verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Еrdogani e ndaloi Twitter-in, por në Turqi, megjithatë, tweet-ojnë #TwitterIsBlockedInTurkey

on 24 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

BjOD7hOIEAA--m9

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, e ndaloi Twitter-in në vend, pasi i publikuan linke me inçizime të bisedave që e konfirmojnë korrupsionin gjatë zgjedhjeve.

 

  • Përkraheni protestën kundër ndalesës së Twitter-it në Turqi dhe ndihmoni që të hiqet bllokada duke e shfrytëzuar hashtag-un #TwitterIsBlockedInTurkey.

 

Bashkimi Evropian e dënoi bllokimin e platformës ndërkombëtare për mikroblogim, e cila ka rreth 650 milionë shfrytëzues anembanë botës, duke e quajtur atë si “të pabazë dhe qyqare“.

Mirëpo, autoritetet turke thonë se ndalesa është bërë në mënyrë ligjore, me ndihmën e gjykatës e cila ka vendosur se rrjeti duhet të bllokohet si “masë sigurie”.

Nëpër mediat botërore rrotullohet deklarata e njohur e Erdoganit, i cili thotë:

“Nuk më intereson se çka do të thotë bashkësia ndërkombëtare për këtë. Çdokush do ta shohë fuqinë e Republikës së Turqisë”.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për internetin, ndalesat nuk kalojnë aq lehtë. Edhe atë veçanërisht kur dihet se në Turqinë e madhe, në Twitter ka madhe 10 milionë njerëz. Nga ky vend në Twitter edhe më tutje dërgohen tweet-e nëpërmjet proxy-serverëve dhe ndryshimit të adresave DNS.

E përveç kësaj, edhe vetë kompania Twitter publikoi një njoftim ku u sqaron shfrytëzuesve të saj në Turqi se si mund të tweet-ojnë nëpërmjet porosive SMS duke futur fjalën START në 2444 për kompanitë celulare turke Avea dhe Vodafone dhe STАRT në 2555 për kompaninë Turkcell.

Nga ana tjetër, hashtag-u #TwitterisblockedinTurkey, është duke përjetuar një bum të madh të popullaritetit dhe e gjithë bota sheh se çka është duke ndodhur, siç mund të shihet edhe në ilustrimin e publikuar nga ana e Washington Post-it dhe kjo ndalesë mund t’i kthehet si bumerang Erdoganit.

 

Abonohuni për lajmet më të reja