verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Do të befasoheni sa i thjeshtë është ky tekst

on 22 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

PRES 24

[Recension: Do të befasoheni – ja çka shohin më shumë maqedonasit në Youtube]

Duket e pabesueshme se duhet të shkruajmë një recension për shkak të mosnjohjes elementare të rregullave të gazetarisë në masë aq të madhe në një tekst gazetaresk.

Artikulli është inspiruar nga një vegël e re në video-kanalin Youtube, Trending, e cila ofron pasqyrë të videove më të shikuara në një vend. Ja fjalia nga teksti që e sqaron konceptin e Youtube-it:

Ai mundëson që njerëzit me ide dhe video-klipe kreative të nënshkruajnë marrëveshje dhe puna e tyre të paguhet sipas numrit të shikimeve.

Me të vërtetë shumë gabime drejtshkrimore, sintaksore dhe logjike në vetëm një fjali (në tekstin origjinal në maqedonisht, v.p.)

Kjo tregon se deri në çfarë shkalle ka dështuar i gjithë sistemi i verifikimit që është obligim elementar i strukturës redaktuese. Duke filluar nga gazetari, pastaj lektori, e deri te redaktori…

06222016 Press24 NepismenLinku deri te artikulli origjinal: Do të befasoheni – ja çka shohin më shumë maqedonasit në Youtube

Data dhe koha e publikimit: 20.06.2016 – 15:16

Data e recensionit: 22.06.2016

Recensues: Zоran Bojarovski

SHUMË GABIME

Dhe kjo nuk është e tëra. Lexojeni edhe këtë citim nga kjo përmbajtje mediatike:

Mu për shkak të numrit të madh të njerëzve, e para së gjithash yjet e muzikës i mbrojnë të drejtat e këngëve dhe spoteve të tyre të cilat tani ekskluzivisht publikohen në kanalet e tyre në Youtube ose në kanalet e shtëpive botuese, në mënyrë që shikimet të mblidhen në një vend.

“…që shikimet të mblidhen në një vend…”. E pabesueshme!!!

Çka është shumë, shumë është! Edhe atë ofenduese për profesionin dhe për lexuesit.

Edhe neni 16 i Kоdit të gazetarëve e ka parashikuar këtë dhe ka paralajmëruar në fjalinë e parë:

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij…

Pikërisht ashtu, dinjiteti i profesionit ruhet edhe me informimin elementar për rregullat e gazetarisë. Edhe atë duke qenë shembull për kolegët e tjerë dhe për publikun mediatik.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

jo

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja