verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dyshimet hiqen me fakte jo me komente

on 18 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Esksluzive: Ja si Lëvizja Besa manipulon me sondazhet?! (FOTO)]

Dyshimet nuk potencohen për të mjegulluar opinionin, por për të ardhur deri te e vërteta. E vërteta është përtej çdo dyshimi. Me komente nuk arrihet deri te e vërteta, por me argumente bindëse, edhe atë bazuar së paku në dy apo më shumë fakte. Prandaj, duke pasur parasysh misionin e gazetarisë që të zbulohet e vërteta deri te opinioni, hedhja në publik e bindjeve personale si të vërteta është jashtë çdo standardi profesional. Opinioni publik është në kërkim të fakteve, gazetari duhet t’ia përcjellë të njëjtat, komentet i mbeten publikut.

UntitledLinku deri te artikulli origjinal: “Esksluzive: Ja si Lëvizja Besa manipulon me sondazhet?! (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 11.03.2016

Data e recensionit: 13.04.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

 

Produkti gazetaresk që po e recensojmë mundohet që komentet t’i përcjellë si fakte, pa tentuar në asnjë moment që t’i verifikojë të njëjtat. Teksti as që është përpjekur që dyshimet e veta t’i vërtetojë me ndonjë ekspert, hulumtues të opinionit publik apo politolog. Kjo përmbajtje dyshimet i ngre në bazë të burimit që ia ka dërguar formatin e pyetësorit për anketë.

“Eskluzive Aktpress ju sjell sondazhin të cilën para disa ditësh u publikua se BDI është partia e parë dhe Lëvizja Besa është partia e dytë në taborin shqiptar, dhe partitë tjera janë shënuar në një përqindje shumë të vogël, ndërsa në pyetësorin nuk gjendet askund pyetje për partitë tjera opozitare. Që lë dyshime se rezultatet janë fryrë sipas dëshirës së porositësve.”

Në vend se të shkojë drejt qartësimit të dyshimit, teksti edhe më tepër e trash dyshimin dhe jep përshtypjen se për qëllim ka çorientimin e vetëdijshëm të publikut, e jo zbardhjen e së vërtetës.

“Kjo anketë gjithmonë sipas burimeve të cilët kanë dërguar këtë material është bërë në rajone të ndryshme (Shkup-Tetov-Kercov dhe tjera) nga anëtar të lëvizjes Besa dhe Këshillit të ashtuquajtur opozitar. Kurse anketuesit kanë marrë informata se anketa është e porositur nga Kim Memeti dhe Levizja Besa.”

Fatkeqësisht, askund në tekst nuk kemi ndonjë prononcim nga personat që akuzohen se kanë porositur anketën dhe se janë munduar të manipulojnë opinionin. Me palën e dytë dhe përgjigjen ndaj akuzave të ngritura, teksti do të ishte i plotë dhe në këtë mënyrë do t’i jepej hapësirë publikut të japë gjykimin mbi organizimin e anketës, e jo vetë gazetarit, i cili nuk duhet të gjykojë, por ta paraqesë informacionin e qartë, objektiv dhe gjithëpërfshirës.

Detyrimi i parë i gazetarëve është e vërteta. Një parim gazetaresk thotë: Gazetarët nuk janë në kërkim pas të vërtetës në kuptimin absolut filozofik, por në kërkim të së vërtetës në kuptimin praktik. Kjo “e vërtetë gazetereske” është një proces që fillon që nënkupton mbledhje dhe verifikim të fakteve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk ka

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja