verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

DMDHP: Portalet informative t’i fshijnë të dhënat personale

on 16 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

DZLP

KOMUNIKATË PËR MEDIAT

Njëra nga kompetencat e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, nr. 7/05, 103/08, 124/10, 135/11, 43/14, 153/15 dhe 99/16), si organ i pavarur shtetëror për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë, është të zhvillojë politika dhe të japë udhëzime në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale jep udhëzime, rekomandime, ndërmerr masa dhe aktivitete, kur është e informuar, gjegjësisht kur ka njohuri nga parashtresat e qytetarëve, iniciativat e parashtruara për të bërë mbikëqyrje, nga mediat ose në ndonjë mënyrë tjetër gjatë punës së saj, për parregullsi të caktuara gjatë përpunimit të të dhënave personale, me qëllim që të vendosen praktika të mira në punën e kontrollorëve, të cilat janë në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Vetëm gjatë javës së kaluar në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale arritën disa iniciativa për të bërë mbikëqyrje inspektuese mbi mediat, gjegjësisht mbi portalet informative në internet, me qëllim të konstatimit të shkeljeve të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në përputhje me nenin 9 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.7/05, 103/08, 124/10, 135/11,43/14, 153/15 dhe 99/16): “Numri unik amzë i qytetarit mund të përpunohet vetëm:
– sipas pëlqimit paraprak me shkrim të subjektit të të dhënave personale
– realizimin e të drejtave ose obligimeve të subjektit të të dhënave personale apo kontrollorit dhe
– në raste të tjera të përcaktuara me ligj.
Kontrollori është i obliguar të kujdeset që numri unik amë i qytetarit të mos jetë  i dukshëm pa nevojë, i shkruajtur apo i marrë nga ndonjë përmbledhje me të dhëna personale.”

Në bazë të nenit 5, paragrafi 1, alineja 1, 2 dhe 3 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr.7/05, 103/08, 124/10, 135/11,43/14, 153/15 dhe 99/16), të dhënat personale përpunohen në mënyrë të drejtë dhe në pajtim me ligjin, grumbullohen për qëllime konkrete, të qarta dhe të përcaktuara me ligj dhe përpunohen në mënyrë e cila është në përputhje me ato qëllime dhe janë adekuate, relevante, dhe jovëllimore në raport me qëllimet për shkak të të cilave grumbullohen dhe përpunohen.

Në bazë të kornizës së lartpërmendur juridike, ua bëjmë me dije të gjitha portaleve në internet dhe mediave të shtypura se duhet të bëni fshirje të të dhënave personale, gjegjësisht ta minimizoni vëllimin e të dhënave personale që publikohen në përputhje me qëllimin që duhet të plotësohet gjatë publikimit, me qëllim të përcaktimit të drejtë, adekuat, relevant dhe jo të tepruar në aspekt të vëllimit të kategorive të të dhënave personale (mbiemri, emri, adresa e banimit (vendbanimi dhe rruga), informatë për nënshkrimin personal) të qytetarëve (subjekte të të dhënave personale).

Njëkohësisht, e potencojmë nenin 8 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, sipas të cilit ndalohet përpunimi i kategorive të veçanta të të dhënave personale, gjegjësisht përpunimi i numrit amë të qytetarit.

I falënderojmë mediat që i respektojnë dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Abonohuni për lajmet më të reja