E plotë është kur ka gjithçka
Published in Recensione
on 3 - 06 - 2016 Author: Владо Ѓорчев[Recension: Ivanov – burrështetas me mirënjohje dhe shpërblime të shumta ndërkombëtare]
Kur një tekst ka për qëllim që në mënyrë bibliografike të analizojë dikë – në këtë rast kryetarin e shtetit – kjo duhet të bëhet në mënyrë korrekte dhe të plotë. Artikulli nuk guxon të lë përshtypje se nuk është përgatitur ashtu siç duhet ose se ka tendencë që të fshehë diçka. E kur do të lexohet ky tekst, krijohet një përshtypje e fuqishme për jotërësi, duke i pasur parasysh, për shembull gafet e njeriut të parë të vendit, Gjorge Ivanov, të cilat e argëtonin publikun këto ditë, e në këtë tekst nuk kanë gjetur vend. Mirëpo, mungojnë edhe fakte të tjera.
Linku deri te artikulli origjinal: Ivanov – burrështetas me mirënjohje dhe shpërblime të shumta ndërkombëtare
Data dhe koha e publikimit: 31.05.2016, 13:18
Data dhe koha e publikimit: 02.06.2016
Recensues: Vllado Gjorçev
Po, të gjitha ato shpërblime që janë përmendur në mënyrë bibliografike në artikull, kryetari Ivanov i ka fituar, gjithsesi, sipas meritave të tij në shkencë. Kjo nuk kontestohet aspak, as që është qëllim i recensionit të sotëm. Ajo që e bën tekstin jopërmbajtëso, e për pasojë edhe joobjektiv, është josinqeriteti në transmetimin e fakteve për kryetarin.
Poashtu, kur për dikë shkruhet diçka, veçanërisht për sukseset e tij, duhet të ketë arsye të mirë për këtë, e në këtë rast si duket ideja ka qenë që Ivanovi “të lahet” nga vala e kritikave.
“Përkundër akuzave të turpshme të cilat opozita dhe SOROS-i për çdo ditë i bëjnë në adresë të kryetarit Ivanov, faktet e thonë krejtësisht të kundërtën.”
Megjithatë, që artikulli të jetë korrekt deri në fund, duhet thënë se pse këta “sorosoidë” e sulmojnë kryetarin. Kështu ka pasojë, mirëpo askund nuk përmendet shkaku se pse ka pasur nevojë të publikohet ky tekst që do t’i lartësojë mirënjohjet e pakontestuara të Ivanovit.
Artikulli duhet të jetë i sinqert ndaj lexuesit dhe të thotë se si kryetar i shtetit, Ivanovi nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Më së shumti për shkak të ndodhive të fundit, të cilat, në pjesën më të madhe janë shkaktuar edhe nga veprimet e tij të pamenduara mirë.
MUNGOJNË AMNISTIA DHE RËNIA PISHMAN
Një moment i tillë, për shembull, është vendimi për аministi të 56 personave, me arsyetimin se me këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike. Mirëpo, në vend të zgjidhjes, Ivanovi shkaktoi reagime të fuqishm edhe në publikun e vendit, edhe te faktori ndërkombëtar. Këtë vendim e dënuan dhjetëra të huaj që kaluan nëpër Maqedoni, e për shkak të kësaj, tashmë dy muaj zgjasin protestat e “Revlucionit laraman”, me të cilat kërkohet tërheqje e plotë e vendimit për amnisti dhe dorëheqja e Ivanovit. Ai pas presioneve të fuqishme e tërhoqi vendimin e tij për 22 persona, të cilët janë të eksponuar politikisht, mirëpo kjo nuk i zvogëloi pritjet edhe të publikut të huaj edhe atij të brendshëm që plotësisht ta tërheqë vendimin e tij të parë.
Si do që të jetëm një tekst përmbajtësor dhe plotësisht profesional do t’i përfshinte edhe këto pjesë. Prandaj, siç thotë sllogani i një reklame, “E plotë është kur ka gjithçka”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e