verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Detyrim i gazetarit është e vërteta, jo hutimi i opinionit

on 19 - 01 - 2017       

Ngjarjet politike me shumë të panjohura që janë të ndjeshme e njëkohësisht në interes të publikut, duhet trajtuar me kujdes të veçantë. Çdo informacion shtesë mbi ngjarjen duhet të verifikohet në më shumë se dy burime të pavarur njëri prej tjetrit, para se të raportohet në media. Nuk duhet të harrohet detyrimi i gazetarit, e ky është që të synohet e vërteta. E vërteta duhet të jetë e qartë, e jo plot huti.

download (3)Linku deri te artikulli origjinal: Analizë: Astrit Dehari u vra sepse i dinte ata që tradhtuan Grupin e Kumanovës

Data dhe koha e publikimit: 12.12.2016

Data e recensionit: 19.01.2017

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po recensojmë tenton të transmetojë një informacion në lidhje me rastin “Kumanova”, por i njëjti ka burim një faqe në facebook. Kjo është një tregues se informacioni mund të mos jetë relevant, sepse nuk e dimë kush qëndron pas faqes që ka shpërndarë lajmin. Gabimi gazetaresk është bërë në momentin kur informacioni është marrë nga burimi irrelevant.

Mirë, kjo edhe mund të falet nëse botimi në Facebook merret si një indicie apo nismë për një lajm i cili duhet të dëshmohet me burime pak më relevante. Por, pastaj, gabimi është dyfishuar, kur në përmbajtje shohim se nuk është tentuar të kërkohen burime tjera për informacionin në fjalë, para se ai të përcillet i tillë siç është.

“A ishte Astrit Dehari,dëshmitari i gjallë jashtë burgjeve,ai i cili dinte me emër dhe mbiemër, tradhëtin dhe tradhëtaret, simbas të gjitha analizave del se po. A u munduan që ta mbyllin,tradhëtin duke shkëputur rrathët,edhe kjo del më së e vertet,andaj del se Astrit Dehari, ka ditur aq shum,dhe ka pasur aq shum argumente,sa do të deskriditohen,shumica e bandes së mafio-kriminale,në Gadishullin Ilirik, me kët kjo bandë, tentoi ta mbyllë, tradhëtin dhe të kqijat që i bëren, në vazhden e eliminimit të figurave markante të Kombit”.

“Analiza” e faqes “Zëri i Kombit” në Facebook, vë në zhinxhir ngjarje pas ngjarjes, të cilat sipas shkrimit të cituar kanë lidhshmëri njëra me tjetrën, por e gjitha shkon në formë të komentit dhe askund nuk paraqet argumente dhe burime, me të cilat ky prononcim do të fitonte në relevancë.

Nisur nga fakti se llogari në Facebook mund të hap kushdo, gazetari nuk guxon të përcjellë lajm nga një tekst plotë dyshime dhe kryekëput koment. Autori i tekstit në Facebook ka nxjerr shumë të panjohura, prandaj teksti ka mundur të jetë një pikënisje për ndonjë hulumtim gazetaresk, por jo për t’u përcjellë ashtu, kryekëput. Për arsye se, misioni i gazetarisë është zbardhja e të panjohurave për rastet që në opinion krijojnë huti dhe pyetje, e jo përcjellja, ose edhe më keq, theksimi i hutisë në opinion.

Në tekst është humbur ajo të cilën gjithmonë e kërkojnë gazetarët – e vërteta.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri komerciale, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja