kushte të bumit mediatik dhe zhvillimit marramendës të internet mediave, shumë lexues me lehtësi i pranojnë “të vërtetat” që plasohen në mediume, pa mos u angazhuar shumë  me pyetjen se kush e thotë dhe pse. Kështu, në rast se e pyesni ndonjë shikues të televizioneve se nga kush e ka kuptuar lajmin që është duke e interpretuar, përgjigjet më të shpeshta, qo do t’i merrni, janë si në vijim: “E thanë në televizion”; “lexova në gazetë”; “e pash në internet”… Ngatërrimi i fakteve me mendimet krijon mundësi për manipulime të mëdha dhe serioze.

Ndoshta, ky është edhe shkaku që kohëve të fundit gjithnjë e më shpesh e hasim praktikën e integrimit të elementeve të komentimit në shkrimet të a.q zhanre të informimit. Teksti i agjencisë Netpres me titull” FMN-ja i ’zbuloi’ gënjeshtrat e LSDM-së për bankrotim të Maqedonisë” [recension] nuk është as i ndarë në paragrafë e as nuk përmban shenja të tjera (nënshkrim personal të autorit, për shembull), nëpërmjet të cilave mund të dalim me përfundim se ka pretendime analitike dhe komentuese. Shkrimi thirret në dy burime (shefja e misionit të FMN-së në Maqedoni dhe ministri i financave), por autori është përpjekur, që vlerësimet pozitive të misionit të FMN-së për parametrat makroekonomike t’i shfaq si dëshmi se vlerësimet e opozitës me këtë “janë përgënjeshtruar” dhe se:

„Kjo dëshmon se bllokimi i buxhetit, trazirat dhe skenat e pakëndshme në Kuvend të 24 dhjetorit vitin e kaluar, bllokada me muaj e rrugëve dhe maltretimi i qytetarëve kanë qenë të panevojshme dhe se kanë qenë vetëm mbulesë e përpjekjeve të LSDM-së, që nëpërmjet përhapjes së frikës për falimentim të vendit të vijnë në pushtet dhe të fitojnë pika politike”.

Duket shumë qartë qëllimi i autorit që tezat e tij – që padyshim janë të pakontestueshme – të integrohen në pjesën e raportuese të shkrimit, i cili, sërish mbështetet në burime zyrtare dhe relevante.

Kjo na çon në përfundimin e arsyeshëm se integrimi i mendimit të autorit me faktet dhe pretendimet, që plasohen dhe mbështeten me burime paraqet një teknikë të paramenduar që të forcohet të bindurit dhe besueshmëria e spineve dhe komenteve që plasohen. Nisur nga kjo nënshkrimi i komentit, që dikur mendohej si i besueshëm bëhet jo vetëm i parëndësishëm, por edhe “i rrezikshëm” për besueshmërinë e komentit – lexuesi më shumë u beson burimeve dhe portalit si tërësi sesa ndonjë autori anonim, të cilin nuk e njeh si autor.

 

Megjithatë, mënyra agresive se si komentohet dhe agresiviteti që shfaqet bile edhe në tituj dhe titra, ku pa kompromis imponohen elementet komentuese si një lloje “udhëzuesi për lexim” të tekstit, e zbulon qëllimin e autorëve. Shembuj karakteristik janë shkrimet, nëpërmjet të cilëve kohëve të fundit udhëhiqej fushatë e zezë kundër kryetarit të ri të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski. Shkrimi në “Kurir” me titull “Zhernovski në vend me projekte, mandatin e filloi me destruksione dhe bllokada” [recension], duke përdorur një metodë të vjetër, është vendosur paragrafi vijues me titull dhe tekst përshkrues, të cilët lexuesit nuk i japin mundësi vetë të mendoj dhe të del me përfundim:

„Në vend të projekteve, programit dhe ideve që do të ishin në funksion të përmirësimit të jetës së banorëve të komunës, Zhernovski po merret me hakmarrje, paralajmërime për prishje të ndërtimeve, largimin e punëtorëve dhe shkatërrime”.

Shumë shpesh komentet shoqërohen edhe me elemente të dukshme të diskreditimit të personalitetit, kur plasohen edhe ofendime të drejtpërdrejta. Në komentin pa paragrafë dhe të pa nënshkruar për Zhernovskin, për shembull, thuhet se ai “dëshiron të bëhet Branko Crvenkovski i vogël”. Në njërin koment tjetër [recension], në të cilin portali i njëjtë i zbulon “punësimet partiake” në Qendër, diskreditohen disa persona nëpërmjet pohimit se:

„Zhernovski filloi t’ju japë honorare “përrallore” personave që bënin manipulime të porositura nga ai gjatë kohës së fushatës dhe që ia kanë kryer punët e pista”.

Nuk do të donim që mënyra e komentimit të “fshehur”, përkatësisht praktika e integrimit të fakteve dhe mendimit, e cila mbizotëron në mediumet proqeveritare është e pranishme vetëm atje. Përkundrazi, bëhet fjalë për një praktikë, që është e pranishme kudo dhe sipas mendimit tonë, e ka origjinën nga praktika e keqe e televizioneve, hyrjeve të emisioneve informative të cilat karakterizohen nga theksimi i ngjyrimeve komentuese.

Shembull i tillë është shkrimi i shkurtër në ueb faqen Lokalno, me titull “Оravi ka qenë këtu, ka kërkuar zbatim të marrëveshjes së 1 marsit” [recension], në të cilin autori e shfaq nevojën e domosdoshme për t’i komentuar aktivitetet, përkatësisht indolencën e euro-ambasadorit Aivo Orav. Kjo, natyrisht nuk do të ishte kontestuese, nëse ueb-faqja do të kishte ndonjë koment në këtë temë. Në vend të kësaj, në tekstin ku plasohet një deklaratë banale të euro-ambasadorit, autori bënë spin gjoja se ai ka munguar në jetën politike dhe lidhur me këtë temë plason disa vërejtje cinike.

Ky artikull i shkurtër na e kujtoi edhe një praktik tjetër, tashmë të harruar të gazetarisë televizive- përdorimin e “l” formës së foljes për komente. Format kallëzuese “ka qenë” dhe “ka kërkuar zbatimin e ” janë menduar për të krijuar një distancë cinike dhe mosbesim lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur (në qoftë se, ai ishte këtu!). Kjo teknikë është po aq e rrezikshme sa edhe shtrembërimi i të vërtetës, si në teksti për gjykatësit kushtetues dhe për regjistrin për pedofilë, [rеcension] të cilin e botoi portali Republika, në të cilin plasohet një spin ofendues dhe diskreditues gjoja se gjyqtarët kushtetues “i mbrojnë pedofilët” dhe pastaj përmenden me emra.

Rekomandimi përfundimtar që mund të nxirret nga kjo analizë është nevoja që mediumet dhe në veçanti ata të a.q. bashkësia e mediumeve të reja, të mundohen ta bëjnë hapin e njëjtë, të cilin e bëri “Dnevnik-u” në mesin e viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar – komentet duhet me saktësi të ndahen në paragrafë, në mënyrën e tillë që lexuesve qartë tu bëhet me dije se bëhet fjalë për komente autoriale (preferohet që ata të nënshkruhen), pas së cilëve qëndron redaksia. Preferohet që të botohen edhe mendime të pa cenzuruara të faktorëve të jashtëm (komentet e popullarizuara), por edhe ata duhet të ndahen në paragrafë, kurse redaksia, nëse ka nevojë, me kushte të përgjithshme (disclamer), ta përcaktoj raportin e saj ndaj këtyre formave. “Utrinski Vesnik”, për shembull, publikon, ndoshta vërejtje shumë të gjatë (disclamer), në të cilën thuhet:

„Jo çdoherë pajtohemi me qëndrimet që i shfaqin komentuesit tanë, posaçërisht kur bëhet fjalë për diskualifikimet personale, etiketimet pa bazë dhe shtrembërimin e konteksteve me qëllim të dëmtohen persona të tjerë në cilindo sferë”.

Praktika e integrimit të fakteve dhe mendimeve na kthen në kohën e monizmit mediatik.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja