verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Edhe kur kopjohet, lajmi duhet të konfirmohet

on 16 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “Zekiri i mbron interesat e shqiptarëve: E zgjodha LSDM-në se ka program më të mirë se ISIS”]

 Një praktikë tashmë e njohur e portaleve në vendin tonë është kopjimi masiv i lajmeve. Ato kopjojnë nga kushdo dhe për cfarëdo lloj ngjarjeje. Sapo të shohin se dikush ka publikuar ndonjë lajm që sipas tyre është interesant. E kopjojnë dhe e botojnë me vrap, me idenë që të mos ngelin mbrapa krahasuar me konkurrencën e tyre. Por ndonjëherë ndodh që një lajm të jetë i shpikur apo i paverifikuar, e në mungesë të kontrollimit apo sigurimit për vërtetësisë së tij nga mediet që e kopjojnë, krijohet një zinxhir i lajmeve të paverifikuara.

[Recension: “Zekiri i mbron interesat e shqiptarëve: E zgjodha LSDM-në se ka program më të mirë se ISIS”]Linku për te artikulli origjinal: Zekiri i mbron interesat e shqiptarëve: E zgjodha LSDM-në se ka program më të mirë se ISIS

Data dhe koha e publikimit: 08.09.2016

Data e recensionit: 14.09.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Lajmi në fjalë është pak i veçantë, për hir të së vërtetës. Në pamje të parë, duket se gjithçka edhe mund të jetë në rregull. Kokën e ka në rregull, jep sqarime, vjen pjesa e deklaratës, ku edhe përfundon. Edhe pse pas deklaratës preferohet të ketë dy-tre fjali përmbyllëse, por kjo nuk përbën ndonjë problem të madh. Deklarata e Muhamed Zekirit që po transmetohet këtu, për publikun e përgjithshëm duket krejtësisht në rregull, ku Zekiri citohet të ketë thënë se ka bërë zgjedhjen më të mirë që është përfshirë në LSDM, pasi që kjo parti do t’i ofrojë shumë më shumë gjëra krahasuar me ISIS si një organizatë për të cilën Zekiri qenka akuzuar se ka lidhje me të.

Deklaratë e tillë, sigurisht që tërheq lexueshmëri. Kur e lexon, mund edhe të krijohet përshtypja se nuk ka asnjë problem me autenticitetin e saj. Mirëpo, njohësit do të vërenin se lajmi nuk ofron informatë se kur dhe ku, dhe në çfarë konteksti e ka thënë këtë Zekiri, që është një mangësi profesionale dhe fillon të zgjojë dyshime, por vetëm tek ata që kuptojnë mediat më mirë.

Por çfarë ndodhi? Të njëjtën ditë që u publikua ky lajm, doli Muhamed Zekiri dhe mohoi të ketë thënë një gjë të tillë. Ai në profilin e tij në Facebook shkruante:

“Me vjen sinqerisht keq qe do te jem i detyruar te padis te gjitha portalet qe luajn rolin e “gazetareve”, duke filluar nga ZHURNAL, Tetovasot, Fakte dhe te gjithe qe trillojne dhe shpifin lajme te sajuara ne emrin tim. Propaganda e tyre e flliqur ka kaluar te gjitha kufijte. Kerkoj urgjentisht te terhiqet ky “lajm” i shpifur qe eshte sajuar ne emrin tim dhe te gjithe qe e kane publikuar te kerkojne falje. Rrespekt per te gjithe gazetaret qe jane ne sherbim te ketij profesioni te shenjte, ndersa ata qe aktrojne si gazetare dhe jane ne sherbim te propagandave partiake qe moti i kane ra maskat!!!!”14248132_10208603031365665_1358220763_o

Ndërkohë që Zekiri kërcënoi me padi duke përmendur me emra disa portale, lajmi në fjalë vazhdon të jetë prezent në këto portale. Kjo nënkupton dy gjëra: Ose Zekiri e ka thënë këtë dhe më pas është penduar, e tani kërkon të tërhiqet e njëjta, duke përdorur si presion kanosjet me padi për shpifje ndaj portaleve, ose portalet vërtetë kanë shpifur dhe kanë trilluar një lajm të tërë të bazuar mbi një gënjeshtër të madhe. Por, një gjë është e rëndësishme: po të mos kishte reagim nga ana e palës tjetër, në këtë rast të ish-gazetarit Zekiri, shumë kollaj lajmi do të shitej në publik, ngase, në dukje, është shumë në rregull pasi asgjë nuk na shtie të dyshojmë në autenticitetin e tij.

Jo vetëm sipas Kodit të Gazetarëve, por shpifja konsiderohet edhe thyerje sipas Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim,  dhe si e tillë është e dënueshme.

Zhurnal.mk në fund të tekstit publikon burimin se nga e ka marrë këtë lajm. Bëhet fjalë për një revistë pro-qeveritare republika.mk.

Dhe, këtu vijmë në atë që u tha në fillim se përse është e rëndësishme që lajmi edhe kur huazohet, të ketë një lloj konfirmimi, sidomos kur akuzohet ndonjë palë, ose kur vjen prej mediave që kanë preferenca politike. Në këtë lajm nuk mund të konstatohet se kush ka të drejtë e kush jo. Në fakt, gazetaria asnjëherë nuk bën gjyqin e ngjarjeve apo fenomeneve të ndryshme, por thjeshtë u jep hapësirë të gjithë protagonistëve të thonë fjalën e tyre. Nëse Zekiri vërtetë planifikon të denoncojë rastin në gjyq, atëherë i ngelet këtij institucioni të vlerësojë se a ka bazë juridike për të gjykuar dhe dhënë dënim për shpifje ose jo.

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja