verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Çka mund të bëjë ose çka nuk mund të bëjë Avokati i popullit

on 23 - 02 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Иџет Мемети (втор од лево), Народен правобранител на РМ - работилница за осработка со медиумите. Фото: ombudsman.mk, 2014
Ixhet Memeti (i dyti nga e majta), Avokаt i popullit i RM-së – Punëtoria për bashkëpunim me mediat. Foto: ombudsman.mk, 2014

 

Politikanët, funksionarët e lartë në pushtet, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore duan të japin deklarata. Deklarata paraqet një përmbledhje informatash të përgatitura paraprakisht, të cilat dëshiron t’i japë ai që e jep deklaratën, të cilat janë përpiluar në një mënyrë të caktuar dhe japin një porosi të caktuar.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejta e njeriut

 

Gazetarët në Republikën e Maqedonisë shumë shpesh informimin e gjithëmbarshëm të publikut e bazojnë në deklaratat e dhënaa nga politikanët, funksionarët e lartë në pushtet dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore.

Marrja e deklaratës dhe përcjellja e asaj deklarate, më shpesh nuk mjafton për inforim adekuat dhe të plotë të qytetarëve, ndërsa në raste të caktuara deklarata e transmetuar pa analizl të mëtutjeshme mund të shkaktojë dezinformim të qytetarëve.

Mënyra më e lehtë për analizë të deklaratave të politikanëve dhe të funksionarëve të lartë në pushtet është vënia e deklaratës së dhënë në kontekst të mandatit të caktuar me ligj, gjegjësisht të kompetencave që i ka institucioni të cilin e përfaqëson politikani konkret ose funksionari i lartë i pushtetit.

Vetëm si shembullm, mund të merret deklarata e Avokatit të popullit në lidhje me publikimet e materialeve që pretendohet se janë marrë nga përgjimi i një numri të madh të qytetarëve nga ana e pushtetit, e të cilën e transmetuarn një numër i madh mediash:

“Për informatat se janë përgjuar një numër i madh qytetarësh, dhe sa i përket asaj që u shfaq publikisht, shpreh brengosje të thellë dhe e dënoj këtë shkelje të vrazhdë të lirive dhe të drejtave të njeriut pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për persona publikë ose për njerëz të tjerë…

Nuk e di se a mund të thuhet se në Maqedoni ekziston e drejta e privatësisë dhe siguria juridike e qytetarëve…

Institucionet duhet të reagojnë shpjet dhe në mënyrë efikase. Gjithçka tjetër le hapërisë për dyshime të llojllojshme, për mosbesim te institucionet, etj., thotë Memeti.

Më tetj, Avokati i Popullit:

“…аpelon deri te qytetarët, deri te ata që janë involvuar dhe te institucionet të mos tallen, për shkak se bëhet fjalë për dukuri serioze.

Bëhet fjalë për shkelje të vrazhdë të njërës nga të drejtat fundamentale të njeriut, dhe unë si Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë e dënoj me ashpërsi këtë dukuri, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për inçizim ose përgjim të personaliteteve publike ose njerëzve të tjerë. Kjo dukuri, besoni, do të lë pasoja shumë të rënda edhe për qytetarët, mirëpo edhe për shoqërinë tonë, dhe është tmerruese, thënë thjeshtë. Ftoj si Avokat i popullit për arsye, tha Memeti.”

Në të njëjtën kohë, Avokati i popullit distancohet nga çdo lloj i mundshëm i aktivitetit nga ana e tij

Avokati i popullit sa i përket dukurive të përgjithshme, përveç që mund ta shprehë brengosjen e tij sa i përket shkeljeve të të drejtave dhe të аpelojë që të respektohen rregullat dhe dispozitat etj., nuk mund të bëjë diçka tjetër. Mund të nisë procedurë, nëse ndonjë person kërkon mbrojtje prej tij, thotë Memeti.”

Gazetarët nuk e vënduan këtë deklaratë në kontekstin e kompetencave ligjore të Avokatit të popullit dhe e lëshuan mundësinë që të parashtrojnë disa pyetje kyçe:

  • A mjafton që Avokati i popullit ë shprehë brengosje për shkak të situatës ku ka indikacione të mëdha se bëhet fjalë për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo, duhet edhe ai të ndërmarrë diçka?
  • Përveç apelimit deri te organet shtetërore që të veprojnë në mënyrë adekuate, a ka Avokati i popullit në dispozicion edhe mjete të tjera (për shmebull: ngritjen e procedurës me iniciativë të tij, sipas nenit 13 dhe nenit 21 të Ligjit për Avokatin e popullit)?
  • A mund të merret Avokati i popullit me kryerjen e papërgjegjshme të detyrave nga shërbimet gjyqësore (në përputhje me kompetencat e dhëna në nenin 12 të Ligjit për Avоkatin e popullit)?
  • A e ka shfrytëzuar Avokati i popullit mundësinë për të kërkuar sqarim dhe informata, a ka ftuar në bisedë persona të zgjedhur apo të emëruar, persona zyrtarë ose persona të tjerë prej të cilët mund të marrë informata të mëtutjeshme (në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Avоkatin e popullit)?
  • A ka kërkuar Avokati i popullit bisedë personale me kryetarin e Kuvendit, të Qeverisë, me ministreshën për punë të brendshme, me drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim të Republikës së Maqedonisë (në përputhje me nenin 26 të Ligjit për Avоkatin e popullit)?
  • A ka dërguar Avokati i popullit mendim, rekomandim, iniciativë, kritikë të tijën deri te organet e involvuara shtetorëre me çka do ta nxiste veprimin përkatës (në përputhje me nenin 28 të Ligjit për Avоkatin e popullit)?
  • A ka ndërmend Avokati i popullit ta përdorë kompetencën e tij në përputhje me nenin 32 të Ligjit për Avоkatin e popullit?

Bie në sy se madje edhe në intervistën e zgjeruar të bërë nga ana e REL-it (ku gazetari mund të parashtroj një numër më të madh pyetjesh edhe atë shumë konkrete), nuk është parashtruar asnjëra nga këto.

Në këtë mënyrë qytetarët marrin informatë të gabuar se ajo është gjithçka që mund të bëjë Avokati i popullit (t’i vijë keq, të apelojë dhe të jetë i brengosur). Mirëpo, kjo nuk është informatë e saktë.

Më gjerë, mungesa e këtij lloji të pyetjeve gjatë marrjes dhe gjatë transmetimit të deklaratave të politikanëve dhe të funksionarëve të lartë të pushtetit (e veçanërisht përfaqësuesve të institucioneve që kanë mandat t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut atëherë kur shkelës i këtyre të drejtave dhe lirive është shteti), nuk e jep fotografinë e vërtetë për raportet në një shoqëri demokratike dhe veglat që i janë në dispozicion të qytetarëve në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre.

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja