verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Deklaratë e nxjerrë nga konteksti

on 29 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

infomax

 [Recension: MBYLLEN SHKOLLAT “JAHJA KEMAL”: Маqedonia do t’u përgjigjet kërkesave të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ankara!]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize, me të madje spekulon për vendimet e qeverisë. Shkrimi është përpiluar pa burim relevant që do t’i konfirmonte informatat e paraqitura.

Artikulli, e veçanërisht titulli, pohon diçka që më poshtë në tekst nuk e arsyeton dhe nuk e mbështet me fakte dhe dëshmi, kështu që kjo informatë që i prezantohet publikut “nuk qëndron”.

УЧИЛИШТАТА „ЈАХЈА КЕМАЛ“ СЕ ЗАТВАРААТ Македонија ќе одговори на барањата на демократски избраната власт во Анкара iNFOMAX.mkLinku deri te artikulli origjinal: MBYLLEN SHKOLLAT “JAHJA KEMAL”: Маqedonia do t’u përgjigjet kërkesave të pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Ankara!

Data dhe koha e publikimit: 25.08.2016

Data e recensionit: 26.08.2016

Recensues: Simona Atanasova

SPEKULIM I PAKONFIRMUAR

Pas përpjekjes së dështuar për puç në Turqi, autoritetet turke kërkuan nga autoritetet e Maqedonisë që t’i kufizojnë aktivitetet e ithtarëve të Fetullah Gjylenit në vend, të cilin e akuzojnë se qëndron prapa grushtshtetit.

Аgjencia “Anadolli” transmetoi se bëhet fjalë për 9 organizata, në mesin e të cilave edhe shkollat fillore dhe të mesme “Joahja Kemal”.

Një pjesë e medieve proqeveritare publikuan se artikuj, duke e përfshirë edhe artikullin që i nënshtrohet kësaj analize, se qeveria në mbledhjen e saj ka vendosur të miratojë masë për mbylljen e shkollës “Jahja Kemal”. Ky është një spekulim krejtësisht i pakonfirmuar!

Qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar masa për kufizimin e aktiviteteve të Fetullah Gjylenit dhe ithtarëve të tij në vend. Sipas informatave jozyrtare, kjo përfshin mbylljen e organizatave joqeveritare dhe institucioneve arsimore për të cilat janë kërkuar masa nga Ankaraja.

Se do të mbyllet njëra nga shkollat e mesme më me renome në vend nuk ka konfirmim nga asnjë palë, ashtu siç nuk ka konfirmim se qeveria me të vërtetë ka miratuar masa kundër këtyre oranizatave në njërën nga mbledhjet e saj.

DEKLARATË E MASAKRUAR

Deklarata e vetme që vjen nga qeveria për këtë temë është deklarata e zëvendës-kryeministrit dhe ministër për punë të jashtme, Nikolla Poposki, i cili as konfirmoi e as demantoi se a do të ketë me të vërtetë masa të këtilla, e as, se a a marrë ndonjë vendim qeveria në lidhje me këtë çështje.

Маqedonia i mbështet vetëm institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike të Turqisë dhe në këtë aspekt do të bashkëëpunojmë me qeverinë në Ankarë me qëllim që t’u ndihmojmë në arritjen e qëllimeve të tyre, gjithsesi në kuadër të legjislacionit tonë dhe në kuadër të interesave tona. Sa i përket pyetjes për vendimin e qevrisë: po, qeveria ka sjellë vendime. Të gjitha vendimet që do të mund t’i sillnim dhe që do t’i sjellim do të jenë në përputhje me legjislacionin tonë dhe interesat tona nacionle. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë.

Kjo është deklarata e plotë e zëvendës-kryeminisrit Poposki, e cila dallon shumë nga deklarata e transmetuar në tekstin që e analizojmë. Artikulli, duke luajtur me fjalë, e ka ndryshuar deklaratën e Poposkit, me çka artikulli implikon aksion konkret.

Janë sjellë masa në përputhje me ligjet e Maqedonisë. Ne kemi bashkëpunim me autoritetet e zgjedhura në demokratike në Ankara.

Askund në deklaratën e Poposkit nuk thuhet se janë sjellë masa, por se janë sjellë vendime. Që është diçka krejtësisht tjetër. Vendimi mund të jetë përgjigje pozitive ose negative për kërkesën e qeverisë turke, ndërsa nëse bëhet fjalë për ndonjë masë, kjo do të thotë se do të ndërmerren veprime konkrete.

DEZINFORMATË

Përveç kësaj, në tekst mungon edhe komunikata zyrtare e “Jahja Kemal”-it që është publikuar në ueb-faqen e kolegjit, ku thuhet se informata se shkolla do të mbyllet është dezinformatë.

Jemi dëshmitarë se në kohët e fundit disa medie dhe portale përhapin të pvërteta dhe dezinformata  për shkollën tonë. Ju informojmë se shkolla jonë, e cila tashmë 20 vite punon me sukses në kuadër të procesit arsimor në Republikën e Maqedonisë, vazhdon me veprimtarinë e saj edukativo-arsimore edhe në vitin e ardhshëm shkollor dhe se përgatitjet e nevojshme për fillim të suksesshëm tashmë janë realizuar.

Si vërtetim për këtë, nga kolegji e shpërndajnë deklaratën e ministrit për arsim dhe shkencë, Pishtar Lutfiu, të dhënë për televizionin “Alsat M” më 5 gusht.

Dokumentacioni i institucionit “Jahja Kemal” është në rregulll dhe funksionon në bazë të ligjit, e kjo është ajo që na intereson neve.

Me plasimin e këtij spekulimi, publikut, e veçanërisht nxënësve të shkollës “Jahja Kemal” dhe prindërve të tyre u shkaktohet huti dhe panik.

Gazetari, siç parasheh Kodi i gazetarëve, gjithmonë duhet ta verifikojë saktësinë e informatës, e në qoftë se bëhet fjalë për spekulim këtë duhet ta theksojë në mënyrë të qartë që të mos e hutojë dhe të mos e dezinformojë publikun lexues.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja