verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dëshmitë flasin më shumë se gazetari!

on 29 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Priten drunjët në Çair, BDI “harton” ndërtesa]

Gazetari duhet të shkruajë lajmin sikur është duke informuar veten e tij. Nuk do të kishte gjasa teorike dhe praktike që gazetari të bënte një artikull për të informuar veten, në mungesë të fakteve dhe dëshmive në lidhje me atë që shkruan. Atëherë, kur nuk mund t’ia bëjmë vetes një gjë të tillë, pse duhet që një qasje të tillë ta ushtrojmë ndaj qytetarëve, kinse për t’i informuar ata?!

Teksti që po recensojmë, duke akuzuar shumë dhe duke mos dëshmuar akuzat e tij, na thotë se pemët në Çair të Shkupit janë duke u prerë me qëllim që disa funksionarë të BDI-së të ndërtojnë ndërtesa banimi! Për një akuzë të tillë pa bazë, gazetari rrezikon procedim gjyqësor. Nëse për atë që thotë nuk ka dëshmi dhe fakte që vërtetojnë lexuesin se vlen dhe pi ujë ajo që thotë gazetari, ku mbetet përgjegjësia për këto qëndrime, të cilat më tepër mbajnë anë personale se sa profesionale.

“Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur”.
“Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet”.

Funksionarët e BDI-së në Çair që në mëngjes sot kanë filluar prerjen e drunjëve në rrugën “Kemal Sejfulla” pasi të njejtët pengojnë ndërtesat që këto funksionarë po ndërtojnë, raporton Fakte.

Priten drunjët në Çair BDI “harton” ndërtesa screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Priten drunjët në Çair, BDI “harton” ndërtesa”
Data dhe koha e publikimit: 26.03.2016

Data e recensionit: 26.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Autori duke cituar vetëm një burim, i cili në fakt është vetëm informacion, ka hartuar një tekst të tillë. Qytetarët e revoltuar nuk duken (paraqiten) askund në tekst. Sa mund të jetë autentike kjo që thotë gazetari?!
“Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit”.

Gazetari është i obliguar që gjithnjë të sigurojë edhe palën e dytë. Nëse në këtë artikull qytetarët janë paraqitur si të revoltuar në tekst, ka edhe një arsye më tepër, përveç asaj që u tha më lart, për të kërkuar qëndrim nga zyrtarët e BDI-se, e sidomos nga organet kompetente të Komunës së Çairit.

Qytetarë të revoltuar kanë shkruajtur në redaksinë tonë dhe kanë dërguar fotografi nga akti i prerjes së drunjëve.

Nëse ajo që thuhet në tekst dëshmohet përmes fakteve dhe dokumenteve, të cilat do të japin provë se banesat që do të ndërtohen do t’u takojnë zyrtarëve të BDI-së, atëherë sfondi i cili pason në paragrafin në vijim, do të ishte informacioni shtesë më adekuat për një artikull si ky. Madje, për të qenë përgjegjës dhe profesional deri në fund para lexuesve, ky artikull do të kategorizohej në kategorinë e artikujve hulumtues.

Problemi me ndërtesat e jashtëligjshme të funksionarëve të BDI-së në Çsir dëgjihet edhe në bisedat e publikuara mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit ku ky i fundit u del në mbrojtje bashkëpartiakëve të tij./FAKTE.Net

Aplikative dhe profesionale është që derisa flitet për një bisedë telefonike të publikuar, si ajo mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, e njëjta të linkohet, me qëllim që lexuesi, i cili është kurioz të dijë se për çfarë flitet në të vërtetë, të mund më lehtë të arrijë deri tek ajo bisedë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Nuk janë publikuar fakte!

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Me kaq sa thuhet, jo!

Nuk përjashtohet

Nuk përjashtohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja