“Copy paste”, shkelje e kodit të gazetarëve
Published in Recensione
on 10 - 09 - 2015 Author: Xhenis Sulimani[Recension: Tahiri: Degradime në media, si nga politika ashtu edhe nga vetë profesioni]
Është e papranueshme që gazetari të botojë punën e të tjerëve si të veten. Është abuzim me të drejtën e autorit nëse botohet produkti gazetaresk pa referencë ku nuk potencohet autorësia. Kjo është edhe në kundërshtim me kodin e gazetarëve.
Linku deri te artikulli origjinal: Tahiri: Degradime në media, si nga politika ashtu edhe nga vetë profesioni
Data dhe koha e publikimit: 08.09.2015
Data e recensionit: 10.09.2015
Recensent: Xhenis Sulimani
Lajmi që po e recensojmë është shembull ku një medie nuk citon medien prej nga ka marr intervistën e botuar. Intervista është “copy paste” e marrë nga një medie tjetër.
“Ju sjellim intervistën me Sefer Tahirin, Doktor i shkencave të komunikimit, analist i medias dhe profesor në Fakultetin e Komunikimit në UEJL.” Kështu shkruan në pjesën hyrëse dhe vazhdon intervista.
Intervista është dhënë ekskluzivisht për “verifikimiifakteve.mk” por një gjë e tillë nuk është shënuar në tekstin që po e recensojmë. Mosrespektimi i të drejtave autoriale në gazetari cilësohet si shkelje e rëndë e rregullave të etikës.
Plagjiatura është e papranueshme. Gazetari është i obliguar të citojë medien që ka ekskluzivitetin e ndonjë informacioni të caktuar, por edhe të pyet autorin në rast se pëlqen që produkti i tij të botohet edhe në medie tjera.
Sipas nenit 12 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë: “Plagjiatura është e papranueshme. Citatet nuk guxon të shfrytëzohen pa mos e theksuar burimin ose autorin.”
Ironia më e madhe është se intervista flet pikërisht për kulturën në media “copy paste”, ku ajo dënohet, dhe kjo intervistë merret në të njëjtën mënyrë!
Intervista është përcjellë pjesërisht ose e plotë edhe nga media të tjera, por duke e atribuar atë gabimisht. Intervista është produkt i verifikimiifakteve.mk dhe jo portalb.mk.
Portalb.mk përcjell rregullisht tekstet e verifikimiifakteve.mk, dhe ngatërresa vjen mbase se ky portal nuk saktëson qartë se nuk janë tekste të redaksisë së saj.
Rasti me intervistën e Sefer Tahirit tregon mungesën e etikës dhe kolegjialitetit. Sigurisht që intervistat dhe pjesë të saj mund dhe duhet të përcillen edhe nga medie të tjera, aq më shumë kur ngjallin debat dhe interes. Kjo praktikë zbatohet edhe nga mediet më të njohura ndërkombëtare, por gjithnjë duke e atribuar saktë veprën origjinale.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
EXTENSIVENESS
nuk ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
kreativ
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e