verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

E drejta për të zgjedhur është e drejtë themelore e njeriut

on 13 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Објавување на извештајот на ОБСЕ за изборите во 2014.  Фото: ОБСЕ/ОДИХР.

Publikimi i raportit për zgjedhjet e vitit 2014. Foto: ОSBE/ОDIHR

Mediet harrojnë të theksojnë se Republika e Maqedonisë e ka për obligim t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nga zgjedhjet e mëparshme.

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Mbajtja e zgjedhje të drejta dhe demokratike, në të cilat qytetarët do të votojnë dhe do të zgjedhin lirshëm, është njëra nga veglat kryesore për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë.

Informatat në lidhje me ndryshimin e rregullativës zgjedhore, në lidhje me propozimet që i japin partitë dhe zhvillimi i bisedimeve rreth rregullave zgjedhore, kanë rëndësi shumë të madhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Në fazën fillestare të bisedimeve, në media u paraqitën informata për drejtimet e përgjithshme të ndryshimeve që ofrohen dhe komponentet kryesore të ndryshimit. Në këtë periudhë mediet njoftuan për ndryshimet e mundshme të modelit në përgjithësi dhe për qëndrimet e pjesëmarrësve në procesin negociator në lidhje me modelet e mundshme. Për shembull:

Në fazën e mëvonshme të bisedimeve, mediet u koncetruan në dy çështje: pastrimi i listës zgjedhore dhe votimi i diasporës.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, mediat shumë më tepër vëmendje u kanë kushtuar akuzave të ndërsjella të pjesëmarrësve në bisedime se sa informimit të qytetarve për atë se cili do të ishte ndryshimi që do të mundësonte zgjedhje të drejta dhe demokratike. Madje edhe në fund të procesit të bisedimeve, sipas një pjese të madhe të mediave, si çështje kryesore dhe kontestuese veçohen:

“…çështja e votimit të diasporës, përbërja dhe kompetencat e Komisionit shtetëror zgjedhor, si dhe pastrimi i listës zgjedhore.”

Mediat mjaftohen me transmetimin e deklaratave të partive pa bërë analizë më serioze të procesit të gjithëmbarshëm dhe pa prezantuar informatë të plotë për ndryshimet për të cilat bisedohet dhe të cilat do të duhej të mundësojnë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Në disa media, kalimthi, përmenden edhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullativën zgjedhore (si për shembull: (roli i mediave, financimi i partive politike, pjesëmarrja e grave, …). Vetëm në një numër të vogël të mediave përmenden çështjet që nuk janë kontestuese dhe për të cilat pjesëmarrësit në bisedime kanë arritur pëlqim. Për shembull:

Sa i përket mediave, siç kuptojmë, ekipet negociatore kanë arritur t’i harmonizojnë numrin më të madh të qëndrimeve.

Mirëpo, edhe përkundër interesimit jashtëzakonisht të madh të mediave për këtë segment të bisedimeve dhe mbulimit të gjerë mediatik të gjithë procesit, në fakt, qytetarëve nuk iu ofruan informata të mjaftueshme dhe adekuate që do t’u mundësonin t’i kuptojnë ndryshimet që ofrohen, që do t’u ndihmonin ta ndërtojnë mendimin personal për rregullativën zgjedhore, dhe do t’u mundësonin t’i shprehin idetë dhe qëndrimet e tyre në lidhje me këtë rregullativë .

Sipas marrëveshjes së arritur dhe të nënshkruar nga ana e katër partive politike më 02.06.2015:

“Deri më 31 korrik 2015, do të shqyrtohet dhe do të modifikohet përbërja e Komisionit shtetëror zgjedhor. Deri më 30 shtator 2015, Komisionit shtetëror zgjedhor do t’i jepen kompetenca më të mëdha që të sigurohen zgjedhje të drejta dhe të lira si dhe kushte të barabarta për pjesëmarrje për të gjitha partitë. Do të implementohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke e përfshirë edhe revizionin e listës zgjedhore në përputhje me metodologjinë e re për të cilën do të arrihet marrëveshje.”

Këto vërejtje të OSBE/ODIHR-it mund të përmblidhen në disa pika:

  1. Gjatë zgjedhjeve nuk është bërë ndarja e interesave partiake nga ato shtetërore, me çka është bërë shkelje e Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990.
  2. Janë frikësuar qytetarët nga ana e pushtetit.
  3. Janë keqpërdorur resurset shtetërore për fushatën zgjedhore.
  4. Me votimin e diasporës është shkelur Kushtetuta dhe neni 7.3 i Dokumentit të Kopenhagës të vitit 1990.
  5. Enti shtetëror për revizion është i penguar të bëjë mbikëqyrjen e financimit të partive (veçanërisht të atyre që janë në pushtet).
  6. Partitë në pushtet e kontrollojnë numrin më të madh të mediave.
  7. Me keqpërdorimin e shërbimit radiodifuziv publik është shkelur neni 7.8 i Dokumentit të Kopenhagës të vitit 1990.
  8. Bëhen reforma të rregullativës zgjedhore shpejt e shpejt dhe në mënyrë jogjithëpërfshirëse.
  9. Procedura e ankesave është joadekuate.
  10. MPB-ja përzihet në punën e KSHZ-së.
  11. Ka shumë kategori të grupeve të prekshme që nuk mund të votojnë.
  12. Partitë nuk japin llogari për partitë e harxhuara për zgjedhjet (veçanërisht ato që janë në pushtet).
  13. Nuk ka sanskione për partitë që nuk dorëzojnë raport financiar.

Një pjesë e këtyre rekomandimeve aspak nuk kanë të bëjnë me rregullativën zgjedhore, e aq më pak me modelin zgjedhor. Ato kanë të bëjnë me ekzistimin e kushteve elementare për realizimin e të drejtës për të zgjedhur si e drejtë themelore e njeriut dhe kanë shumë më tepër lidhje me praktikën se sa me legjislacionin.

Mirëpo, asnjë medie nuk u interesua për atë se a zhvillohen bisedimet për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në asnjë medie nuk  u prezantuan këto rekomandime me qëllim që qytetarët të njoftohen me atë se a bisedojnë negociatorët për gjërat e rëndësishme që duhet të krijojnë kushte elementare që zgjedhjet e ardhshme të jenë të drejta dhe demokratike.

Asnjë medie nuk e shfrytëzoi mundësinë që të bëjë analizë të detajuar për atë se cilat nga këto pika janë të pakontestueshme për partitë politike, e të cilat ndoshat fare nuk janë vënë në rend dite për t’i diskuturar gjatë negociatave dhe në bazë të një analize të tillë të nxirren përfundimet relevante për perspektivat e demokracisë në Republikën e Maqedonisë…

Kur bëhet fjalë për qytetarët, qasja e këtillë e medieve, në fakt i privon qytetarët nga mundësia për të fituar një pasqyrë të plotë për ndryshimet që ofrohen, për qëndrimet e subjekteve politike dhe i pamundëson që të procesin e vendimmarrjes qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë qoftë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të zgjedhur në Kuvend.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja