verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Destruktiviteti i „gazetarisë“ copy -paste

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Bëhet fjalë për një virus i cili ka prekur gazetarinë në Maqedoni, që është më i rrezikshëm se çfarë do kontrolli restriktiv i cilit do pushteti ndaj lirisë së fjalës dhe medieve

copy-paste-tube

Kopjimi dhe vjedhjet gjatë informimit nëpër mediet e informimit publik është problem që kur ekzistojnë mediet. Që nga fillimi i shekullit xx janë të shumtë shembujt e vjedhjeve të lajmeve ose teksteve prej zhanreve të tjera gazetareske, kur është informuar për ngjarje historike siç janë luftërat e mëdha, kryengritjet, konferencat e paqes ose katastrofat natyrore etj.

Me avancimin e shkencës juridike kjo tendencë dalëngadalë është rregulluar me një numër ligjesh të veçanta në secilin shtet, gjë që nga ana tjetër na sjell deri tek disa konventa për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe atyre të ngjashme, posaçërisht në gjysmën e dytë të shekullit xx.

Në këtë aspekt, Maqedonia ka rregullativë ligjore siç është Ligji mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të ngjashme dhe Ligji mbi pronësinë industriale, por, këto ligje, e veçanërisht i pari, nuk hyjnë në detaje për atë nëse lajmi, për shembull, është dhe nën cilat kushte mund të jetë vepër autoriale. Kështu, legjislatura ekzistuese nuk mund të merret me tendencën gjithnjë e në rritje të vjedhjes së lajmeve dhe llojeve të tjera të informacioneve, e posaçërisht të kolumnave, intervistave, komenteve dhe analizave, si dhe të veprave të tjera klasike autoriale që publikohen nëpër medie.

Për shkak se bëhet fjalë për një tendencë botërore që dalëngadalë po (vetë) rregullohet, ne në këtë tekst do të ndalemi tek tendenca në Maqedoni, e cila jo vetëm që nuk (vetë) rregullohet, por tregon edhe një drejtim degradues i cili në suaza botërore tashmë ka edhe një emërtim – „gazetari kopi pejst (copy paste)”. Simptomat se kjo „gazetari” është apo po bëhet e gjithëpranishme i kemi. Që të bindemi për këtë mjafton të shikojmë cilindo agregator nga të shumtit që janë në Maqedoni. Por, një analizë plotësisht skematike e dëmeve na sjell deri tek një konkluzion i thjeshtë se kjo „gazetari copy-paste” mbase është virusi më shqetësues dhe më kërcënues prej të cilit vuan gazetaria bashkëkohore në Maqedoni. Ky virus ka pasoja më të tmerrshme se cilatdo kufizime të mendimit dhe fjalës së lirë nëpër medie të imponuara nga cilido pushtet ekzekutiv apo ligjdhënës.

 

Dezinformata dhe shumëfishimi i saj

 

„Gazetaria Copy-Paste” në Maqedoni, përveç arsyeve të tjera, në thelb i referohet rolit të shtrembëruar të portaleve të internetit që paraqiten si agjenci lajmesh. Përderisa agjencia klasike e lajmeve, lajmin e saj ua shet përdoruesve – medieve dhe institucioneve dhe prej saj jeton, me çka, në parim, faqet e tyre të internetit janë të mbyllura për lajmet që i kanë liferuar, deri sa së pari të jenë publikuar nga ana e përdoruesve, agjencitë-portalet informative në Maqedoni përpiqen të transmetojnë  numër sa më të madh lajmesh në internet, me qëllim që të arrijnë numër sa më të madh të „përshtypjeve” dhe „klikimeve”, me çka ofrohen tek agjencitë reklamuese, duke kërkuar shpallje dhe krijim të përfitimit komercial.

desinformacion

Kështu, shumë shpesh, „gazetaria” kopjuese në këtë rast copy paste, në vend që ta realizojë rolin e saj primar – informimin e vërtetë, shpërndan dezinformata ose shërbehet me informim jo të plotë dhe të gabuar.

Për shkak se bëhet fjalë për një numër të madh portalesh, por dhe për shkak se portalet gjithnjë e më shpesh shërbejnë si burim informacioni për zyrat e medieve të shtypura dhe elektronike, ky dezinformim shpërndahet masovikisht nëpër publik, me çka shkaktohen dëme të shumëfishta  për të cilat do të flasim më vonë.

 

Anketë dhe markë tregtare botërore e (keq)përdorur

 

Për nevojat e këtij teksti do të shërbehemi me dy shembuj të freskët në hapësirën „tonë” të internetit.

Shembulli i parë u referohet lajmeve për anketën e Këshillit për radiodifuzion, të cilën shumica e medieve online e trajtuan nga aspekti i shikueshmërisë së programeve informative nëpër televizione dhe besueshmërinë e tyre tek qytetarët.

FireShot Screen Capture #026 - 'СРД_ Сител и МТВ со најмала доверба кај гледачите I A1ON' - a1on_mk_wordpress_archives_205324

Lajmin së pari e publikoi faqja e televizionit „Alsat-M” më 13.09.2013 në lajmet e mbrëmjes. Askush nuk e ka vënë re deri më 15.09.2013, të dielën, kur zakonisht qarkullimi i lajmeve është dukshëm më i ulët, dhe krijohet një i ashtuquajtur „gërmim” nëpër internet për një lajm më shumë. Lajmin relativisht korrekt të „Alsat-M”, jo më shumë se dy ditë pas e përpunon portali A1ON. Edhe pse  ky lajm ka link që të lidh me dokumentin, dmth.  аnketën, për ndonjë arsyeа – të paqëllimshme, nga mosdija, joqëllimisht…, autori i paemërtuar i këtij lajmi e bën gabimin kyç i cili nuk përputhet me faktet e burimit primar – Anketës së përpunuar për nevojat e Këshillit për radiodifuzion. Gabimi është bërë që në titullin e lajmit të A1ON:

KRD: Sitell dhe TVM me besueshmëri më të ulët tek shikuesit

Pastaj nga ora 13 e datës 15.09, niset orteku i informacionit të pasaktë. Siç mundëm të shohim nga informacionet në dispozicion nga agregatorët, lajmin e merr Plus Info, pastaj NOVA, Libertas, Lokale, Skaј dhe në fund Brif.

Në këtë rast kemi dy specifika. „Gazetaria” Copy-paste këtu u referohet numrave , që gazetarët dhe redaktorët kujdestar nuk i kanë kontrolluar, sepse, zakonisht nga ngutja që të publikohet lajmi, nuk kanë kohë për një kontroll të thjeshtë minimal. Kështu, në vend që t’i marrin numrat e saktë të shikueshmërisë dhe besueshmërisë së përgjithshme, ato i kanë marrë numrat e analizave të pjesshme të mëhershme në anketë.

Sa i përket specifikës së dytë në këtë rast, është korrigjimi. Pasi portali Libertas e ka vënë re gabimin, lajmi i parë është tërhequr, ndërsa është plasuar një i dytë me informacion të saktë. Si rezultati i kësaj copy-paste-i i mëtutjeshëm ka vazhduar me numra të saktë. I pari që e ka publikuar lajmin pas lajmit të dytë të „Libertas” ka qenë Brif, dhe pastaj edhe të tjerë, por tani me titull dhe numra të saktë.

Shembulli i dytë i referohet dezinformimit ose gjysmë informimit, i cili është i përhapur gjerësisht pikërisht për shkak të gazetarisë copy-paste. Ky lajm ishte edhe objekt i recensionit në këtë faqe edhe në suaza të Projektit për verifikimin e fakteve nëpër medie.

FireShot Screen Capture #025 - 'TIME_mk - страница за вести' - www_time_mk__q=h m&search=news&order=dec&startdate=01_07_2008&enddate=26_09_2013&page=3

Bëhet fjalë për gjoja hapjen e shitores së markës së njohur tregtare H&M në Shkup. Lajmi fillimit buron nga portali i Utrinski Vesnik dhe është publikuar më datë 22.09.2013 me titull, „H&M së shpejti me shitore në Shkup”.

Teksti është publikuar në orën 16:53 të dielën dhe që këtu, është e qartë se pse shembullin e parë të gazetarisë copy-paste e kemi tek ditën e nesërmen, ditën e hënë. Orteku, nëse nuk gabojmë, fillon nga portali Crno Belo, Fakulteti, Zdravo, por edhe portalet si Faktor, Ekonomski, Kurir, Telegraf etj. (linqet mund t’i shihni këtu).

Vargun në këtë rast e ndërpret NOVA, e cila publikon lajm se informacioni është spekulim.  NOVA, me këtë rast, e ka verifikuar informacionin në sektorin e „Henes & Moric” për marrëdhënie me shtypin. Prej këtu, fillon një valë e kundërt. Dezinformimi me ndihmën e gazetarisë copy-paste është verifikuar, ndërsa fundi i kësaj sage në hapësirën mediatike me siguri do të përfundojë me padi kundër kompanisë që e ka keqpërdorur markën e H&M.

Në këtë rast copy-paste-i gjithashtu, ka dy specifika. E para është se pothuajse asnjë nga portalet që kanë kopjuar nuk ka vënë re një shkelje eklatante të parimeve gazetareske në lajmin relativisht të shkurtër që u ka shërbyer si burim, ndërsa ajo se në tekst nuk ka verifikim të fakteve, por bazohet vetëm mbi një fotografi, me çka pretendimi është spekulim i pastër.

Specifika e dytë është e lidhur me të parën – jo vetëm që askush nuk ka potencuar se në një lajm aq të shkurtër mungon një fakt i verifikuar, por thuajse askush nuk e ka parë të arsyeshme që të paktën të bëjë ndonjë rrethim të titullit me ndonjë shenjë pikësimi.

Përjashtim janë vetëm portalet Telegraf dhe Zdravo, të cilët me një pikëpyetje tek titulli (Telegrafi) dhe me fjalë të zgjedhura në krye ta lajmit, kanë bërë një farë rrethimi.

 

Dëme të mëdha

 

Deri ku arrin kjo shprehi e pakuptimtë e portaleve informative në Maqedoni mund ta shihni edhe nga shembulli vijues.

Portali А1 ON publikon lajm për greva në Greqi në orën 9:44. Në afat prej 18 minutash lajmin e publikojnë edhe disa portale midis të cilave edhe Kuriri dhe Libertas dhe 24 Vesti… ku më të shpejtë kanë qenë „gazetarët” e portalit të Alfa TV, të cilët lajmin e kanë publikuar vetëm katër minuta pas A1ON! Kështu, tek të gjithë portalet e analizuara lajmi ka pothuajse titull identik dhe fillon me hyrje të njëjtë:

„Prej sot në Greqi fillon java e grevave të reja, që do të përfshijnë sektorin shtetëror, arsimin, administratën komunale dhe kompanitë e sigurimit.”

Të përsërisim, kjo shprehi e pakuptimtë, në kufi të çmendurisë, tek mediet online të Maqedonisë, shkakton dëme të jashtëzakonshme në disa baza:

  • Banalizim të gazetarisë tek mediet online dhe sjellja e tij në administrim të faqeve dhe portaleve;
  • Ngulfatje të standardeve gazetareske nga aspekti profesional dhe etikа;
  • Humbje të informimit objektiv dhe të vërtetë, që ia hap rrugën dezinformimit, senzacionalizmit dhe efemerizmit në profesion dhe tek roli i medieve në përgjithësi në shoqëri;
  • Humbje të besimit tek lexuesit, tek të cilët, ngadalë por sigurt ndërtohet dhe forcohet mendimi se „të gjitha mediet dhe të gjithë gazetarët janë të njëjtë”.

Me siguri mund të bisedohet edhe për aspekte të tjera të dëmshme që pas vetes i lë kjo kuazi-gazetari, por edhe vetëm këto katër, janë mëse të mjaftueshme që të nxirret përfundimi i thënë në fillim të tekstit: bëhet fjalë për një virus nga i cili është prekur gazetaria në Maqedoni, i cili është më i rrezikshëm se cilido kontroll restriktiv i cilitdo pushtet mbi lirinë e fjalës dhe medieve.

Çfarë duhet bërë? Varianti më i mirë do të ishte një marrëveshje e mirëfilltë mes botuesve ose ekipeve redaktuese të medieve më të mëdha dhe më të rëndësishme, jo vetëm në hapësirën online, gjegjësisht një vetërregullim. Në mungesë të vullnetit për një gjë të tillë, mbetet normativa ligjore, me të gjitha rreziqet që i sjell ajo. Në ndërkohë, si masa lehtësuese do të kishin qenë të dobishme intervenimet teknike në strukturën e portaleve të internetit me të cilat të paktën do të pamundësohet kopjimi i faqeve dhe fotografive, që janë vepër e ndonjë punimi autorial.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja