verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Edhe narracioni i përrallave ka rregulla, e lëre më ai i lajmeve

on 21 - 10 - 2016       

[Recension: “Aleati i Ziadin Selës – Vesel Memedi në mesin e Ali Ahmetit dhe BDI-së (FOTO)”]

 “Nëse më gënjen një herë, faji është i yti, nëse më gënjen dy herë, faji është i imi”. Pothuajse askush më nuk beson në përrallat me mbretër, të cilat shumë medie i shndërrojnë në lajme. Edhe përrallat kanë një lloj narracioni të standardizuar, janë të ngritura mbi bazën e disa rregullave të rrëfimit. Andaj edhe jo çdo rrëfenjë mund të konsiderohet përrallë, sikurse jo çdo përmbajtje që botohet në media, për fat të keq, nuk mund të konsiderohet si lajm.

almakos_sela_memedi_bdi_2Linku për te artikulli origjinal: Aleati i Ziadin Selës – Vesel Memedi në mesin e Ali Ahmetit dhe BDI-së (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 14.10.2016

Data e recensionit: 16.10.2016

Recensues: Agron Vrangalla

Mjafton vetëm të shikohet lajmi, jo të lexohet. Ka një inkoherencë të jashtëzakonshme. Janë nxjerrë nja dy foto nga një ceremoni në UT dhe të njëjtat janë interpretuar si ka dashur vetë autori. E, interpretimi i fotografive do shumë mendjehollësi dhe argumentim të mirëfilltë, duhet ditur koha kur është shkrepur fotoja, konteksti i saj, veprimtaria e aktorëve në foto, arsyeja e prezencës së tyre në atë ambient, dhe një sërë komponentësh që do t’i japin kompetencën një gazetari për të interpretuar një fotografi e caktuar.

Në tekst thuhet se të gjithë anëtarët e strukturës udhëheqëse të RDK-së e pranojnë Fadil Zendelin për kryetar kundrejt Vesel Memedit, i cili, sipas autorit, nuk gëzon asnjë lloj legjitimiteti për të qenë kryetar, përpos forcës së vulës që ka ai. Kjo është pak komplekse dhe tejet e guximshme për t’u thënë. Ndoshta ky guxim edhe mund të merret në koment apo kolumne, mirëpo assesi jo në lajm.

Më pas thuhet se Ziadin Sela nga LR-PDSH mban afër vetes Vesel Memedin. Një mënyrë e gabuar e të shprehurit për një gazetar në zhanr informativ. Sepse, mund të jetë e kundërta, që Memedi të mbajë afër vetes Selën. Kjo ishte për batutë, sa për të treguar se si shprehje nuk qëndron në lajm. Ose, pjesa tjetër kur thuhet se Memedi është paraqitur në mesin e funksionarëve të lartë të BDI-së. Këtu, po të pranojmë këtë logjikë, del se autori mbivlerëson BDI-në, sepse të gjithë të tjerët që janë prezent në këtë eveniment e që nuk janë pjesë e strukturave të BDI, sipas autorit del se janë përkrah funksionarëve të BDI-së. Pra, BDI-ja qenka në mes, e të gjithë të tjerët rrotullohen rreth saj. Pak a shumë si puna e sistemit diellor, me BDI-në në mes si dielli që shndrit planetët. As ky konstatim nuk është i saktë, ose nëse është i saktë, së paku nuk është argumentuar fare brenda rregullave të lajmit.

Më pas, kalohet në një stad të ri dhe akoma më të fuqishëm të komentimit, duke thënë se zërat lart e poshtë thonë se për t’ia ruajtur vulën e kryetarit Vesel Memedit ka pasur intervenim nga ana e Ali Ahmetit. Pa argumente e dëshmi, kjo është një gjë që nuk del nga eforte investigative, por më tepër nga efortet spekulative, gjë që e konstaton edhe vetë autori sepse thirret në “disa spekulime mediatike”.

Në fund të përmbajtjes jepet një konstatim se Ahmeti dhe Memedi po kalojnë çaste të lumtura pranë njëri-tjetrit. Do thoni – mos bëhet fjalë për tekstin e këngës Love Story  të  Taylor Swift? Jo të nderuar, është tekst i një lajmi, seriozisht. I një lajmi, i cili ka huqur tërësisht qasjen serioze të cilën duhet ta ketë patjetër.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja