verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

E pse është me rëndësi se me çka ushqehet mbesa e Zaevit?

on 1 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Заеви-се-хранат-со-кавијар-од-1500-евра-ФОТО-zurnal.net_

[Recension: Familja e Zaevit ushqehet me havjar që kushton 1500 euro (FOTO)]

Teksti paraqet propagandë politike, që është jashtë standardeve gazetareske, veçanërisht nëse merret parasysh se nuk bëhet fjalë për person publik, por për farefis të një politikani të njohur. Ideja e artikullit është që nëpërmjet mbesës së liderit të opozitës, Zoran Zaev, të diskreditohet Zaevi.

Заеви се хранат со кавијар од 1500 евра ФОТО zurnal.netLinku deri te artikulli origjinal: Familja e Zaevit ushqehet me havjar që kushton 1500 euro (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 20.02. 2017

Data e recensionit: 27. 02. 2017

Recensues: Dimitar Tanurov

VETËM TË NJOLLOSET ZAEVI

Titulli bombastik, i cili është shembull klasik për mbledhjen e klikimeve, paralajmëron se nga ajo që ofrohet brenda në teskt mund të pritet senzacionalizëm. Përmendja e mbiemrit “Zaev” asocon se teksti që pason ka të bëjë me familjen e ngushtë të Zoran Zaevit. Mirëpo, në fakt, i gjithë teksti është thurur rreth mbesës së tij, identiteti i të cilës, me gjasë, qëllimisht nuk është fshehur krejtësisht.

“Mbesa e Zoran Zaevit, e cila është e njohur për lukset, të cilat i ndan në profilin e saj në Instagram, para dy ditësh edhe një herë i përkujtoi mbi 20 mijë ndjekësit e saj se është fëmijë i milionerëve dhe publikoi foto të ushqimit të saj më të ri, havjarit të shtrenjtë”.

Emri i mbesës së liderit të LSDM-së nuk është theksuar në tekst, mirëpo kjo mund të shihet qartë nga fotografitë që janë publikuar. Emri i saj është fshehur vetëm sa për sy e faqe, që paraqet cenim të privatësisë së saj.

Problemi kryesor i artikullit është ai se nuk bëhet fjalë për person publik, e as për shpenzim të parave të qytetarëve. Mbesa, në fakt, këtu është shfrytëzuar vetëm për ta njollosur liderin e LSDM-së, veçanërisht në periudhën kur akoma nuk është formuar qeveria dhe kur partitë politika akoma bisedojnë për këtë. Me artikujt e këtillë tentohet të rrënohet rejtingu i Zaevit, ndërsa mbesa e tij në këtë rast është “dëm kolateral”.

Në artikull thuhet se havjari kushton 1.500 еuro, ndërsa në tekst thuhet se një porcion në këtë restoran mund të kushtojë edhe “deri në” 1.500 еuro. Nuk është verifikuar se sa kushton porcioni konkret, që është publikuar në rrjetin social, e as që është tentuar të merret deklaratë për këtë.

Në fund të tekstit komentues thuhet se qytetarët komentojnë në rrjetet sociale, mirëpo këto komente askund nuk janë treguar me printscreen, siç është bërë me postimin e mbesës së Zaevit.

Artikulli është në kundërshtim me Kodin e gazetarëve, i cili parasheh të që respektohet privatësia, të publikohen informata të verifikuara, të bëhet dallim ndërmjet fakteve, mendimeve, lajmit dhe komentit, të sigurohet distancë profesionale gjatë informimit dhe me vetëdije të mos krijohen e as të mos përpunohen informata që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja