verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dy sekonda për spin!

on 14 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

SPASOVSKI

[Recension: Spasovski manipulon si Zaevi: Për të thyerja e kryqit nuk është prishje e rendit dhe qetësisë publike]

Ky tekst është konstruksion klasik spinues, i krijuar për ta njollosur ministrin teknik për punë të brendshme, Oliver Spasovski. Për këtë qëllim janë shfrytëzuar vetëm dy sekonda nga përgjigja e Spasovskit në pyetjen e gazetarit, në lidhje me ngjarjet e tensionuara në Butel (të cilat ndodhën pas vendosjes së gurthemelit të kryqit 55-metërsh, kur për pak do të kishte përleshje ndërmjet dy grupeve të qytetarëve), me ç’rast krejtësisht zhvendoset konteksti i deklaratës së tij.

spasovski krst butek recenzijaLinku deri te artikulli origjinal: Spasovski manipulon si Zaevi: Për të thyerja e kryqit nuk është prishje e rendit dhe qetësisë publike

Data dhe koha e publikimit: 6.03.2016, 17:47

Data e recensionit: 10.03.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

E PRERË – E NGJITUR

Bëhet fjalë për emetim tendencioz dhe selektiv të një fragmenti të vogël nga deklarata e Spasovskit, ku ai, në mes tjerash, thotë:

… nuk kishin prishje të rendit dhe të qetësisë publike….(minuta 0,23 deri në 0,25 e videos)

Pastaj, nga kjo pjesë e këputur prej dy sekondash, bëhet një spin politik dhe thuhet se, gjoja, Spasovski ka thënë se:

… thyerja dhe përdhosja e vendit ku ishin shenjtëruar themelet e kryqit në Butel, nuk ka qenë prishje e rendit dhe qetësisë publike.

E për çka në fakt bëhet fjalë?

Ministri, duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarit se a ka ngritur policia padi për ngjarjet e mbrëmshme dhe të parëmbrëmshme (03.03.2016 dhe 04.03.2016), thotë:

Në fillim dua t’i falënderoj policët që ishin në këto ngjarje, I falënderoj për shkak se në mënyrën më profesionale e kryejnë detyrën e tyre dhe që nuk kishim prishje të rendit dhe qetësisë publike. Normalisht se do të ketë procedura për rastet e veçanta. E dini se kemi tre policë të lënduar. Sot në mëngjes isha te njëri prej tyre në klinikë që ta shoh dhe t’i jap mbështetje. Normalisht ato procedura do të përfundojnë dhe do të ngriten padi përkatëse për ata që e kanë prishur këtë proces. Më e rëndësishmja është se qytetarët ishin në lartësi të detyrës. Me të vërtetë, njerëzit që u kyçën, që biseduan dhe të cilët e ndihmuan procesin që të kemi zgjidhje të qetë, të tërhiqen demonstrantët dhe ta mundësojmë sigurinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht të komunës së Butelit. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme dhe me të vërtetë duhet uruar për përmbajtjen dhe qetësinë për shkak se kjo kohë në Republikën e Maqedonisë është kohë kur duhet të merren vendime racionale dhe të arsyeshme, e jo vendime me emocione. (prej minutës 0,10 deri në minutën 1,17 të videos)

Nga përgjigja e Spasovskit shihet se ai aspak nuk ka dhënë “deklaratë të tillë befasuese”, se: thyerja dhe përdhosja e vendit ku ishin shenjtëruar themelet e kryqit në Butel, nuk ka qenë prishje e rendit dhe qetësisë publike. Siç thuhet në titull dhe në fjalinë e parë të këtij teksti.

HUDHJA E VAJIT NË ZJARR

Mirëpo, ky nuk është problemi i vetëm me këtë përmbajtje tepër të anshme dhe manipuluese. Pjesa e dytë e paraqet Spasovskin si ministër, i cili edhe “nuk ka kapacitet të udhëheqë me policinë”, еdhe zbaton “kute të dyfishta”, në rastin konkret, për dy grupet e qytetarëve (shqiptarë dhe maqedonas) që protestuan në Butel.

Demonstruesit të enjten në vend që të pengohen në vandalizmin e tyre, atyre iu lejua që të depërtojnë nëpër perimetrin e sigurisë, t’i thejnë rrethojat, të ndezin drunj dhe ta uzurpojnë hapësirën. Еpilog i sjelljes së tillë të Spasovskit ishin disa mijëra shqiptarë të cilët shkatërruan dhe vendosën tenda mbi themelet e shenjtëruara të kryqit. Ata thenin dhe digjnin çdo gjë para vetes, dhe këndonin këngë nacionaliste. Edhe pse agresivë, ekstremistët shqiptarë i siguronte vetëm policia e thjeshtë e uniformuar, forcat speciale ishin më larg, dhe pas një kohe të shkurtë ata u lanë që të bëjnë ç’të duan pa asnjë prezencë të forcave të sigurisë.

Vetëm një ditë më vonë, Spasovski e dërgoi policinë kur në atë vend u mbodhën banorët maqedonas për ta shprehur revoltën e tyre nga përdhosja e tillë

I shkruar në këtë mënyrë nxitëse, teksti në mënyrë plotësuese provokon dhe hudh vaj në zjarr. Krejtësisht në kundërshtim parimet e gazetarisë profesionale që thonë se artikujt gazetaresk nuk guxojnë të flasin me gjuhën e urrejtjes dhe të nxisin dhunë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante, jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja