verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dorëheqje? Çfarë dorëheqje?

on 19 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ЕКСКЛУЗИВНО_-ГРУЕВСКИ-ПОДНЕСУВА-ОСТАВКА_-http___centarnews.net_mk_index.php_v-crop-resize

 

[Recension: Еkskluzive: Gruevski sot jep dorëheqje?!]

 

Para nesh kemi një material spekulues i cili e dezinformon publikun se kryeministri, gjoja “do të japë dorëheqje”!  Dhe përderisa, pikëpyetja dhe pikëçuditësja në fund të titullit lënë një dozë reyerve te publiku se dorëheqja e paralajmëruar “ekskluzivisht” me të vërtetë do të ndodhë, në vetë lajmin kjo prezantohet si gjë e sigurtë. Edhe pse është në pyetje informatë paushalle, e cila shumë shpejt (në mbledhjen e Kuvendit që u mbajt tre orë pas plasimit të lajmit) u tregua si jo e saktë.

ЕКСКЛУЗИВНО_ ГРУЕВСКИ ПОДНЕСУВА ОСТАВКА_ - http___centarnews.net_mk_index.php_v

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Еkskluzive: Gruevski sot jep dorëheqje?!

Data dhe koha e publikimit: 13.05.2015, 10:03

Data e recensionit: 16.05.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

INFORMATË E RREJSHME

Ky lajmi i shkurtër prej vetëm katër fjalish nuk përmend burime precize. Në të nuk ka përpjekje elementare për verifikimin e informatës që i ofrohet publikut si e vërtetë dhe ekskluzive, e faktikisht është krejtësisht jo e vërtetë. Qasja e këtillë është joprofesionale dhe është në kundërshtim me parimet e gazetarisë së mirëfilltë etike, që nënkupton se “detyra kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën” (Preambula e Kodit të gazetarëve).

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet.

Saktësia e informatës duhet të verifikohet sa më shumë që është e mundur. (neni i parë i Kodit të gazetarëve)

Përveç që bazohet në informata jozyrtare dhe të pakonfirmuara, shikuar nga aspekti profesional, lajmi është konfuz. Në fjalinë e parë paralajmëron se Gruevski do t’i informojë deputetët se do ta lëshojë funksionin e kryeministrit.

“… në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, përveç arsyetimit të dorëheqjeve të ministrave, do ta komunikojë edhe dorëheqjen e tij para deputetëve.”

Pastaj, përsëri thotë se në mbledhjen e Kuvendit ai “do ta arsyetojë propozimin e tij, i cili me gjasë është dorëzuar në organin ligjdhënës.” Kjo shkakton huti, për shkak se nuk tregon se për çfarë propozimi bëhet fjalë. Përndryshe, bëhet fjalë për propozimet për dy ministra të rinj për punë të brendshme dhe për transport dhe lidhje (të cilët u zgjodhën në vend të Gordana Jankullovskës dhe të Mile Janakieskit). Mirëpo, kjo nga artikulli nuk mund të kuptohet.

Huti plotësuese krijon edhe fotografia me të cilën është ilustruar lajmi, e cila lë përshtypje sikur bëhet fjalë për dorëheqjen “e deponuar” të kryeministrit. E në fakt, me gjasë bëhet fjalë për propozimin që Gruevski e ka dorëzuar deri te Kuvendi, e ka të bëjë me zgjedhjen e dy ministrave të rinj në kabinetin qeveritar.

Kështu, shikuar në tërësi, lirisht mund të thuhet se lexuesve u është ofruar një produkt i keq gazetaresk, i cili meriton vlerësim negativ.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja