Është jo etike të keqinterpretosh deklaratën e burimit
Published in Recensione
on 31 - 12 - 2015 Author: Fatlume DervishiRecension: “Adnan Jashari fton shqiptarët të votojnë kundër BDI-së?”
“Krimi” më i rëndë që mund të ushtrojë një gazetarë mbi tekstin e tij është keqinterpretimi ose ndryshimi me qëllim i kuptimit të deklaratave të burimit të tij. Kjo do të thotë se pavarësisht se ai ka konsultuar burime për produktin gazetaresk, përsëri në fund tenton me çdo kusht të nxjerrë prej tij kuptimin subjektiv që ai ka paraparë për ngjarjen.
Linku deri te artikulli origjinal: “Adnan Jashari fton shqiptarët të votojnë kundër BDI-së?”
Data dhe koha e publikimit: 21.12.2015, 07:05
Data e recensionit: 27.12.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Nga një prononcim i Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari që në realitet është një deklaratë shumë protokolare dhe e zakonshme, pa pasur asgjë të veçantë në të, autori ka nxjerrë një përfundim bombastik dhe më e rëndësishmja, që s’ka asgjë të përbashkët më atë që ai realisht ka thënë.
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka thënë se do të angazhohet deri në fund që rasti “Monstra” ti kaloj Prokurorisë Speciale. Duke foluar në emër të BDI-së, ai madje tha se po bëhen përpjekje maksimale që në këtë rast të përfshihet edhe faktori ndërkombëtar.
Duke pasur parasysh se këto përpjekje maksimale të BDI-së nuk po japin rezultate, mund të konstatohet se kjo parti vetëm figuron në qeveri, por nuk ka kurrfarë potenciali për të vendosur.
Gazetari mund të bëjë analiza nëse partitë kanë realizuar ose jo premtimet, por nuk lejohet të arrijë në përfundime vetë dhe nga dklarata krejt të një kontekti tjetër. Gazetari do të duhej të përcjellë vlerësimet e të tjerëve, në këtë rast mund të ishin vlerësimet e ekspertëve, anketat, ose pasqyra e projekteve të realizuara dhe të parealizuara. Sigurisht duke pyetur për këtë edhe vetë partinë.
Prandaj parashtrohet dilema mos ndoshta bëhet fjalë për deklaratë joserioze të Jasharit, apo për apel indirekt nga ana e tij që të ju tregojë votuesve shqiptarëve se partia e tij nuk vlen as për pesë pare në pushtet, prandaj të mos e votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Publiku dallon shumë mirë atë që është thënë, nga ajo që tentohet të përcillet me forma jo joetike manipulimi. Autori përpiqet të dirigjojë logjikën e lexuesve duke ju thënë: këtë ka thënë ministri, por, kështu duhet ta kuptoni ju. Kur ai vlerëson se “partia e tij nuk vlen as për pesë pare në pushtet” tregon dëshirën e tij se si publiku të kuptojë lajmin që është jo profesionale dhe për publikun nuk ka dyshime se diçka fshihet në këtë tentativë të autorit.
Keqpërdorimi i deklaratës ka qenë mënyra e vetme që autori ka shfrytëzuar për të apeluar në mënyrë indirekte (ose mund të thuhet edhe direkte) që këtë subjekt “të mos e votojnë në zgjedhjet e ardhshme”
Locimi i gabuar i burimeve ose shpikja e burimeve për të prezantuar informacione të pasakta, të gjymta dhe jo sa duhet të provuara, trajtohet si shkelje e rëndë e standardeve profesionale. – Shkruan në Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
aspak
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike,
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e