verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Demokraci është kur pushteti përgjigjet para qytetarëve për çdo denar të shpenzuar

on 3 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Државниот завод за ревизија откри неправилности при изградбата на дел од катните гаражи, во кои како инвеститор се јавува Град Скопје. Катната гаража Тодор Александров Фото: Принтскрин
Enti shtetëror për revizion zbuloi parregullsi gjatë ndërtimit të një pjese të garazheve në kate, ku si investitor paraqitet Qyteti i Shkupit. Garazha në kate “Todor Aleksndrov”, Foto: printscreen

Mënyra momentale e raportimit mediatik për konstatimet e Entit shtetëror për revizion nuk përkon me seriozitetin e një raporti të këtillë dhe nuk i shfrytëzon deri në fund të gjitha mundësitë që i ofron.

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Në disa medie u paraqitën informata për raportet e fundit revizore për punën e Qytetit të Shkupit:

Në medie të ndryshme janë veçuar pjesë konkrete nga raportet (furnizimet publike, pagesat e rrogave, veprimi i jashtëligjshëm, tejkalimi i autorizimeve…):

“Enti shtetëror për revizion zbuloi parregullsi gjatë ndërtimit të një pjese të garazheve në kate, në të cilat si investitor paraqitet Qyteti i Shkupit.

Të punësuarit e Qytetit të Shkupit, në sektorë të ndryshëm, të cilët përveç detyrave kryesore të punës kanë qenë edhe vlerësues të pronës së patundshme për angazhimin e tyre, përveç rrogës kanë marrë edhe kompensim mujor prej 10.000 denarëshë. Sipas revizorëve, ky nuk është vendim i ligjshëm.

Hulumtimi i Qendrës për komunikime qytetare tregon se i pari në listën e dhjetë institucioneve me vlerë më të madhe të Aneks kontratave është pikërisht Qyteti i Shkupit, me shumë prej 6,68 milionë euro. Aneks kontratën me vlerë më të madhe Qyteti i Shkupit e ka nënshkruar me kompaninë e ndërtimit Beton për punë plotësuese për ndërtimin e Shtëpisë së qytetit, në vlerë prej 3,16 milionë euro.

Këshilli i Qyteti të Shkupit ka paguar rreth 11.000 еuro për kompensime për anëtarët e komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të komisionit për avancimin e të drejtave të pacientëve, edhe pse mundësia e tillë nuk është e paraparë me Ligjin për vetëqeverisje lokale e as me ligjet e veçanta me të cilat rregullohen çështjet me rëndësi për qytetarët.”

Informimi i publikut për shpenzimin e parave të qytetarëve dhe për punën e autoriteteve lokale paraqet një pjesë shumë të rëndësishme të realizimit të rolit kontrollues të medieve në një shoqëri demokratike.

Informatat që fitohen nga burimet zyrtare, siç është Enti shtetëror për revizion, kanë rëndësi të madhe, si për nga shkalla e vërtetësisë së tyre, ashtu edhe për nga obligimi i organeve përkatëse të drejtësisë dhe organeve të tjera shtetërore që t’i marrin parasysh ato dhe të veprojnë në lidhje me to. Raporti i revizorëve nuk është vetëm edhe një mendim i radhës, ai është dokument zyrtar në bazë të të cilit kërkohet përgjegjësi materiale, kundërvajtëse dhe penale nga bartësit e funksioneve shtetërore.

Mënyra momentale e raportimit për konstatimet e Entit shtetëror për revizion nuk përkon me seriozitetin e një raporti të këtillë dhe nuk i shfrytëzon deri në fund të gjitha mundësitë që i ofron.

E para, në medie nuk është dhënë linku deri te raporti të cilit i referohet media, e as që është sqaruar se bëhet fjalë për një tërësi të raporteve revizore që kanë për qëllim ta përfshijnë punën e gjithëmbarshme të punës së Qytetit dhe të autoriteteve të qytetit

Raportet e veçanta revizore përfshijnë fusha të veçanta të punës së Qytetit dhe ofrojnë informata të ndryshme për mënyrën e shpenzimit të parave të qytetarëve dhe dyshimet eventuale për keqpërdorime të bëra në këtë shpenzim.

Në medie mungon një pasqyrë e sistematizuar dhe analitike, që do të ofrojë një pasqyrë të plotë të shpenzimeve të parave dhe të shumave për të cilat ose në lidhje me të cilat revizioni ka shprehur dyshime. Një pasqyrë e tillë nënkupton shfrytëzimin e ekspertizës, e cila qytetarëve do t’ua afrojë këtë materie, dhe nëpërmjet të cilës do të profilohen problemet eventuale.

Elementi i tretë që mungon në paraqitjen mediatike të raportit të revizorëve është komunikimi me institucionet dhe njerëzit përgjegjës. Në medie nuk ka të dhëna për atë se a është kontaktuar kryetari i komunës dhe a i janë parashtruar atij pyetje në lidhje me vendet problematike në raport. Nuk ka asnjë medie ku kryetari i komunës është ftuar në emision të drejtpërdrejtë që të përgjigjet në pyetjet që dalin nga këto raporte.

Elementi i katërt që mund të jetë me interes për qytetarët janë informatat për atë se cilat hapa pasojnë si rezultat i raporteve, cilat organe janë përgjegjëse për të vepruar në lidhje me njohuritë që janë fituar nga këto raporte dhe a është ndërmarrë diçka në të kaluarën, gjegjësisht a ndërmarrin diçka institucionet në këtë moment ose a kanë qëllim të ndërmarrin diçka.

Në medie nuk është vendosur një lidhje me informatën e publikuar para do kohësh se Prokuroria speciale publike është duke i shqyrtuar rastet e veçanta që ndërlidhen me shpenzimin e parave në kuadër të kompetencave të Qytetit (PSP-së iu kujtuа: Nën hetim shkapërderdhja e parave në barokun e Shkupit), e as me informatat paraprake, të cila, poashtu kanë të bëjnë me shuma të mëdha parash që janë shpenzuar nga Qyteti në projekte konkrete (NJË VEND PËR PARKIM NË GARAZHET NË KATE NË SHKUP KUSHTON EDHE 50 MIJË EURO).

Nga ana tjetër, mungesa e plotë e interesimit për këtë materie nga disa medie, tashmë paraqet një indikator të qartë, jo vetëm për mungesën e këtij funksioni të punës së këtyre medieve, por edhe si indikator për korruptimin e tyre të mundshëm nga ana e pushtetit, me qëllim të fshehjes së punës së paligjshme dhe për shpenzimin joadekuat të parave të qytetarëve. Kjo bie edhe më shumë në sy për shkak të interesimit jashtëzakonisht të madh të këtyre medieve (“Sitel”, “Аlfa”, “Kanal 5”, …) për shpenzimin e parave nga fondacionet dhe shoqatat e caktuara të qytetarëve.

Mediet kanë jo vetëm të drejtë, por edhe obligim që ta informojnë publikun për punën e strukturave shtetërore, për mënyrën se si menaxhojnë me mjetet e qytetarëve dhe për raportet zyrtare, të cilat përmbajnë të dhëna për keqpërdorimet eventuale të pozitës zyrtare.

Mediet kanë vegla (pyetje, qasje në dokumente, analiza) me të cilat munden të hulumtojnë më tutje, të lidhin gjërat dhe të nxjerrin përfundime. Mediet kanë të drejtë të interesohen për veprimet e ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga keqpërdorimi i detyrës nga nëpunësit shtetërorë, si dhe për rezultatet e këtyre hetimeve.

Mosshfrytëzimi i këtyre veglave në masë të madhe e varfëron informimin dhe e zvogëlon funksionin kontrollues të medieve, që është esencial për zhvillimin e shoqërisë demokratike që bazohet në sundimin e të drejtës.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja