Demokraci se jo mahi, si në politikë, ashtu edhe në gazetari
Published in Recensione
on 30 - 04 - 2016 Author: Ferikan Iljazi[Recension: Besa kundër Teutës; Zamiri kundër Ermirës; Fatoni kundër Norës,…]
Përplot komente të shkruara në tekst që duhej të ishte “lajm” me të gjitha nishanet. Kështu do të përkufizoja këtë përmbajtje që kemi vendosur ta recensojmë. Në të është bërë një lidhje mes personave, ngjarjeve dhe veprimeve të vërteta, por të përmbledhura në formë komenti, me cilësime dhe vlerësime subjektive. Kjo gjë nuk u shkon për shtati artikujve që pretendojnë se informojnë publikun.
Linku për te artikulli origjinal: Besa kundër Teutës; Zamiri kundër Ermirës; Fatoni kundër Norës,…
Data dhe koha e publikimit: 24.04.2016
Data e recensionit: 24.04.2016
Recensuese: Ferikan Iljazi
Redaksia që e ka përpiluar këtë tekst ka pretenduar të tregojë për përçarjet dhe moskonzistencën brenda një subjekti politik, duke përshkruar veprime të pjesëtarëve të saj, si dhe ‘mospëkrahjen’ për disa funksionarë të BDI-së nga familjarët e tyre, të cilët protestojnë kundër pushtetit. Më saktësisht, është bërë një krahasim se si vëllezërit dhe motrat e disa funksionarëve të BDI-së, kushtimisht thënë, protesojnë kundër vëllezërve dhe motrave të tyre. Përmes përshkrimit komentues të relacioneve dhe veprimeve, autori drejton një kritikë ndaj tërë subjektit politik.
“Se demokracia në vendin tonë po “lulëzon” kjo s’do mendë. Nuk është e qartë vetëm kush kë ka kapur peng, individë-partinë, partia-shtetin,… apo anasjelltas? tek parti shqiptare në pushtet, BDI vitet e fundit po ndodhin disa fenomenë interesantë. Themelues të partisë u larguan nga e njejta. Ca në parti tjera, ca formuan parti të re, ca u tërhoqën tërësisht nga skena. Ka edhe të tillë që hyrje/daljen në BDI e kanë bërë në bazë të interesit ditorë, shkruan Fakte”
E gjithë kjo është përpiluar me dozë ironie dhe përqeshjeje.
“Në çdo parti ka edhe funksionarë partiak që kanë familiarë që nuk i përkrahin të njejtit në rrugëtimin politik, por në BDI dukuria e kundërshtimit politik të vëllaut-motrës po merrë përmasa qesharake”
- “Motra e nënkryetares së BDI-së dhe njëherit Kryetare e Tetoves, Teuta Arifi, e nderuara docente në UEJL Besa Arifi është një ndër më aktivet kundër regjimit aktual VMRO-BDI qoftë në rrjetet sociale, në ekranet televizive apo në protestat anti qeveritare. Ajo ishte në rradhët e para të protestave kundër helmimit të ajrit në Tetovë, në protestat opozitare të përditshme në Shkup… madje në emisionin “Argument” në TVM2 ajo deklaroi “Nuk duhet t’i presim gjithmonë zgjidhjet nga jashtë, ne duhet të tregojmë përgjegjësi që ti kundërvihemi një pushteti jolegjitim, jolegal dhe jomoral”.
- “Vëllezërit e deputeteve të BDI-së Ermira Mehmeti dhe Nora Aliti, Zamir Mehmeti dhe Faton Aliti, secili ka zgjedhur mënyrën e tij për t’i kundërshtuar veprimet politike të BDI-së dhe të motrave njëkohësisht”
- “Përderisa Fatoni u zgjodh në krye të PPD-së, partisë së babait të tij të ndjerë Abdurrahman Aliti ecili me gjithë vështirësitë, po mundohet të japë maksimumin për rrënimin e qeverisë BDI-VMRO, vëllau i Ermirës, Zamiri, në vijë të parë të protestes opzitare, me megafon në dorë, çdo mbrëmje po kërkon rënien e “diktaturës”, pjesë e së cilës është edhe motra e tij”
Autori thotë se kjo është “Demokraci, se jo mahi”.
Lartë-poshtë, konstatimet për këto dallime mes vëllezërve dhe motrave të apostrofuar në këtë përmbajtje janë të vërteta. Mirëpo, mënyra e përzgjedhur për të shtjelluar ato dallime e bën këtë tekst joadekuat për rubrikat informative. Komentet, cilësimet, përqeshjet dhe talljet do të duhet të ishin të zëvendësuara me burime të drejtpërdrejta, prononcim prej të apostrofuarve, dhe elemente tjera të cilat janë të domosdoshme për një përmbajtje informative. Ose, po të kishte zgjedhur redaksia që këtë tekst ta botojë në rubrikën e komenteve apo opinioneve, kjo përmbajtje do të kishte pasur dimension dhe peshë tjetër. Sigurisht se edhe atëherë dikujt nuk do t’i kishte pëlqyer, mirëpo së paku sa u përket standardeve të gazetarisë do të ishte shumë më adekuate dhe legjitime se sa në formën prezente.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
:
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk ka informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e