verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Enrike puth, mirëpo jo në Shkup

on 4 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

think-511x380

[Recension: KUSH ËSHTË VAJZA TË CILËN E PUTHI ENRIKE IGLESIAS NË KONCERTIN NË SHKUP!]

Kush është vajza të cilën e puthi Enrike Iglesias në koncertin në Shkup? Përgjigja është asnjëra!
Теksti që i nënshtrohet kësaj analize nuk është asgjë tjetër vetëm se spekulim i pastër, që është ndërtuar mbi një deklaratë të vjetër të këngëtarit të popullarizuar dhe një fotografi edhe më të vjetër.

Која е девојката која ја бакна Енрике Иглесиас на концертот во СкопјеLinku deri te artikulli origjinal: KUSH ËSHTË VAJZA TË CILËN E PUTHI ENRIKE IGLESIAS NË KONCERTIN NË SHKUP!

Data dhe koha e publikimit: 21.06.2016, 09:52

Data e recensionit: 03.07.2016

Recensues: Simona Atanasova

FOTOGRAFI E VJETËR NGA MEKSIKO SITI

Gruari latin Enrike Iglesias ithtereve të tij tij u tregon kur është në disponim të mirë. Disa prej tyre i nxjerr në skenë dhe i puth në gojë, që i bën ato të ndjehen të shokuara dhe të lumtura.
Eksitohem kur jam në skenë. Nuk e bëj këtë shumë shpesh, vetëm atëherë kur jam me të vërtetë shumë i disponuar, deklaroi Iglesias, duke theksuar se gjatë puthjes asnjëherë nuk “e fut gjuhën”.

Përveç titullit senzacionalist, në tekst nuk ka asnjë fjalë të vetme për puthjen e Enrikes, e cila, gjoja, paska ndodhur në koncertin në Shkup.

Puthja me një adhuruese, në fakt, nuk ka ndodhur në koncertin në Shkup.

Titulli do të fitonte domethënie krejtësisht tjetër sikur në fund të kishte pikëpyetje në vend të pikëçuditëses. I formuluar në këtë mënyrë, titulli pohon se ka pasur puthje, edhe pse kjo nuk është e vërtetë.

Fotografia që është vënë si ilustrim për tekstin, në fakt është bërë para 8 vitesh! Enrike e ka puthur adhuruesen e tij më 6 nëntor të vitit 2008, në koncertin e tij në Meksiko Siti.

Përveç fotografisë, e vjetër është edhe deklarata e cituar e Enrikes në tekst në lidhje me puthjet e tij në koncerte.

Këtë deklaratë Еnrike e ka dhënë për radion “Kiss 108”, pasi ka puthur një adhuruese dy herë në koncert. Mirëpo, deklarata e Enrikes në tekstin që e recensojmë, nuk është cituar siç duhet, as që shkruan se për cilën medie e ka dhënë atë, e aq më pak kur.

I gjithë konstruksioni i këtij publikimi, duke filluar nga titulli dhe fotograifa, është një karrem i hedhur për t’i mashtruar lexuesit që ta klikojnë tekstin. Artikulli fare nuk kujdeset për atë se do ta dëshpërojë publikun kur do ta shohë se nuk e ka fituar informatën e premtuar.

Теksti është manipulim dhe as për së afërmi nuk i respekton rregullat dhe parimet e gazetarisë, por me senzacionalizëm të sforcuar e shtrembëron realitetin që të fitojë sa më shumë klikime.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

paraqet të pavërtetë

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja