verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Deklaratat e politikanëve komentohen

on 27 - 03 - 2013       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Vazhdim i “Kur gazetarët nuk pyesin, rrena shumë shpejtë bëhet e vërtetë“.

1. Deklaratat e politikanëve mund të mos kenë pika të përbashkëta me realitetin
Shumë shpesh mediumet thjesht vetëm përcjellin deklarata të përfaqësuesve të pushtetit ose të partive politikke pa mos parashtruar pyetje që kanë të bëjnë me realitetin e asaj që deklarohet, ku bazohet deklarata dhe realizueshmëria e saj.
Për shembull në informatën me titull: “RDM: llogari më të ulëta të rrymës prej 50% deri në 80” mungojnë pyetje për atë se:
• Sa është kjo në përputhje me rregullat e Komisionit rregullator për energjetikë?
• A është kontakuar EVN-ja?
• Prej ku do të vinin mjetet për subvencione të këtilla kur pjesa më e madhe e komunave nuk kanë mjete të mjaftueshme as për harxhime elementare?
• Në bazë të cilit elaborat është arritur deri te shuma e kursimit prej 50%-80%?
Këtu veçanërisht duhet të përmendet mungesa e pyetjeve që kanë të bëjnë me deklaratat pozitive të përfaqësuesve të pushtetit. Për shembull, në artikullin “Мaqedonia me nivel më të ulët të papunësisë, e kjo është nga tranzicioni i Brankos” gazetari nuk tregon asnjë dyshim në deklaratën e pushtetit dhe nuk parashtron pyetje me të cilat do të shqyrtohej vërtetësia e deklaratës se papunësia me të vërtetë është zvogëluar. Gazetarët nuk parashtrojnë pyetje për atë se:
• A duhet të krenohemi me arritje që është në nivelin e papunësisë të vitit 2001?
• Në çfarë mënyre është zvogëluar papunësia?
• A e pason zvogëlimin e papunësisë rritja e përqindjes së të punësuarve?
• Nëse njerëzit nuk janë punësuar në mënyrë legale, atëherë ku janë njerëzit që më parë kanë qenë pjesë e numrit të përgjithshëm të të papunësuarve?

2. Deklaratat e politikanëve mund të jenë në kundërshtim me ligjet
Mediumet nuk parashtrojnë pyetje që kanë të bëjnë me zgjidhjet ligjore me të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të lidhur me veprimet që janë temë e informatës konkrete.
Në rastin me titull “Senati i Universitetit ‘Shën Apostoll Pavle’ do të ankohet për vendimin e Inspektoratit shtetëror të arsimit” gazetarët nuk parashtrojnë pyetje për atë se:
• Cili është problemi që e ka konstatuar Senati?
• Cila ka qenë procedura dhe a ka qenë ajo ligjore?
• Cili është problemi që e ka konstatuar inspektorati?
• A është respektuar procedura ligjore gjatë veprimit të inspektoratit?
Gazetarët në artikujt ose kontributet nuk insistojnë të fitojnë përgjigje në pyetjet që kanë të bëjnë me dispozitat ligjore që paraqesin element thelbësor të informatës konkretet. Për shembull, në informatën me titull “Akuzime për fushatë të filluar para kohe” ku element thelbësor i lajmit është akuza për shkeljen e ligjeve, gazetari nuk parashtron asnjë pyetje për atë se:
• A janë shkelur ligjet me të vërtetë ose jo?
• Në qoftë se janë shkelur, kush është dashur të reagojë dhe në çfarë mënyre?
• Në qoftë se nuk janë shkelur, cila është përgjegjësia për akuzën e rrejshme?

3. Gjithmonë duhet të pyetet edhe pala tjetër
Mediumet shpesh vetëm përcjellin ndonjë deklaratë e cila në vete përmban akuzë për ndonjë palë kundërshtuese pa mos e pyetur atë palë se ku e bazon atë deklaratë. Nuk bëhet fjalë vetëm për marrje të deklaratës nga pala tjetër ku nuk do të jepet përgjigje për pretendimet e dhëna më parë, por për parashtrim të pyetjeve që janë nxjerrë nga deklarata e parë. Pyetje nëpërmjet të të cilave do të konfrontohen të dyja palët dhe do të detyrohen për pretendimte konkrete të “palë tjetër”.
Për shembull në informatën me titull “(FOTO) LSDM-ja e Strumicës: VMRO-DPMNE në mënyrë të paturpshme dhe arogante i injoron ligjet”, gazetari as që përpiqet t’i parashtrojë pyetjet e inicuara nga pala tjetrë. Përcjellja e thjeshtë e deklaratave ku mohohet ajo që është thënë dhe ajo shpallet si gënjeshtër, assesi nuk është informatë e vërtetë që kërkon argumente dhe dëshmi për deklaratat e thëna.
Madje edhe në shumë analiza të tjera mediale të ndonjë çështjeje, si për shembull në artikujt:
• “A mund me të vërtetë Maqedonia të gasifikohet
• “Vizatohet rruga e Maqedonisë drejt ‘Aksit jugor’”
• “Në fazë përfundimtare marrëveshja për kyçjen e Maqedonisë drejt ‘Aksit jugor’
Mungojnë pyetje provokative si për shembull për aftësinë ekonomike të komunave t’u përgjigjen kërkesave të reja dhe përsëri, për suksesin objektiv në sigurimin e zgjidhjes më të mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Ka gazetarë që pyesin. Rrallë, por janë këtu. Vetëm si shmebull, një freskim i shkëlqyeshëm në gjendjen e gazetarisë që nuk pyet, paraqet përpjekja hulumtuese sa i përket Shkupit 2014. Një pikë uji në det, por edhe tregues i qartë se ka gazetarë që dijnë edhe ndryshe. Dhe munden. Dhe kanë guxim të bollshëm.

________________________________________
Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja