verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Еkskluzive”: Muhabet çarshie!

on 15 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ekskluzivka

[Recension: Еkskluzive: Gruevski dhe Çavkovi përgatisin arrestim të Zaevit dhe të njerëzve të tjerë nga opozita]

Kam ëndërruar diçka, më lejoni ta tregoj dhe ta plasoj si lajm ekskluziv. Çka tjetër mund të thuhet për këtë artikull? Ai nuk ka asnjë vërtetësi, vetëm senzacionalizëm.

ЕКСКЛУЗИВНО ГРУЕВСКИ И ЧАВКОВ ПОДГОТВУВААТ АПСЕЊЕ НА ЗАЕВ И ДРУГИ ЛИЦА ОД ОПОЗИЦИЈАТАLinku deri te artikulli origjinal: Еkskluzive: Gruevski dhe Çavkovi përgatisin arrestim të Zaevit dhe të njerëzve të tjerë nga opozita

Data dhe koha e publikimit: 08.04.2016

Data e recensionit: 13.04.2016

Recensues: Аna Anastasovska

LAMI “EKSKLUZIV” ËSHTË HEUQR NGA UEB-FAQJA

Titulli i tekstit është me të vërtetë senzacional dhe ju çon ta klikoni menjëherë dhe të lexoni se për çka bëhet fjalë. Mirëpo, kur do ta hapni tekstin, në fakt shihni se bëhet fjalë për muhabet çarshie, i mbështetur me formulimin “kupton redaksia jonë”. Domethënë, referohu burimeve anonime dhe ke tekst. Mirëpo, nuk është ashtu.

Lajmi, sipas standardeve profesionale gazetareske, duhet të konfirmohet nga së paku dy burime dhe gjithsesi të përmbajë deklarata me të cilat do të verifikohen informatat.

VMRO-DPMNE, gjegjësisht, Nikolla Gruevski dhe Mitko Çavkov në këtë moment përgatisin skenar për arrestimi e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe personave të tjerë nga opozita, kupton redaksia jonë. 

Në tekst përmenden persona të caktuar dhe bëhet emërtimi i tyre me emër dhe mbiemër. Ajo që mungon, janë deklaratat nga të përmendurit, të cilët akuzohen se do ta arrestojnë Zoran Zaevin.

Siç thon burimet tona aksioni tashmë ka filluar, Çavkovi dhe Gligorovi nga departamenti për krim të organizuar janë nisur drejt stacioneve policore dhe me presione përpiqen t’i largojnë kryeshefat e MPB-së të vendosur nga ministri Spasovski. 

Kjo, poashtu, ka mundur të verifikohet në MPB. Sigurisht atje do ta dinin nëse Çavkovi dhe Gligorovi janë nisur drejt stacioneve policore dhe i kanë maltretuar kryeshefat.

A i jep fund Marrëveshjes së Përzhinës Nikolla Gruevski me aksionin e sotëm mbetet të shohim brenda disa orëve të ardhshme?!

Në fund, si shllagu në torte, lihet lexuesi në paqartësi, të shohim se çka do të ndodhë në disa orët e ardhshme. Dhe e pamë. Теksti u hoq nga ueb-faqja, me çka gjithçka që ishte shkruar ra në ujë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.