verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Destruksion i të vërtetës duke e shndërruar të zezën në të bardhë

on 2 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

stejt-department-09876-0980-crop-resize

 

[Recension: Stejt Departmenti i potencoi dobësitë, Qeveria paralajmëroi zgjidhje me planin për reforma që nevojiten për integrim në BE]

 

Njëri nga fenomenet më të reja të gazetarisë në Maqedoni është përmendja e ndonjë ngjarjeje ose dokumenti, mirëpo me tranzicion të tij të shpejtë në një sferë tjetër, me çka në mënyrë të plotë do të pengohet ndriçimi thelbësor i ngjarjes (publiki i dokumentit ose aktit), e sipas mundësisë, madje do të futet në një skemë të caktuar propaganduese. Me këtë rast, nuk është me rëndësi që puna e tillë duket e parealizueshme, ose të themi, është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të informimit.
Një ngjarje e tillë është edhe publikimi i raportit të Stejt departmentit në fushën e të drejtave të njeriut në botë. Kontributi që e recensojmë, siç shihet qartë edhe nga video-sekuenca, nga ai dokument e ka vetëm titullin, ndërsa përmbajtja e tij, para së gjithash, sa i përket Maqedonisë (e cila është jashtëzakonisht negative) mungon, mirëpo ka disa forma të relativizimit të atij dokumenti, dhe në fund mund të mendohet se dokumenti është në favor të politikave qeveritare! Që, megjithatë, është në kundërshtim me përmbajtjen e raportit?!

stejt-department-09876-0980Linki deri te artikulli origjinal: Stejt Departmenti i potencoi dobësitë, Qeveria paralajmëroi zgjidhje me planin për reforma që nevojiten për integrim në BE

Data dhe koha e publikimit: 26.06.2015 17:35

Data e recensionit: 28.06.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë thonë se e pranojnë këtë raport i cili vjen nga partneri ynë strategjik. Shtojnë se rekomandimet e tij do të inkuadrohen në reformat për integrimin evropian të Maqedonisë.

Edhe përkundër asaj se një pjesë e mediave opozitare thanl se ky raport ka narativ negativ për Maqedoninë, analiza e raporteve për vendet e tjera evropiane dhe ballkanike, tregon se edhe ato ballafaqohen me probleme të ngjashme sikurse dhe ne.”

Aspketet negative të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në raportin televiziv janë shndërruar në vërejtje të opozitës (!), ndërsa, siç shohim, qëndrimi i qeverisë është kooperativ, dhe prej dij nuk del asnjë problem.

Kontributi zgjat tre minuta. Çka bën autori? Në minutën e parë merret me fjalimin e promovuesit të raportit, sekretarit shtetëror Keri, ku e merr pjesën e fjalimit ku ai është vetëkritik (!). Kështu, citohen fjalët “I qasemi kësaj me një vetëdije të plotë. Poashtu e kuptojmë se të drejtat e njeriut janë problem në çdo vend, duke i përfshirë edhe SHBA-të, edhe te ne ka hapësirë për përmirësim. Rruga deri te respektimi global, gjithmonë fillon prej në shtëpi…”. Në minutën e dytë shkon deklarata e zëdhënësit të qeverisë së RM-së, Aleksandar Gjorgjiev, i cili në mënyrë të qetë thotë se raporti “i ka goditur” pikërisht në momentin kur e përgatisin dokumentin për shpejtimin e hyrjes tonë në BE, të ashtuquajturat Reforma për integrim evropian, dhe ai do t’u japë inspirim plotësues. Kuptohet, përsëri pa përmendur asnjë dobësi të vendit, me përjashtim të gjysmëfjalisë për mediat opozitare “spiunuese”. Dhe më në fund, në minutën e tretë, gjerësisht flitet për dobësitë që janë vërejtur në raportin për vendet evropiane. Kështu, përmenden Gjermania, Polonia, Çekia… vendet e rajonit, me çka pozita jonë bëhet e parëndësishme, e madje ne, në vetëdijen e shikuesit, jemi në pozitë më të mirë se vendet e përmendura ose jemi të barabartë me to në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kështu, mediat proqeveritare gjetën mënyrë të mos futen në kontestim me raporte të caktuara jo të favorshme ose t’i injorojnë ato – ato u futën në një fazë të ardhshme të destruksionit të së vërtetës, e ajo është shndërrimi i të zezës në të bardhë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

artikulli shkon nëpër margjina dhe nuk e tregon të vërtetën në përgjithësi

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

ka zëvendësim të informatave esenciale me ato periferike

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

bëhet fjalë për kontribut televiziv

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja