Edhe pa përmbajtje, tekst skajshmërisht vullgar!
Published in Recensione
on 23 - 06 - 2016 Author: Димитар Тануров[Recension: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC]
Turp është të quhet artikull, e lëre më gazetaresk. Përveç që ka titull ofendues, në të nuk ka asnjë lloj përmbajtjeje e as ndonjë lidhshmëri konkrete të fotografive.
Linku deri te artikulli origjinal: Nëse diçka nuk ju shkon, shihni këto plehra dhe atëherë do t’u shkohet… në WC
Data dhe koha e publikimit: 14.06. 2016
Data e recensionit: 22.06.2016
Recensues: Dimitar Tanurov
Publikimi që e recensojmë, me gjasë, në bazë të formës së saj “të detyrueshme” do të duhej ta klasifikojmë se foto-lajm, mirëpo në të përveç titullit ofendues, i cili nuk i ngjan as publikimit për blog ose statusit në rrjet social, nuk ka asnjë përmbajtje, asnjë lloj teksti.
Në artikull ka vetëm disa fotografi të gazetarëve të televizionit “Sitel”. Fotografitë nuk kanë asnjë lidhshmëri kohore e as përmbajtësore. Nuk bëhet fjalë për asnjë ngjarje. Qëllimi i vetëm i fotografive është t’i paraqesë personat që diskualifikohen dhe që damkosen.
Dezinformimi i këtillë është në kundërshtim me standardet e gazetarisë. Gazetarët, para së gjithash, duhet të transmetojnë informata, ide dhe mendime dhe kanë të drejtë të komentojnë, mirëpo gjatë kësaj nuk guxojnë të përdorin gjuhë të urrejtjes, të ofendojnë dhe të diskriminojnë, veçanërisht jo kolegët gazetarë.
Artikulli është në kundërshtim me disa nene të Kodit të gazetarëve:
Neni 10
Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze.Neni 13
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.Neni 15
Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.Neni 16
Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk ka tekst, e as nuk ka fakte
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
:
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
jo në tekst, por në titull
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i palidhur me tag-e