“Delete” është susta që u nevojitet në këtë rast
Publikuar në Recensione
on 9 - 11 - 2016 Autor: Зоран Бојаровски[Recension: Video: Verushevski personalisht ia ka lëshuar inçizimet Zaevit që të mos ngatërrohet dhe ta inçizojë veten e tij]
Joserioze! Shumë joserioze! Nga i gjithë emisioni për një temë, edhe pse bajate, megjithatë relativisht atraktive, siç janë mundësitë teknike që janë në dispozicion për përgjim, ta zgjedhni vetëm një pjesë në të cilën protagonistët e emisionit tallen në llogari të disa personave publikë.
Ky veprim nuk e ofron materialin e plotë, kontekstin, nga i cili është nxjerrë “qëllimi”. I veçuar në këtë mënyrë, ai, vetëvetiu, le përshtypje se është i anshëm dhe se ka për qëllim të diskreditojë një ose më tepër njerëz.
Linku deri te artikulli origjinal: Video: Verushevski personalisht ia ka lëshuar inçizimet Zaevit që të mos ngatërrohet dhe ta inçizojë veten e tij
Data dhe koha e publikimit: 07.11.2016, 14:23
Data e recensionit: 08.11.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
PA DISTANCË PROFESIONALE
Selektimi dhe krijimi i qëllimshëm i përmbajtjeve që janë vënë në funksion të njollosjes së atyre që mendojnë ndryshe, nuk është veprim karakteristik për gazetarinë profesionale. Kështu thotë neni 16 i Kodit të gazetarëve:
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.
E kur tashmë e keni shkelur një parim gazetaresk, zakonisht, kjo shkakton edhe lëshime të tjera.
Për shembull: Qëllimi i veçuar nga tërësia e emisionit nuk është përballur e palën e dytë ose mendimin e dytë. Mirëpo, kur e “përqeshni” në mënyrë të pahijshme dikë, është e pakuptimtë të kërkoni mendim të dytë. Kjo vetëm e vërteton esencën joprofesionale, “të pavlerë” të përmbajtjes mediatike dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 14 të Kodit të gazearëve i cili nga gazetarët kërkon që të raportojnë në mënyrë të paanshme dhe të balancuar dhe të sigurojnë distancë profesionale prej subjekteve politike.
E mu kjo i mungon kësaj përmbajtjeje mediatike.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
Jo
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
është theksuar autori, është theksuar burimi me link
KUALITETI I TITULLIT
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e