verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Epidemi e divorcit – me publikun

on 29 - 08 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Pollogun e kaplon “epidemia” e divorceve para martesës, dasmat po dështojnë si Marrëveshja e Ohrit]

“Koka e lajmit është gjysma e lajmit”, kështu do të thoshte një profesor, i cili ligjëron në njërin nga fakultetet e gazetarisë në vend. Kjo thënie ka rëndësinë e vet, gjithmonë duke marrë parasysh rrezikun prej keqkuptimeve që mund të lindin nga ajo. Shumë prej mediave online janë bërë eksperimentuesit më të mëdhenj me kokat e lajmeve. Titujt asnjëherë nuk kanë pësuar transformim më të madh se sa në epokën e mediave digjitale. Kanë arritur deri aty sa titulli të vendoset vetëm për hir të klikimit të atij linku që hap lajmin në një faqe të re. Në vend që titulli të ishte karremi për të kapur lexuesin, ai është shndërruar në një rrjet, në të cilin lexuesi ngatërrohet, e nuk informohet.

2Linku për te artikulli origjinal: Pollogun e kaplon “epidemia” e divorceve para martesës, dasmat po dështojnë si Marrëveshja e Ohrit

Data dhe koha e publikimit: 23.08.2016

Data e recensionit: 26.08.2016

Recensues: Agron Vrangalla

E megjithatë, gjithë ky nam titulli, nuk thotë asgjë për dështimin e Marrëveshjen e Ohrit, por flet shumë, mirëpo për divorcet e shumta dhe dështimin e dasmave. Divorce para-martesore,  apo jo, që të kuptohemi! Mirë shumë, se edhe ky është një “fenomen” që gazetaria nuk është se e ka lënë pa trajtuar. Janë fenomene që i interesojnë gazetarët e rubrikave sociale.

Dhe tamam sa ngatërrohesh në rrjetin e një titulli fenomenal dhe hyrjeje intriguese, të kap dëshpërimi. Në tekst, asgjë nga divorcet dhe dështimi i dasmave. Gjithçka fillon e përfundon me rrëfimin e një legjende urbane. Njësoj sikur të flitet për ndonjë hije që shfaqet në ndonjë vend të errët të qytetit dhe frikëson kalimtarët e rastit. Ose, si një tregim për një mace të zezë, e cila natën merr formën e një shtrige të bukur vetëm e vetëm për t’i joshur e pastaj për t’i gëlltitur djemtë e rinj, të cilët kanë mbetur vonë duke bërë qefe nëpër lokalet e natës. Më duket se filluan të ju shqetësojnë këto rreshta, thellë-thellë në vete ndoshta filluat të ndjeni pak frikë. Mos kini merak, legjenda janë. Pastaj, nuk është se jemi të virgjër për sa i përket leximit të teksteve horror. Ore, se na ngeli merak, kush i shpiku këto legjendat me shtriga e kësi gjërash, se mos ka parë diçka të vërtetë ai që i shpiku?! Kushedi…

Për t’iu rikthyer analizës më serioze, aq sa mund të jetë serioz njeriu në shtjellimin e teksteve të tilla, aty flitet për disa raste të divorceve para-martesore, anulim të dasmave të rezervuara më herët, si dhe zhdukjen e nuseve në natën e parë, ose edhe më herët. Me pak fjalë, teksti që e quajmë lajm tani për tani, dëshiron të evidentojë imazhin e përgjithshëm të një krize identitare, që mund të ketë rinia jonë në këtë kohë. Apo, edhe një lloj i kompleksit të inferioriteti ndaj tjetrit, qoftë ky një raport burrë-grua, prind-fëmijë, shef-punëtor, politikan-qytetar apo ndonjë komparacion tjetër i mundshëm, i cili ka kohë që nuk funksionon siç duhet.

Dakord, të themi se është ashtu. Por, ku janë burimet, ku janë protagonistët, ku janë statistikat, ku janë viktimat që flasin nga këto pësime, ku janë autorët e këtyre skandaleve, ku janë arbitrat apo ekspertët (sociologët, komunikologët, politikologët, psikologët) që do të ndanin eksperiencat e tyre profesionale me lexuesin? Ku janë? Nuk janë në tekst, pra. Ndërsa, në mungësë të kësaj, në tekst mund të lexoni edhe për rastin e fundit me atë nusen që ka ikur për dajën e dhëndrit, që është perla vetë. Dhe shiko familjarët e dhëndrit të shkretë, në vend që të dëshpërohen për rastin që u ka ndodhur, ia kanë futur këngës, sepse fundja, siç thuhet në përmbajtje, ajo nuse ishte një “bushtër e cila do të shndërrohej në kancer për atë familje”, e kuptoni?

Këtij teksti kaq dëfryes nuk mund t’i mohohet ambicia që ka për të shpërfaqur dukuri negative dhe për të bërë denoncimin e të njëjtave. Vetëm se, mbase është e nevojshme ndonjë orë konsultash me persona të rritur që dinë së paku dy gjëra themelore për profesionin e gazetarisë. Fenomeni është shumë i veçantë, madje redaksia meriton përgëzime për përzgjedhjen e temës. Mirëpo, duhet të punohet më tepër për mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla, dhe respektimin e normave profesionale të shkrimit të teksteve, të cilat njohësit e kësaj fushe do t’i kategorizonin në zhanrin kompleks të lajmeve, për dallim të këtij teksti, i cili në mungesë të burimeve dhe fakteve të vërtetuara dhe të atribuuara, ka dalë joserioz dhe më tepër adekuat për rubrikat dhe mediat rozë.

 

 

 

 

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim gjinor,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja