verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Etiketim dhe spinim për damkosje

on 15 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Telegraf za donaciite

[Recension: ЕDHE KAPARDISET, EDHE KOPRRAC: Zaevi për “laramanët” dhuroi vetëm 3.000 denarë (VIDEO)]

Teksti është i njëanshëm, kurse në mesin e informatave janë futur edhe komente që kanë për qëllim t’i damkosin personat për të cilët flet artikulli. Ngjyrimi politik i artikullit mund të vërehet që në titull, i cili është i njëanshëm, tallës dhe diskreditues.

ЕМ ЧАЛАМЏИЈА ЕМ КАСКАТИЈА Заев за „шарените“ донираше само 3.000 денари ВИДЕОLinku deri te artikulli origjinal: ЕDHE KAPARDISET, EDHE KOPRRAC: Zaevi për “laramanët” dhuroi vetëm 3.000 denarë (VIDEO) 

Data dhe koha e publikimit: 7.06. 2016, 21:11

Data e recensionit: 14.06.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

“Në aksionin e sotëm ku u mblodhën para për demonstrantët që i shkatërruan përmendoret në Shkup, u parqit edhe udhëheqësia e LSDM-së. Në kutitë e vendosura donacione lanë lideri Zoran Zaev, zëvendësja e tij Radmilla Shekerinska, Damjan Mançevski”.

Në hyrje të tekstit prezantohen informata për ngjarjen, mirëpo në të njëjtën kohë edhe komentohet, që është në kundërshtim me standardet gazetareske që parashohin informim objektiv dhe të paanshëm.

Në artikull, demonstrantët etiketohen si huliganë, e njëkohësisht duke theksuar se lideri i opozitës u bashkohet protestave, edhe atë e bëjnë huligan. Duke shkruar për donacionet që i ka lënë udhëheqësia e LSDM-së, komentohet se ato kanë qenë qesharake dhe se të pranishmit kanë mbetur të çuditur nga shumat e dhuruara. Pohimi i këtillë nuk është i mbështetur me asnjë deklaratë, por komenti fshehet pas të “pranishmëve”.

SHIKIMI VJEDHURAZI NË KULETË

Poashtu komentohet se shuma është shumë e vogël nëse merret parasysh pasuria e kreut të partisë opozitare. Megjithatë, është e pahijshme dhe joprofesionale të komentohet se kush sa “peshon” financiarisht dhe sa mjete dhuron për shoqatat qytetare. Gjasat janë shumë të mëdha që sikur donacionet të ishin më të mëdha, menjëherë do të paraqiteshin artikuj ose komente për atë se kush i financon shoqatat qytetare.

Теksti që shërben për diskreditimin e përfaqësuesve të opozitës, është në kundërshtim me disa nene të Kodit të gazetarëve, i cili parasheh respektim të vlerave etike dhe të standardeve profesionale gjatë transmetimit të informatave.

Neni 4

Gazetari do ta cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

Neni 13

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve.

Neni 14

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja