verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

E plotë është kur ka gjithçka

on 3 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Celo e koga ima se - crop

[Recension: Ivanov – burrështetas me mirënjohje dhe shpërblime të shumta ndërkombëtare]

Kur një tekst ka për qëllim që në mënyrë bibliografike të analizojë dikë – në këtë rast kryetarin e shtetit – kjo duhet të bëhet në mënyrë korrekte dhe të plotë. Artikulli nuk guxon të lë përshtypje se nuk është përgatitur ashtu siç duhet ose se ka tendencë që të fshehë diçka. E kur do të lexohet ky tekst, krijohet një përshtypje e fuqishme për jotërësi, duke i pasur parasysh, për shembull gafet e njeriut të parë të vendit, Gjorge Ivanov, të cilat e argëtonin publikun këto ditë, e në këtë tekst nuk kanë gjetur vend. Mirëpo, mungojnë edhe fakte të tjera.

ivanovLinku deri te artikulli origjinal: Ivanov – burrështetas me mirënjohje dhe shpërblime të shumta ndërkombëtare

Data dhe koha e publikimit: 31.05.2016, 13:18

Data dhe koha e publikimit: 02.06.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Po, të gjitha ato shpërblime që janë përmendur në mënyrë bibliografike në artikull, kryetari Ivanov i ka fituar, gjithsesi, sipas meritave të tij në shkencë. Kjo nuk kontestohet aspak, as që është qëllim i recensionit të sotëm. Ajo që e bën tekstin jopërmbajtëso, e për pasojë edhe joobjektiv, është josinqeriteti në transmetimin e fakteve për kryetarin.

Poashtu, kur për dikë shkruhet diçka, veçanërisht për sukseset e tij, duhet të ketë arsye të mirë për këtë, e në këtë rast si duket ideja ka qenë që Ivanovi “të lahet” nga vala e kritikave.

“Përkundër akuzave të turpshme të cilat opozita dhe SOROS-i për çdo ditë i bëjnë në adresë të kryetarit Ivanov, faktet e thonë krejtësisht të kundërtën.”

Megjithatë, që artikulli të jetë korrekt deri në fund, duhet thënë se pse këta “sorosoidë” e sulmojnë kryetarin. Kështu ka pasojë, mirëpo askund nuk përmendet shkaku se pse ka pasur nevojë të publikohet ky tekst që do t’i lartësojë mirënjohjet e pakontestuara të Ivanovit.

Artikulli duhet të jetë i sinqert ndaj lexuesit dhe të thotë se si kryetar i shtetit, Ivanovi nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Më së shumti për shkak të ndodhive të fundit, të cilat, në pjesën më të madhe janë shkaktuar edhe nga veprimet e tij të pamenduara mirë.

MUNGOJNË AMNISTIA DHE RËNIA PISHMAN

Një moment i tillë, për shembull, është vendimi për аministi të 56 personave, me arsyetimin se me këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike. Mirëpo, në vend të zgjidhjes, Ivanovi shkaktoi reagime të fuqishm edhe në publikun e vendit, edhe te faktori ndërkombëtar. Këtë vendim e dënuan dhjetëra të huaj që kaluan nëpër Maqedoni, e për shkak të kësaj, tashmë dy muaj zgjasin protestat e “Revlucionit laraman”, me të cilat kërkohet tërheqje e plotë e vendimit për amnisti dhe dorëheqja e Ivanovit. Ai pas presioneve të fuqishme e tërhoqi vendimin e tij për 22 persona, të cilët janë të eksponuar politikisht, mirëpo kjo nuk i zvogëloi pritjet edhe të publikut të huaj edhe atij të brendshëm që plotësisht ta tërheqë vendimin e tij të parë.

Si do që të jetëm një tekst përmbajtësor dhe plotësisht profesional do t’i përfshinte edhe këto pjesë. Prandaj, siç thotë sllogani i një reklame, “E plotë është kur ka gjithçka”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e