Çizme gome, lopata dhe kamera!
Published in Recensione
on 26 - 08 - 2016 Author: Владимир Мирчески[Recension: FOTO: Тrajanovski ditë e natë në terren u ndihmon të dëmtuarve në vërshime]
Теkst-reklamë, i cili pa pikë turpi është plasuar si informatë e rëndësishme për publikun, edhe pse në fakt bëhet fjalë për diçka që është e rëndësishme vetëm për marketingun partiak, e jo edhe për publikun.
“Gjithçka mund të jetë lajm, mirëpo jo gjithçka është e rëndësishme për ta pasur vlerën e lajmit. Gazetaria është prcoes në të cilin raportues përdor verifikimin dhe tregimin që ngjarje ta ketë rëndësinë e lajmit”, American press institute.
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Тrajanovski ditë e natë në terren u ndihmon të dëmtuarve në vërshime
Data dhe koha e publikimit: 14.08.2016, 12:16
Data e recensionit: 16.08.2016
Recensues: Vlladimir Mirçeski
TEKST REKLAMUES
Nuk ndalet spiralja e teksteve nga qendra partiake e komunikimeve, e cila me gjasë punon në tre ndërrime që publikut t’i tregjë se pushteti punon dhe mendon për të dëmtuarit në vërshimet në rrethinën e Shkupit, e me këtë rast të mos përmendet as “p” nga përgjegjësia për humbjet e shkaktuara, edhe njerëzore edhe materiale. Si në shirit fabrike prodhohen artikujt për përpjekjet “mbinjerëzore” edhe të shefit partiak, edhe të ministrave, dhe gjithsesi, të kryetarit të Shkupit. “Bombardimi” i lexuesve për aktivitetet e përditshme të politikanëve nga radhët e partisë në pushtet është me “karakter-tepisoni”, në mënyrë të detajuar dhe të vazhdueshme. Doza është përforcuar – Gruevski për mëngjes dhe për darkë, për drekë Todorovi dhe Spasovi, ndërsa për uzhinë Тrajanovski. Dhe kështu vijmë deri te seria e “artikujve të zhveshur” pa asnjë peshë informative, me përjashtim për tablon partiake, se si ditë e natë rrotullohen nëpër televizione dhe portale.
Edhe ky tekst është njëri prej tyre, nëse mund të quhet i tillë. Kemi foto-kolazh nga babai i qytetit në çizme deri në gjunjë se si ndihmon në vendet e vërshuara, të cilit vetëm i është “ngjitur” një titull, dhe besoni, as më shumë e as më pak, vetëm dy fjali:
“Kryetari Shkupit Koce Trajanovski vazhdimisht është në terren ku u ndihmon banorëve të ballafaqohen me pasojat e stuhisë. Trajanovski sot në mëngjes ishte në terren në rrugën “Spiro Cërne” dhe “Tomas Mincer” në lagjen Çento”.
E çka se ka qenë? A mbulohet me punën e tij, besoj se ka qenë i sinqertë, e jo i kurdisur, dështimi i shërbimeve të qytetit? A thua paraqitja e tij e shkurtë, herë në një vend, e herë në një vend tjetër, para “kamerave”, të cilat “rastësisht” janë gjetur në vendin e ngjarjes, me të vërtetë ka bërë ndryshim për banorët, me të vërtetë ua ka lehtësuar hallin? Vështirë. Ka më shumë gjasa që fitim më të madh të ketë imazhi i kryetarit të komunës, se sa njerëzit e pafat. Në fakt, nëse dëshiron Trajanovski mund të ndihmojë pa pompë mediatike, ashtu siç e bëjnë këtë qindra vullnetarë. Mirëpo, atëherë nuk do të kishte stof për produktet e këtilla propaganduese, të cilat nuk udhëhiqen nga ajo se cila informatë me të vërtetë ka pesh dhe meriton të plasohet si lajm, por nga norma e përcaktuar për “realizim”, ku kriter kryesor është kuantiteti.
Prandaj, ngopja e përditshme e publikut me atë se ku është paraqitur kryetari i komunës më nuk është lajm, por strategji për marketing për përmirësimin e rejtingut, thua se bëhet fjalë për zgjedhje, e jo për tragjedi. Apo megjithatë, bëhet fjalë për zgjedhje?
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
fotografi
jozyrtare
më tepër burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike,
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
lavdërues
kreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
për marketing politik
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e