verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Etika duhet të jetë mbi sensacionin

on 29 - 07 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Sipas kodit etik gazetaresk, produktet mediatike që mund të lëndojnë ndjenjat e publikut duhet publikuar me kujdes. Në rast publikimi duhet të evitohen pamjet që mund të shkaktojnë reagime dhe mbi të gjitha verifikimi duhet të jetë tejet i saktë i identitetit të njerëzve.

 

11801979_10206099208411469_351772846_nLinku deri te artikulli origjinal: “Publikohet foto e një pjesëtari të vrarë të grupit të Kumanovës  (FOTO +18)

Data dhe koha e publikimit: 25.07.2015

Data e recensionit: 26. 07. 2015

Recensent: Xhenis Sulimani

 

Fotografitë në gazetari gjithashtu konsiderohen si mjet informimi, dhe si rrjedhojë vlejnë të gjitha normat etike dhe profesionale. Publikimi që po recensojmë përmban foto që potencialisht krijon reagime negative aq më tepër që identiteti i viktimës ngatërrohet.
Në foto thuhet se është njëri nga të vrarët e grupit të armatosur nga Kosovë që kishte humbur jetën pas përleshjes së armatosur me njësitet speciale të Republikës së Maqedonisë  në ngjarjet e Kumanovës.

Fotot janë publikuar së pari në portalin burevesnik.org të gazetarit Zoran Bozhinovski, dhe më pas janë publikuar pothuajse në të gjitha portalet në gjuhën shqipe. Fotot me element senacioni në forma të ndryshme janë botuar nga shumë medie pa marrë parasysh normat etike.

Mediet në raste të tilla duhet të tregojnë kujdes. Për shkak të interesit publik ato mund të botohen por ka alternativa të ndryshme se si mund të paraqiten fotot e këtij lloji. Njëra ndër to është që pjesa e fytyrës të mbulohet apo të hijezohet.

Aq më shumë kjo merr rëndësi sepse për të njëjtën fotografi u shfaqën dilema etike sepse kishte paqartësi mbi identitetin e viktimës. Në versionin e parë të portalit burevesnik.org thuhet se është Mirsad Ndrecaj-Nato, ndërkaq në mediet shqipe shkruhej se mund të jetë edhe Xhafer Zymberi. Që të dy këta janë në listën zyrtare të vrarëve në rastin  e Kumanovës. Ky fakt duhet të shërbejë si shembull, sepse është e një rëndësia të madhe profesionale që kur bëhet fjalë për botimet të tilla, ato nuk duhet të publikohen pa verifikim të qartë. Veç shkelje të etikës është edhe mungesë ndjeshmërie ndaj familjarëve dhe publikut.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja