verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Deri kur matrapazët mediatikë të pandëshkuar do të nxisin dhunë mbi mediat dhe gazetarët?

on 5 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

Fronti për Lirinë e Shprehjes edhe një herë e dënon në mënyrën më të ashpër fjalën e urrejtjes nga ana e Milenko Nedellkovskit, në portalin e tij “Dudinka”, i cili nxit dhunë ndaj mediave kritike dhe ndaj gazetarëve, kolumnistëve dhe politikanëve konkretë.

Jua kujtojmë se para disa javëve, Fronti për Shprehje të Lirë në mënyrë publike e dënoi sulmin matrapaz të Milenko Nedellkovskit mbi pjesëmarrësit në debatin televiziv, me fjalët: Erdhi koha për plumb në ballë. S’ka ilaç tjetër. Duhet të pastrohemi nga fundërrinat”.

Tani personi i njëjtë, në portalin e vet, publikon listë me media, gazetarë dhe politikanë, duke bërë thirrje për “prerje të ulçerave”: “…ulçerat largohen në mënyrë kirurgjikale. Me brisk, me një prerës të mprehtë”. Grupi i medieve dhe gazetarëve në fjalë quhen “PEDERASTË QË PUNOJNË PËR INTERESAT E QEVERISË GREKE DHE SHËRBIMEVE TË FSHEHTA GREKE” dhe “mercenarë të huaj”. Viktimat e këtij sulmi matrapaz dehumanizohen si “ulçera dhe qelb (të cilat duhet të largohen “në mënyrë kirurgjikale”, “me brisk, me prerës të mprehur”)”, si “jarga e qelbur dhe e lëngshme” dhe si “morra dhe pleshti”. Fjala e urrejtjes e këtillë, e cila inkurajon dhunë ndaj mediave dhe gazetarëve ka peshë plotësuese, sepse vjen menjëherë pas zgjedhjeve, nga ana e një gazetari pro-qeveritar, tek i cili rregullisht është mysafir presidenti, kryeministri dhe ministrat. Mes tjerash, në thirrjen publike për dhunë bëhet thirrje për represalie nga ana e institucioneve shtetërore mbi mediat, gazetarët dhe organizatat joqeveritare të cilat kanë qëndrim tjetër dhe përmban kanosje për një linç publik.

Fronti për Lirinë e Shprehjes u bën thirrje institucioneve kompetente në mënyrë serioze dhe të duhur të reagojnë ndaj nxitjes së dhunës ndaj disa media, gazetarë dhe persona të tjerë publikë të caktuar. Njëkohësisht, rikujtojmë se që në vitin 2010 Federata Evropiane e Gazetarëve e akuzoi pushtetin për “injorim skandaloz” të lirisë së gazetarëve, pasi policia dhe administratorët publikë nuk intervenojnë pas nxitjes së dhunës ndaj gazetarëve, nga ana e Milenko Nedellkovskit. Që atëherë, ai publikonte lista me “gazetarë tradhtarë”, duke nxitur likuidimin e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve deklaroi se bëhet fjalë për “një thirrje jashtëzakonisht serioze ndaj njerëzve për të realizuar dhunë mbi gazetarët” dhe ua kujtoi pushtetarëve se kanë për obligim të veprojnë kundër fjalës së tillë të urrejtjes: “Gazetarët nuk guxojnë kurrë të nxisin akt dhune. Përgjegjësit duhet të përgjigjen në pajtim me ligjin”.

Fronti për Lirinë e Shprehjes u bën thirrje institucioneve kompetente t’i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave, të cilët edhe një herë eksponohen për thirrje jashtëzakonisht serioze për dhunë nga ana Milenko Nedellkovskit.

Fronti për Lirinë e Shprehjes u bën thirrje të gjitha shoqatave të gazetarëve/eve dhe shoqatat për të drejtat e njeriut publikisht t’i dënojnë thirrjet e këtilla për dhunë ndaj mediave dhe gazetarëve.

 

Fronti për Lirinë e Shprehjes

 

Fronti për Lirinë e Shprehjes (sloboda.kauza.mk) është një platformë e gjerë e krijuar nga individë, organizata, institucione dhe grupe joformale, të cilët funksionojnë si rrjet joformal me një qëllim të përbashkët – ruajtje dhe avancim të së drejtës elementare të njeriut – liria e shprehjes, para së gjithash në Republikën e Maqedonisë, por, edhe gjithkund në botë.

Frontin për Lirinë e Shprehjes e përbëjnë organizatat në vijim: Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM, Qendra për Zhvillimin e Mediave, Metamorfozis, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Civil – Qendra për Liri, Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, OJQ Info-Qendra, Koalicioni “Të Drejta Seksuale dhe Shëndetësore të Bashkësive të Margjinalizuara” – Shkup, Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, “Publiku” – Qendra për Politika të Reja dhe Liri të Mediave, “Thelbi” – Asociacioni i Skenës së Pavarur Kulturore dhe Shoqata e Qytetarëve Kontrapunkt.

 

Abonohuni për lajmet më të reja