Edhe në lajmet se ku shkojnë politikanët për pushime, kërkohen burime
Published in Recensione
on 10 - 08 - 2016 Author: Agron Vrangalla[Recension: Gruevski pushimet i kalon në Turqi, Zaevi në Greqi, kurse Ahmeti dhe Thaçi nuk pushojnë, kanë punë]
Aktorët politik gjithmonë janë në shënjestër të opinionit publik dhe gjithmonë bëhen shkas për lajme që janë interesante për publikun. Edhe përkundër faktit se nuk është çdoherë interes publik se ku i kanë kaluar apo ku do t’i kalojnë ata pushimet verore (sidomos nëse nuk janë bartës të funksioneve shtetërore), përsëri lajmet e tilla mund të duken të lezetshëm. Mirëpo, këto lajme bëjnë pjesë në rubrikën rozë.
Linku për te artikulli origjinal: Gruevski pushimet i kalon në Turqi, Zaevi në Greqi, kurse Ahmeti dhe Thaçi nuk pushojnë, kanë punë
Data dhe koha e publikimit: 04.08.2016
Data e recensionit: 06.08.2016
Recensues: Agron Vrangalla
Nga pikëpamja e përzgjedhjes së lajmit, gjithçka është në rregull. Por, cilat janë ato elemente që po t’i kishte ky lajm, do të dukej shumë më i këndshëm dhe më profesional?
Së pari, lajmi nuk posedon asnjë prononcim. Nuk posedon as ndonjë perifrazim të ndonjë prej personave të përmendur apo ndonjë burimi.
Së dyti, për të thënë se kush ku i ka kaluar pushimet, duhet së paku të posedosh ndonjë fotografi, e cila do të dëshmonte prezencën e Gruevskit me familjen në plazhet e bukura të Antalisë, apo se si Zaev konsumon koktelin e tij të preferuar në Hallkidiki të Greqisë. Pa të paktën një fotografi, të gjitha këto fjalë të thëna janë vetëm – kocka pa mish.
Jo vetëm kaq, mungesa e fotografive në këtë rast na bën të dyshojmë se a është e vërtetë që liderët politik ndodhen pikërisht aty ku na sugjeron lajmi. Së treti, aty diku citohet një portal tjetër (Info shqip), sipas të cilit është zbuluar vendi se ku pushojnë Gruevski e Zaevi. Nëse ky portal ka bërë këtë lëshim që nuk ka paraqitur asnjë dëshmi, atëherë fakti që “Ina” bazohet në këtë burim, është vazhdim apo përsëritje e gabimit të njëjtë.
Këto vërejtje nuk janë më të rëndësishmet lidhur me këtë lajm, sepse më poshtë na paraqitet një tjetër “kreativitet” i autorit i cili fuqishëm ka konstatuar arsyen se përse dy liderët e tjerë Ahmeti dhe Thaçi nuk kanë preferuar të marrin kohën e tyre për pushime.
“Angazhimet politike dhe axhendat e tyre të ngarkuara” – thuhet në tekst, janë shkaktarët kryesorë që liderët në fjalë nuk kanë mundësi t’i falin vetes pushim. Ashtu sikur ato më lart, edhe këto konstatime janë të pa mbështetura me asnjë provë verbale, audio apo vizuale.
Dilema e madhe që shtrohet është kjo: Çfarë i shtyn gazetarët të vrapojnë tërë ditën për të siguruar “dy burime”, kur ja, dikush mund ta bëjë të njëjtën, si duket vetëm me imagjinatë pak më të zhvilluar?!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
1 burim
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e