verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Edhe një fiasko gazetareske

on 14 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: BDI pëson fiasko në Kondovë]

Praktika e shkrimit në ajër nuk është e panjohur për gazetarinë online në gjuhën shqipe në Maqedoni. Shpeshherë, edhe pse lajmet nuk japin asnjë informatë të dobishme ose nuk kanë asnjë bazë vërtetësie, shkruhet diçka sa për të mbushur rubrikën.

bdi-peson-fiasko-ne-kondove-iliria-news-agencyLinku deri te artikulli origjinal: BDI pëson fiasko në Kondovë

Data dhe koha e publikimit: 29.12.2016

Data e recensionit: 02.12.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi Arifi

Shembull për shkrim të tillë pa asnjë mbështetje të asaj që i paralajmërohet lexuesit është edhe ky tekst që po e recensojmë. Në të flitet për dështim të tubimit të një partie, e nuk ka asnjë fotografi e video që do të shërbente si mbështetje për këtë pohim. E vetmja gjë që duket është një fotografi e BDI-së e vendosr me shenjën X që nuk ka asnjëfarë relevance për temën.

“Bashkimi Demokratik për Integrim, ka pasur sot takim me banorët e Kondovës. Edhe pse paraprakisht kuadrot e BDI-së në komunën e Sarajit u përkujdesën të lironin më herët edhe fëmijët nga shkolla për të mbushur sallën ku mbahej takimi i BDI-së, dhe pse njerëzit u ftuan shtëpi më shtëpi, funksionarët e partisë së Ahmetit pësuan fiasko të vërtetë”

Ku duket ajo fiasko? Ku duket Saraji? Ku duken fëmijët? Siç cekëm në fillim, fjalë në ajër.

Lëre që është vënë në funksion imagjinata për atë që e ka ndodhur ose nuk ka ndodhur në Kondovë, por është shkuar shumë më tej, duke dhënë komente se për çfarë janë revoltuar banorët e Kondovës, për të cilët thuhet se ia kanë kthyer shpinën Ali Ahmetit.

“BDI mori përgjigjen më të mirë se nuk është e dëshiruar në Kondovë, se banorët e Kondovës e dënojnë kriminalitetin dhe amoralitetin e BDI-së. Kondova ia dha sot përgjigjen BDI-së se çfarë do të pësojë më 11 dhjetor. Kondova nuk i duron dot tradhëtarët e shqiptarëve”

Shkrimi, edhe i tillë siç është, do të dukej shumë më mirë po të kishte të paktën ndonjë fotografi nga tubimi i përfolur, edhe pse shpeshherë edhe fotografitë mund të manipulohen. Ose, të ketë video të ndonjë deklarate prej banorëve të Kondovës, që ata vetë të tregojnë nëse e mirëpresin apo jo këtë parti. Të paktën këtë mund të bëjnë gazetarët. Të japin hapësirën për vërtetësi, për paanshmëri, për gjithpërfshirje në lajm, e jo të lënë aq shumë hapësirë për manipulime, saqë edhe fëmijët e vegjël të kuptojnë se bëhet fjalë për propagandë, e jo për informim.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja