verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Çmimi i BE-së për gazetarinë hulumtuese. Konkurroni!

on 25 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

EU_Award_za-mimTë gjithë gazetarët të cilët në vitin 2014 kanë përgatitur dhe kanë publikuar storje hulumtuese për keqpërdorimin e fuqisë dhe shkeljen e të drejtave themelore, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend, mund të paraqiten në konkursin për Çmimin e Bashkimi Evropian për gazetarinë hulumtuese, që do të jetë i hapur deri më 23 prill 2015. Çmimi është krijuar nga Komisioni Evropian, më konkretisht nga Drejtoria për zgjerim, në përputhje me Strategjinë për zgjerim të BE-së, e cila e ka identifikuar nevojën për të siguruar liri të të shprehurit në media dhe nevojën për përkrahjen e gazetarisë hulumtuese gjatë ndjekjes së procesit të reformave.

Qëllimi i shpërblimit është t’i potencojë dhe t’i promovojë arritjet e shkëlqyeshme të gazetarëve hulumtues dhe ta përmirësojë dukshmërinë e gazetarisë kualitative hulumtuese në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi.

Çmimi do të ndahet një herë në vit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi në tre vitet e ardhshme, gjegjësisht për storjet hulumtuese që do të publikohen në vitin 2014, 2015 dhe 2016. Fondi vjetor i çmimit për çdo vend është 10.000 еuro. Në çdo vend do të shpërblehen prej një deri në tre storje hulumtuese, ndërsa çmimet individuale do të jenë prej 3.000 deri në 5.000 еuro.

Procesin e zgjedhjes së çmimit e administron një partneritet organizatash të koordinuara nga Instituti i Paqes në Lubjanë. Insititutio maqedonas për mediat, si anëtar i partneritetit, do t’i koordinojë aktivitetet që kanë të bëjnë me konkursin në Maqedoni.

Afati i fundit për paraqitje është 23 prill 2015.

Për më tepër informata në lidhje me çmimin: eunagrada@mim.org.mk.

Abonohuni për lajmet më të reja